• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Rama dhe Kushi përgjegjës”, plani i pedagogëve për të bojkotuar mësimin

18:24 : 14/10/2022
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, SOCIALE

Pedagogët protestuan sot për të tretën herë, duke kërkuar rritjen e pagave dhe një arsim cilësor, teksa në vijueshmëri kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët.

Me kauzën e Sindikatës që tashmë mbështetet nga disa qindra pedagogë dhe dhjetëra studentë, protestat duken të pandalshme dhe do të kenë jetëgjatësi, pasi është vendosur që të bojkotohet në mënyrë të pjesshme nisja e vitit të ri akademik më 17 tetor.

“Data 17 është në fuqi pasi qeveria kokëfortë nuk dëshiron që të lëvizë. Ne nuk kërkojmë të prishim festën e studentëve të rinj dhe prindërve të tyre, kështu që do të bëhet kjo festë. Pas prezantimit të studentëve të rinj në orën 08:00 deri në orën 10:00, përfaqësues të Sindikatës do të jenë aty për t’u shpjeguar studentëve pse lëvizja jonë është edhe lëvizja e tyre”, tha nga protesta e sotme kreu i Sindikatës, Sandër Kovaçi.

Por, duket se pedagogët janë shumë më të qartë në idetë e tyre dhe fajin që qeveria do të tentojë t’ua ngecë atyre ose ta lërë “kopil” lidhur me dështimin e vitit të ardhshëm akademik, ata ja kanë vendosur si “damkë” kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Arsimit, Evis Kushi.

“Pedagogët do t’i bashkohen të gjithë protestës ditën e hënë. Kemi kërkuar që protestat të vijojnë pranë fakulteteve në një formë qëndrimi ndaj institucioneve. Do marrim edhe mirëkuptimin e studentëve për këtë, dhe e kemi që ata mbështesin kërkesat tona. Ata marrin përsipër të kuptojnë se nuk do bëjnë mësim disa ditë, deri sa qeveria të japë përgjigje për këtë peticion. Nëse nuk ka përgjigje qeveria do mbajë përgjegjësi për vitin e ri akademik. Kështu ka ndodhur dhe kështu do të ndodhë edhe këtë herë. Ne besojmë se kryeministri që ka qenë vetë një profesor besoj se është më i qartë për kërkesat tona”, deklaroi Kovaçi.

Lexo edhe:

“Mëshira” e Liderit/ Si Rama do i lejojë një “fitore” të vogël Veliajt në Kushtetuese

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

Duke folur në media gjatë pasdites, Kovaçi shpjegoi në detaje sesi do të organizohet protesta e pedagogëve në vijim, duke bojkotuar mësimin në auditore dhe nënvizoi se gjithë kaosi që do krijohet është pasojë e mungesës së një përgjigje nga qeveria.

Sipas tij protestat do të zhvillohen në çdo fakultet nga ana e stafit akademik përkatës.

“Sindikata ka marrë vendimin të vazhdojë ditën e hënë në mungesë të përgjigjes në trajtën e një proteste më të përgjithshme, jo një bojkot, por do jemi përballë universiteteve. Studentëve të vitit të parë do t’u jepet mundësia të prezantohen duke mos ua prishur festën, por profesorati do të bojkotojë mësimin. Në çdo fakultet do të ketë një protestë nga çdo staf përkatës. Ky është një lloj përshkallëzimi i protestës, pasi qeveria nuk ka ofruar zgjidhje. Rritjen 7% e quajmë të papranueshme, ndërsa 8% i kërkuar të mbulohet nga universitetet është i pamundur për universitetet”, tha Kovaçi.

Në vijim ai u bëri thirrje pedagogëve që të mos të dorëzohen përballë presioneve të formave të ndryshme që po iu bëhen, duke theksuar se protesta e tyre do të jetë historike pasi do t’i ndryshojë kursin arsimit të lartë publik.

“Unë iu bëj thirrje pedagogëve të mos hanë asnjë lloj presioni, të drejtat kërkohen si individ apo edhe si grup. Jemi në sistem demokratik dhe mund të kërkojmë të drejtat tona. Këto kërkesa janë të arsyeshme. Gjithë kjo protestë do sjellë një zhvillim të jashtëzakonshëm në arsimin e lartë publik, do rritet cilësia në arsim dhe kryeministri do ngelet në histori nëse zgjedh t’i ndryshojë faqen universiteteve. Jemi para faktit që rrogat tona nuk janë indeksuar si çdo punonjës në administratë. Jam i bindur që kryeminstri do ta shikojë me shumë seriozitet dhe nga ndjeshmëria që ka për universitetin publik”, u shpreh Kovaçi.

Etiketa: Edi Ramaevis kushiministria e arsimitprotesta e pedagogevesindikata e pedagogeveviti akademik

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Mëshira” e Liderit/ Si Rama do i lejojë një “fitore” të vogël Veliajt në Kushtetuese

08:23 : 31/10/2025
AKTUALITET

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Krimi mbështeti 28 deputetë në zgjedhje”/ Vokshi: Rama, Balluku dhe Adelajda Roka “shpërblyen” bandat me leje ndërtimi

21:15 : 30/10/2025
AKTUALITET

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025
AKTUALITET

Balluku në hetim nga SPAK, Berisha: Rama kërcënoi prokurorin e dosjes së Lubisë

11:40 : 30/10/2025
AKTUALITET

A do ulet në një tryezë më Ramën? Berisha: Jam pro idesë së Senatit, por…

11:38 : 30/10/2025
Para

Tentoi të ndihmonte gruan e dhunuar, shqiptari vret ukrainasen

TË GJITHA

Fshehu në kamion tre persona të shpallur në kërkim, arrestohet shoferi në portin e Durrësit

08:40 : 31/10/2025

Putini dhe propaganda me raketën me energji bërthamore

08:35 : 31/10/2025

“Mëshira” e Liderit/ Si Rama do i lejojë një “fitore” të vogël Veliajt në Kushtetuese

08:23 : 31/10/2025

SPAK i kërkon Belinda Ballukut të paraqitet sot për t’u njohur me akuzat

08:13 : 31/10/2025

Këmbimi valutor 31 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:10 : 31/10/2025

Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për këtë të premte

08:08 : 31/10/2025

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com