• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sot protesta e pedagogëve/ Berisha e nis ditën me një thirrje: Pjesëmarrje masive!

08:45 : 14/10/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka nisur ditën duke i bërë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në shesh të përkrahin protestën e pedagogëve e studentëve përballë Universitetit të Arteve.

Gjatë një reagimi në rrjetet sociale, Berisha publikon listën me pikat që pedagogët i kanë bërë qeverisë ndër tyre më kryesorja rritje e pagës të jetë në nivelin me vendet e tjera të rajonit (30% rritje këtë vit dhe 20% vitin e ardhshëm).

“Të gjithë në Protestë! Sot, në ora 11:00, protestë e madhe para Universitetit të Arteve nga pedagogë, punonjës dhe studentë të universiteteve të vendit”, shkruan Sali Berisha.

 

  • Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë ka ftuar kolegët e universiteteve, që të marrin pjesë në protestë, e cila do të nisë në orën 11:00 pranë Universitetit të Arteve në Tiranë. Në një njoftim, Sindikata bën me dije se rritja e pagës prej 7%, e njoftuar nga kryeministri Edi Rama është e papërfillshme.

Lexo edhe:

Berisha me FOTO-n e Ramës dhe McGonigal në Kuvend: Ish agjenti i FBI i përfshirë në procesin e vetingut

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

“Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) është e vendosur të vijojë mbështetjen e kërkesave të drejtuara Kryeministrit, Ministres së Arsimit dhe Sporteve dhe Rektorëve të IAL-ve publike edhe pas premtimeve të shpallura publikisht nga Kryeministri për rritjen e pagave të stafit akademik të IAL-ve publike deri në masën 7 % nga Buxheti i Shtetit. SPUSH e quan të papranueshme këtë shkallë rritje, e cila nuk indekson as inflacionin e këtij viti e jo më atë të akumuluar dhe të pa indeksuar ndër vite. Ndërkohë, ne insistojmë në rritjen 30 % këtë vit dhe 20 % vitin e ardhshëm si parakusht për të venë sado pak në rrugën e zgjidhjes çështjen e trajtimit dinjitoz të punonjësve të universiteteve, përfshi stafin akademik dhe atë ndihmës. Kurse, kontributin me 8 % nga ana e Universiteteve e konsiderojmë të pamundur në kushtet aktuale të keq financimit të tyre si dhe reduktimit të tarifave dhe numrit të studentëve.

Mendimi i SPUSH është i qartë: – Tarifat e studentëve tu kthehen prapë atyre në shërbime, e jo të përdoren për paga personeli. Për të shprehur vendosmërinë tonë për realizimin e kërkesave të peticionit, ditën e Premte, më datën 14 Tetor, ora 11:00, të gjithë bashkë duhet të kërkojmë një vlerësim dinjitoz të punës sonë. Ftojmë kolegët e universiteteve në mbarë Shqipërinë të mbështesin me pjesëmarrje Protestën e datës 14 Tetor 2022, ora 11.00, para Universitetit të Arteve Tiranë. Mbrojtja e të drejtave të çdo pjesëmarrësi në protestë garantohet nga ligji. E drejta për të protestuar është pjesë e të drejtave kolektive të garantuara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Sistemet demokratike bazohen tek të drejtat individuale dhe kolektive të njeriut. Pedagogët kanë protestuar edhe më herët për rritjen e pagave. Ata kanë parajmëruar bojkot të procesit mësimor dhe mos shkruajen në universitete më 17 Tetor nëse qeveria nuk do të marrë masa për të plotësuar kërkesat e tyre”, thuhet në njoftimin e sindikatës.

 

  • KËRKESAT

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës (nuk është plotësuar)

-Rritja e financimit për kërkimin shkencor (nuk është plotësuar)

-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’ (nuk është plotësuar)

-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë (nuk është plotësuar)

-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare (do shqyrtohet)

-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit. (do shqyrtohet)

-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare (do shqyrtohet)

-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”. (do shqyrtohet)

-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike. (është rënë dakord)

Etiketa: pedagogeprotesterritje pagashSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha me FOTO-n e Ramës dhe McGonigal në Kuvend: Ish agjenti i FBI i përfshirë në procesin e vetingut

20:34 : 30/10/2025
AKTUALITET

Berisha i drejtohet Ulsi Manjës: E kam regjistrimin tënd, nuk ke shpresë

20:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë

19:51 : 30/10/2025
AKTUALITET

Berisha takohet me eurodeputetin Cristian Terhes: Denoncova shtypjen e opozitës dhe korrupsionin e qeveritarëve

13:27 : 30/10/2025
AKTUALITET

Minatorët protestë jashtë Kuvendit, Tabaku: Policia u soll me ta si halabakë rrugësh, i morën zvarrë

12:23 : 30/10/2025
AKTUALITET

Balluku në hetim nga SPAK, Berisha: Rama kërcënoi prokurorin e dosjes së Lubisë

11:40 : 30/10/2025
Para

Kanye West vë në rrezik fëmijët e tij? Kim Kardashian shton numrin e truprojave

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com