• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

5 mln € e Murataj dhe vrasësi i Gjonajt, bilanci javor i policisë: 168 të arrestuar

09:37 : 16/10/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Policia e Shtetit ka publikuar bilancin e javës që po lëmë pas, duke bërë me dije se janë realizuar 168 arrestime për ngjarje dhe vepra të ndryshme kriminale.

Blutë rendisin zbulimin e vrasësit të 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj në vitin 2015 dhe operacionin për goditjen e “shtëpisë së barit” në Shkodër me 26 të arrestuar si dy nga operacionet më të rëndësishme të javës.

Gjithashtu theksohet edhe arrestimi I Fatmir Murataj dhe sekuestrimi i pasurive të tij që kapin vlerën e 5 milionë eurove.

Policia e Shtetit, në një javë:

Të gjitha strukturat në terren, të angazhuara 24/7, me mjete të logjistikës bashkëkohore, për të parandaluar e goditur krimin dhe paligjshmëritë, si dhe për të zbardhur ngjarjet kriminale të ndodhura më parë.

Lexo edhe:

PD denoncon arrestimet në Pogradec: Policia po vepron në mënyrë të njëanshme

Tenderi i Policisë për 60 mjete/ 38 mijë euro për një makina me qira! Më lirë t’i blesh

4 megaoperacione policore të finalizuara gjatë kësaj jave nga DVP-të Lezhë, Shkodër, Elbasan dhe Vlorë.

-Finalizimi i megaoperacionit “Pritja”, pas një periudhe intensive hetimore, zbardh vrasjen e një 16-vjeçari, të ndodhur në Kurbin, në vitin 2015.

-192.5 kg kanabis, 456 bimë kanabisi të sekuestruara, si dhe 26 shtetas të vënë në pranga, në kuadër të megaoperacionit “Qarku”, të zhvilluar në 5 faza.

-Arsenal armësh, shuma të mëdha parash, 3.6 kg kanabis dhe bimë opiumi, të sekuestruara 2 shtetasve të arrestuar si rezultat i megaoperacionit “Dëshiran”.

-1287 lloje të ndryshme medikamentesh të kontrabanduara, të gjetura në farmacinë dhe në banesën e 2 bashkëshortëve të arrestuar dhe të të sekuestruara në kuadër të megaoperacionit “Storage”.

Bashkëpunim intensiv me partnerët, për goditjen e krimeve ndërkombëtare, si dhe për kapjen e të kërkuarve ndërkombëtarisht.

-Operacioni ndërkombëtar i përbashkët me policinë turke “Përtej kufijve”, finalizohet me sekuestrimin e armëve të zjarrit, sasive të drogave të ndryshme dhe bimëve narkotike.

-Koordinimi i Policisë së Shtetit me agjencitë ligjzbatuese amerikane vë në pranga një shtetas indian, të shumëkërkuar nga SHBA-ja, për trafik narkotikësh.

-Sekuestrohen në Tiranë, pasuri me vlerë 5 milionë euro, të dyshuara të përfituara nga veprimtari kriminale, si dhe sekuestrohen në Fier, 18 380 euro, të dyshuara të përfituara nga shitja e narkotikëve.

Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar 471 shtetas, nga këta: 168 janë arrestuar, 274 janë proceduar penalisht dhe 29 janë shpallur në kërkim.

Janë lokalizuar dhe kapur 33 shtetas në kërkim, nga të cilët 32 në kërkim kombëtar dhe 1 në kërkim ndërkombëtar.

Janë finalizuar në total 33 operacione dhe megaoperacione policore, për goditjen e paligjshmërive në fusha të ndryshme.

Në fushën e narkotikëve janë realizuar një sërë goditjesh, operacionesh dhe megaoperacionesh policore në të gjithë vendin. Si rezultat i tyre janë sekuestruar rreth 206 kg kanabis, 456 bimë kanabisi, 75 bimë opiumi, doza kokaine/heroine dhe janë vënë në pranga 43 shtetas.

Edhe në fushën e armëmbajtjes pa leje janë finalizuar operacione dhe megaoperacione policore. Janë sekuestruar 12 armë zjarri, 1 silenciator, krehra armësh, municion luftarak, 7 granata, 6 armë gjahu, 1 armë sportive e 3 thika, si dhe janë vënë në pranga 13 shtetas, si posedues të tyre.

Gjithashtu, megaoperacione dhe operacione policore janë zhvilluar për goditjen e kontrabandës, në Tiranë dhe në Vlorë. 6 shtetas në pranga, 1287 lloje të ndryshme medikamentesh të kontrabanduara dhe 86 celularë të kontrabanduar, të sekuestruara në total.

Dhjetëra raste të vënies përmes celularëve të basteve sportive, të goditura në çdo qark të vendit. 23 shtetas të vënë në pranga për këtë veprimtari të kundërligjshme.

Janë goditur dhe zbardhur nga DVP-të Tiranë, Durrës, Gjirokastër dhe Elbasan, një sërë vjedhjesh, autorët e dyshuar të tyre të nxjerrë përpara përgjegjësisë ligjore, si dhe 18 videoprojektorë e sende të tjera të vjedhura, janë gjetur dhe janë sekuestruar.

U vu në pranga, në kuadër të “Road Guard 44”, 30-vjeçari që transportonte kundrejt fitimit, 4 emigrantë nga vendet MENA, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Janë evidentuar dhe goditur gjithashtu, 26 raste të krimeve mjedisore dhe 6 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Policia Rrugore/Monitorim i pandërprerë i qarkullimit rrugor në të gjitha akset e vendit, nëpërmjet mjeteve inteligjente, për parandalimin e aksidenteve dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

  • Si rezultat i monitorimeve, janë pezulluar në total 743 leje drejtimi, nga të cilat: 614 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 98 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 31 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
  • Përmes përdorimit të alkool-testuesve dhe si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje, janë arrestuar 103 drejtues mjetesh, nga këta: 51 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 52 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
  • Janë goditur nga Policia Rrugore e Tiranës, 5 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore dhe 4 raste të drejtimit të automjeteve, nën efektin e lëndëve narkotike.

Policia Kufitare/Kontrolle intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Të angazhuar për t’iu ofruar qytetarëve në hyrje/dalje, në pikat e kalimit kufitar, shërbim sa më cilësor.

  • Në bashkëpunim me DVP-të përkatëse, janë goditur 8 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
  • Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, 3 shtetas për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, 1 shtetas për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave në kufi”, 1 shtetas për “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe 1 shtetas tjetër për “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet në çdo qark të vendit, ndaj shtetasve dhe në ambiente të ndryshme, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, si dhe për goditjen e paligjshmërive në tërësi.

Bashkëpunim i përditshëm me oficerët e sigurisë, stafet pedagogjike dhe bordet e prindërve, për të parandaluar dhe trajtuar çdo problematikë që mund të shfaqet në shkolla dhe që lidhet me detyrat funksionale të Policisë së Shtetit.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të paligjshmërive, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

Etiketa: arrestimefatjon muratajFatjon MuratiMariglen Gjonajpolicia e shtetit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PD denoncon arrestimet në Pogradec: Policia po vepron në mënyrë të njëanshme

21:13 : 12/05/2025
AKTUALITET

Tenderi i Policisë për 60 mjete/ 38 mijë euro për një makina me qira! Më lirë t’i blesh

21:28 : 08/05/2025
AKTUALITET

Proda: Policia e angazhuar për të garantuar rendin dhe sigurinë publike përgjatë procesit zgjedhor

15:31 : 05/05/2025
AKTUALITET

Dhunuan bashkëshortet, dy të arrestuar në Durrës

11:36 : 05/05/2025
AKTUALITET

15 mijë euro ryshfet për banesat sociale në Durrës, zbardhet SKEMA

21:11 : 29/04/2025
BOTA

Arrestohen 525 trafikantë të drogës në Turqi

19:12 : 17/04/2025
Para

Vlerësimi i ekspertëve: Sistemi ETIAS mund ta shtyjë heqjen e vizave

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Farat e linit, efektet pozitive dhe negative nga konsumi i tyre

15:23 : 18/05/2025

Presidenti i Barcelonës, Laporta: Yamal do të rinovojë kontratën

15:16 : 18/05/2025

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, negociatorët kërkojnë armëpushim

15:03 : 18/05/2025

Lufta në Gaza/ Programi Botëror i Ushqimit: Gjysmë milioni njerëz po përballen me uri ekstreme!

15:00 : 18/05/2025

Meta refuzon të hyjë në Parlament përmes dorëheqjes së deputetëve të PL: Nuk pranoj asnjë marifet

14:49 : 18/05/2025

FOTO/ Vota e diasporës! Emigranti lë shënimin epik: Mungonte fleta e votimit

14:30 : 18/05/2025

Dhunë ndaj ish-partneres në Zvicër? Jozi: Shpifje ndaj meje, duhen prova

14:28 : 18/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com