• Kontakt
Thursday, November 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Paç fatin e Xhaçkës

22:15 : 19/10/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Ndonjëherë ia lejon vetes të quhet kryediplomatja e Shqipërisë, sigurisht nëse Rama nuk ndodhet pranë saj në takimet jashtë vendit, megjithatë Olta Xhaçka është me fat, me shumë fat. Bashkëshorti u konsiderua “biznesmen strategjik” nga qeveria ku vetë Xhaçka është anëtare kabineti, duke i dhënë hapësirë publike për të ndërtuar rezort turistik. Opozita e kundërshtoi dhe bëri kërkesë për ngritjen e një komisioni hetimor i cili u mbyll dje, sigurisht në favor të Xhaçkës, kryediplomates së vendit që kryeministri e shpalli edhe “stragjike në investime”.

Kërkesa ishte për heqjen e mandatit të deputetes nën akuzën e konfliktit të interesit, pasi bashkëshorti i saj përfitoi nga qeveria truall publik dhe shfrytëzim plazhi për 30 vjet për interesa ekonomike. Mbi këtë kauz u mbajt opozita, por kartonët e “kamikazllëkut politik” vendosën të kundërtën.

“Nuk janë kushtet për vënien në lëvizje të Kushtetueses. Ne arrijmë në konkluzionin që nuk ka çështje që Kuvendi duhet tia dërgojë për shqyrtim Kushtetueses. Kërkesat e paraqitura nuk plotësojnë kriteret e Kushtetutës. Kuvendi në seancë nuk i diskuton raportet, e thotë kushtetuta dhe rregullorja”-thanë përfaqësuesit e Partisë Socialiste të cilët rrëzuan çdo pretendim të opozitës. Madje, i prerë edhe të drejtën që çështjen ta dërgojë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese, që ka emërtimin si drejtësi e re, por prej muajsh që nga krijimi i saj çelësat e “institucionit të pavarur” i ka lënë në sportelin e “oficerit të rojes” së kryeministrisë.

Edhe nëse përfundon në Kushtetuese, ustallarët e rinj të drejtësisë që rezultoi edhe më e vjetër se e vjetra, ministren pa u lagur do e nxirrnin. Xhaçka është me fat. Fati i bardhë i madh është se kryeministri Edi Rama e ka kanakaren e tij, duke i dhënë poste të rëndësishme si ministre Mbrojtje dhe më pas ministre të Jashme. Po ashtu është me fat sepse e gjeti vetë fatin e saj në Parlament kur u martua me ish-deputetin socialist Artan Gaçi. Ky i fundit është dyfish me fat që ka një bashkëshorte ministre dhe një idhull si Rama që e mbështet në çdo nismë në zhbirilimin e “strategjisë zhvilluese”.

Lexo edhe:

Efekti ‘Zegjine’ edhe në Komisione, gafa e Olta Xhaçkës! Ish-ministrja bëhet “lëmsh” me shifrat për buxhetin

PS kërkon pezullimin e Berishës, PD të Ballës, mblidhet sot komisioni i Etikës

Biznesi i tij do ecë, karriera e bashkëshortes po shkon lart e më lart, ndaj fati paska vetëm një udhë të shkurtër, duke ndalur për të mos ikur më pikërisht në oborrin e Rilindjes. Vetë Xhaçka ia ka shpërblyer Ramës, me punë, me shumë punë. Kujtohet koha kur kritikoi fort ashpër me një verb të zgjedhur dhe ton kumbues homologët perëndimorë se nuk po bënin aq sa duhet për të pritur emigrantët nga Afganistani. I bëri “fërtele” duke u treguar se Shqipëria si vend i vogël kishte një zemër të madhe. Këto Kritika ja bëri homologut gjerman, aglez apo francez, duke harruar se të trija shtetet që u ngriti gishtin qortues janë mbutur nga amigrantët fatkeqë shqiptarë që po rrezikojnë jetën mbi gomone në rrugën e rrezikut detar.

Padyshim që “nderi” me nder lahet, për tu gatuar një pandershmëri e madhe ku bashkëshorti i ministres shpallet invetitor strategjik nga qeveria. Rasti mund të jetë unikal në botë, por edhe mbrojtja po aq do jetë. Sa me fat Xhaçka. Një pengesë e kapërceu fort lehtësisht.

Etiketa: investim strategjikkomision hetimorkushtetutaolta xhackaps

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Efekti ‘Zegjine’ edhe në Komisione, gafa e Olta Xhaçkës! Ish-ministrja bëhet “lëmsh” me shifrat për buxhetin

12:41 : 12/11/2025
AKTUALITET

PS kërkon pezullimin e Berishës, PD të Ballës, mblidhet sot komisioni i Etikës

09:17 : 10/11/2025
AKTUALITET

Miratimi i ligjit për barazinë gjinore, Berisha: PS i vuri kazmën familjes shqiptare

15:58 : 09/11/2025
AKTUALITET

Maliqi: Lufta brenda PS është bërrë e rrezikshme! Balluku i bën presion Ramës

12:32 : 09/11/2025
AKTUALITET

Show vazhdon! Rama shpërndan pamjet e shembjes së vilave të ish-deputetit socialist në Farkë

18:13 : 07/11/2025
AKTUALITET

Përplasja PS–PD kalon te Etika! Socialistët kërkojnë ndëshkim për Berishën, demokratët për Ballën

17:40 : 07/11/2025
Para

Klosi: E vërteta e akuzave se Dritan Leli po punon kundër PS në Vlorë

TË GJITHA

Horoskopi për ditën e enjte, 13 nëntor 2025

23:10 : 12/11/2025

Gonzato pas deklaratës së Berishës: Ishte e papërshtatshme, më shqetësoi

23:05 : 12/11/2025

Si i shikoni hetimet e SPAK ndaj Belinda Ballukut? Ja si përgjigjet Gonzato

22:55 : 12/11/2025

Çfarë po ndodh me fondet IPARD?/ Gonzato: Pagesat janë pezulluar, procesi kërkon kohë

22:47 : 12/11/2025

Gonzato: Ndikimi në sistemin e drejtësisë, kompromenton shanset për në BE

22:43 : 12/11/2025

A është SPAK i ndikuar nga politika? Ja çfarë thotë ambasadori i BE-së

22:34 : 12/11/2025

Opozita të hënën në protestë, deputeti i PD tregon detajet

22:27 : 12/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com