• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Nuk i rrisim më pagat”/Rama-pedagogëve: Deklaroni rroga “fasoni’, do kontrolloheni!

10:42 : 18/10/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Pedagogët kanë hyrë në ditën e dytë të bojkotit të auditorëve, si formë proteste që ata kanë zgjedhur për të kërkuar nga qeveria rritjen e pagave dhe financimeve për kërkimet shkencore.

Pavarësisht se Sindikata e Pedagogëve paralajmëron intensifikim të protestës, madje duke u zhvendosur edhe para Kryeministrisë, kreu i qeverisë Edi Rama duket se nuk ka ndërmend të dëgjojë kërkesat e tyre dhe as të negociojë një marrëveshje.

Nga një takim me rektorët e Universiteteve Publike dhe Jopublike, Rama i mbylli përfundimisht derën rritjes së pagës për pedagogët, duke thënë se ndryshimi me plus 15% që u bë një javë më parë është i fundit në historinë e Shqipërisë.

“Koha kur qeveria rrit pagat në mënyrë uniforme sepse kërkojnë sindikatat ka mbaruar bashkë me reformën e Arsimit të Lartë. Autonomia është liri dhe përgjegjësi. Kjo është hera e fundit që ne bëjmë rritje page uniforme. Do të mbështesim më shumë ata që ndihmojnë më shumë shoqërinë dhe iu shërbejnë më shumë studentëve. Dhe do të jetë rritje page e kombinuar midis mbështetjes nga shteti dhe të ardhurave që universiteti siguron jo nga tarifa e studentëve por nga futja si aktor në treg”, tha kryeministri.

Kjo sipas Ramës është edhe esenca e  Reformës në Arsim, e cila i jep autonomi universitetit dhe e bën të pavarur nga fondet e shtetit, duke e nxjerrë në treg të lirë sipas rregullit kërkesë-ofertë.

Lexo edhe:

Dekretimi i ministrave, shkelje kushtetuese/ Këlliçi: Rama u tall me qytetarët dhe deputetët

“I lidhur me krimin”/ Çollaku: SHBA ka gjithë magazinën e Sky dhe Encro, e dinë me kë flet Rama

Për pedagogët që sot ndodhen në sheshe duke i qëndruar stoik kërkesave të tyre, Rama i kërkoi të kuptojnë se universitetet nuk janë as gjimnaze e as shkolla 9-vjeçare. Sipas shefit të qeverisë ato nuk mund të kërkojnë rritje page as si mjekët dhe policët.

“Patëm një diskutim me rektorët për çështjen e pagave. Duhet të jetë shumë e qartë se bota akademike, universitare është diçka ndryshe nga e gjithë pjesa tjetër. Universitet nuk janë gjimnaze, shkolla 9 vjeçare, trupa pedagogjike nuk janë trupa të mjekëve, infermierëve apo policisë. Që janë trupa që mbahen vetëm me pagën e shtetit dhe që përgjithësisht se tani me reformën e autonomisë spitalore do diferencohen edhe pagat e mjekëve sipas performancës por përgjithësisht janë uniforme. Universiteti është midis shtetit dhe tregut. Duhet ta ketë pjesë të ADN-së së vetë thithjen e të ardhurave nga tregu. Të jetë një aktor në treg dhe magnet për të thithur fonde nga të katër anët për kërkimin shkencor e të tjera”, deklaroi Rama.

Ndër të tjera, Rama paralajmëroi nisjen e një rivlerësimi të thellë ligjor për të gjitha universitetet e vendit, për të parë nëse deklarimi i pagave të pedagogëve realizohet komfort ligjit në fuqi.

“Për pagat është bërë një vlerësim i parë vite më parë, por nuk është e thënë që dikush që i ka plotësuar të gjitha 7 vite më parë i këtë prapë të gjitha të plotësuara.Është bërë disa vite më parë, publike dhe private me procesin e rankimit për të parë deri në fund konformitetin me ligjin, jo si një gjë teknike por si esencë në funksion të performancës, sa kemi pedagogë që për shkak të një page jo plotësisht të kënaqshme shkon në universitet privat, aty tjetër deklarojnë, tjetër marrin. S’mund ta pranojmë të kemi pedagogë të regjistruar në librin e pagave sikur punojnë në fason, duhet t’i bëjmë një thirrje universiteteve private dhe pedagogëve që nëse ka mospërputhje duhet ta deklarojnë se procesi do të shkojë në kontrollin e pasurisë siç e bën gjithë bota. Më tregon qe ke kaq e aq dhe ke dy vetura, më fal por ku i gjen këto? Nuk i gjen nga aktiviteti kriminal, por nga fshehja e të ardhurave”, tha Rama.

Etiketa: Edi Ramaprotesta e pedagogeverritja e pagavesindikata e pedagogeve

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dekretimi i ministrave, shkelje kushtetuese/ Këlliçi: Rama u tall me qytetarët dhe deputetët

22:10 : 18/09/2025
AKTUALITET

“I lidhur me krimin”/ Çollaku: SHBA ka gjithë magazinën e Sky dhe Encro, e dinë me kë flet Rama

21:34 : 18/09/2025
AKTUALITET

Abilekaj: Edi Rama nuk do opozitë, do ministra kokëbosh dhe robota

21:25 : 18/09/2025
AKTUALITET

“Rama nis mandatin e katërt”/ Reuters: Imazhi i Shqipërisë i dëmtuar nga skandalet e korrupsionit

20:02 : 18/09/2025
AKTUALITET

Tomorri: Regjimet prodhojnë cirk, në Parlament Rama do kalojë çfarë t’i dojë qejfi

19:18 : 18/09/2025
AKTUALITET

Në parlament ndodhi fiks ajo që duhej të ndodhte

16:43 : 18/09/2025
Para

Protesta/ Pedagogu: Ja 2 arsyet përse ne nuk e pranojmë propozimin e Ramës për pagat

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 19 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/09/2025

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com