• Kontakt
Thursday, July 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Raporti/ Kina hap stacione policore jashtë vendit në shkelje të sovranitetit

21:08 : 12/10/2022
në BOTA

Një raport i fundit, paralajmëron se në shumë qytetete të botës, Kina ka hapur dhjetra qendra të shërbimit policor, disa prej të cilave shantazhojnë të dyshuar për krime që të kthehen në atdhe dhe të përballen me akuzat, në shkelje të ligjeve të ekstradimit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës në Londër, Henry Ridgwell, disa kanë frikë se ky rrjet stacionesh policore mund të ndjekë gjithashtu disidentët politikë.

Në vitin 2020 zyra e Prokurorisë së qytetit Lishui në Kinë publikoi një video që tregonte se shoqatat lokale kineze në Spanjë kishin gjetur një person të dyshuar për krimin e ndotjes së mjedisit në vendlindje.

Në të ashtuquajturën “qendër e shërbimit policor jashtë vendit” në Madrid, ai është u mor në pyetje në distancë, nga policia kineze. Në krah të kësaj të fundit, shfaqet ulur një anëtar i familjes së të dyshuarit. Videoja e prokurorisë thotë se i dyshuari ishte ‘bindur’ të kthehej në Kinë për t’u përballur me akuzat.

Është një taktike e re shqetësuese, thotë Laura Harth, bashkëautore e raportit nga Grupi për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, “Safeguard Defenders”.

“Në thelb do të thotë të kërcënosh, të ngacmosh anëtarët dhe të afërm në atdhe të të ashtuquajturit të arratisur — pra të personit jashtë shtetit — që “vullnetarisht” të kthehet në Kinë”, thotë Laura Harth nga organizata “Safeguard Defenders”.

Lexo edhe:

Analiza: Irani po afrohet me Kinën, por a është Kina e gatshme të hyjë në lojë?

Përplasjet për tarifat/ Kina: Të gatshëm të diskutojmë me SHBA

Spanja ka konfirmuar hetimin e rastit. Autoritetet kineze mburren se midis prillit të vitit 2021 dhe korrikut të vitit 2022 ata ‘bindën’ mbi 230 mijë shtetas kinezë, kryesisht që jetojnë në Azinë Juglindore, për t’u kthyer në shtëpi dhe për t’u përballur me procedimet penale.

Sipas të dhënave nga dokumentet zyrtare, Kina ka hapur të paktën 54 qendra të shërbimit policor në pesë kontinente. Tre gjenden në Britani – duke përfshirë një adresë në veri të Londrës. Bizneset që operojnë në zonë mohuan çdo lidhje me qeverinë kineze. Ata refuzuan një intervistë me Zërin e Amerikës.

Shumica e anëtarëve të komunitetit lokal kinez i thanë Zërit të Amerikës se nuk ishin në dijeni të qendrave të policisë jashtë vendit dhe se nuk donin të intervistoheshin në kamera.

“Regjimi kinez po bëhet gjithnjë e më i pacipë, institucionet po bëhen përherë e më të pacipa në përdorimin e këtyre mjeteve të paligjshme anembanë globit dhe këtë as nuk po e fshehin dot mirë. Po aq shqetësues është fakti se qeveritë demokratike me sa duket nuk janë shumë të vetëdijshme madje as të shqetësuara rreth kësaj që ndodh në tokën e tyre, në shkelje të sovranitetit të tyre territorial”, shpjegon Laura Harth nga organizata “Safeguard Defenders”.

Qeveria britanike i tha Zërit të Amerikës se “çdo vend i huaj që vepron në tokën e Mbretërisë së Bashkuar duhet t’i bindet ligjit të Mbretërisë së Bashkuar”, por nuk konfirmoi nëse po e hetonte rastin.

Fin Lau e njeh mirë pushtetin e Partisë Komuniste Kineze. Si udhëheqës i protestave në Hong Kong në vitin 2019 kundër Pekinit, ai u kërkua nga policia dhe iku në Britani.

Më pas, në vitin 2020, ai u sulmua nga tre burra të maskuar, për të cilët ai është i bindur se po punonin për qeverinë kineze, në një rrugë afër shtëpisë së tij në Londër.

“Nuk ndihem shumë i sigurt në Londër, veçanërisht pas sulmit fizik që më rrezikoi jetën këtu. Për vite të tëra shumë disidentë kinezë dhe të Hong Kongut janë ndjekur, ose vënë nën presion nga Partia Komuniste Kineze me mjete të ndryshme”, thotë Finn Lau, aktivist i të drejtave të Hong Kongut.

Në një komunikim elektronik me Zërin e Amerikës, ambasada e Kinës në Londër tha se raporti i organizatës “Safeguard Defenders”, është i mbushur me “spekulime dhe gënjeshtra” duke shtuar se Kina respekton plotësisht sovranitetin gjyqësor.

Autorët e raportit thonë se në rastin më të mirë, këto qendra të shërbimit policor ndihmojnë diasporën kineze dhe turistët me probleme të përditshme. Por në rastin më të keq, mund të jenë pjesë e një rrjeti kompleks global të mbikëqyrjes dhe kontrollit, duke lejuar Partinë Komuniste të ketë pushtet më të gjerë se në kufijtë e Kinës.

Marrë nga VOA

Etiketa: kinasovranitetstacione policore

Lajme të lidhura

BOTA

Analiza: Irani po afrohet me Kinën, por a është Kina e gatshme të hyjë në lojë?

08:26 : 03/07/2025
BOTA

Përplasjet për tarifat/ Kina: Të gatshëm të diskutojmë me SHBA

16:22 : 01/07/2025
BOTA

Aktiviteti prodhues i Kinës tkurret për të tretin muaj radhazi

20:18 : 30/06/2025
BOTA

SHBA dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje tregtare

09:35 : 28/06/2025
BOTA

Supremacia ajrore e SHBA-së, Kina ngre grup pune për studimin e avionëve amerikanë

19:00 : 27/06/2025
BOTA

Mbyllja e Hormuzit? SHBA i bën thirrje Kinës të pengojë Iranin: Gabim tjetër katastrofik

17:46 : 22/06/2025
Para

Putin: Turqia të bëhet qendër energjetike për të gjithë Evropën

TË GJITHA

DETAJE nga operacioni anti-korrupsion në Doganën e Qafë Botës, arrestohen 13 zyrtarë

11:13 : 03/07/2025

Zbulohet identiteti i shoferit të Audi Q8 që përplasi disa makina gjatë ndjekjes në Bllok

11:09 : 03/07/2025

Xhafa: Zjarri në landfillin e Elbasanit u ndez qëllimisht për të zhdukur prova

10:59 : 03/07/2025

Zegjinezimi i politikës

10:55 : 03/07/2025

Grabitet nën kërcënimin e armës një person në Durrës, 1 në pranga, 3 në kërkim

10:52 : 03/07/2025

Sula: Në Kuvend duhet të raportonin institucionet deri në qershor, kjo s’ka ndodhur

10:48 : 03/07/2025

Prej disa orësh i bllokuar, nis qarkullimi i mjeteve në Qafë Botë

10:47 : 03/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com