• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ergys Verdho i KESH: Tender 1.7 mln € për të llogaritur nivelin e ujit

22:37 : 12/10/2022
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Para pak muajsh, BoldNews.al denoncoi disa tendera të dyshimtë që po kryente Korporata Elektroenergjitike Shqiptare për ngritjen e një sistemi satelitor që do të parashikonte motin. Për këtë sistem, me dy procedura të ndryshme, KESH shpenzoi plot 2.5 milionë euro. Në atë kohë, drejtori i Korporatës, Ergys Verdho, “sfidoi” Ramën, pasi “ngriti” i pari satelitët.

Por, a mjaftoi ky fond për të parashikuar motin apo prurjet në kaskadat e hidrocentraleve?!

Natyrisht, Verdho është mësuar të shpenzojë pa kufi para publike, pasi edhe gjatë kohës që drejtonte Autoritetin Rrugor Shqiptar kishte “dorë të lirë”. Ai njihet si një nga drejtorët besnikë të ministers Balluku, ku të dy, në kulmin e krizës energjitike, kanë bërë me dhjetëra procedura të dyshimta, duke shpenzuar qindra miliona euro.

Lexo edhe:

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

“Nuk është me dashje qejfi, e detyruar!”/ Korreshi: Nëse Balluku nuk shkon në SPAK, do merren masa të tjera!

Por, si është gjendja?

Në dokumentet e tenderëve për parashikimin e motit, KESH shkruante se një gjë e tillë po kryhej për të matur sasinë e ujit që do të shkojnë në hidrocentrale. Ndërkohë, i njëjti institucion, po zhvillon një tjetër tender, kësaj herë “për të llogaritur nivelin e ujit në hidrocentrale”.

Dokumenti i shpalljes së tenderit për matjen e nivelit të ujit

Një paradoks i madh me paratë publike, pasi për të njëjtin shërbim, bëhen disa tendera. Madje, për të njëjtin shërbim, KESH ka të punësuar dhjetëra punonjës që paguhen me taksat e shqiptarëve.

Por, nëse ka gjithë këto para’ që qarkullojnë për energjinë, përse nuk kompenzohen familjet në nevojë?

Pensionistët apo ata me probleme shëndetësore?

Vendet fqinje, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, për të mos kaluar te Greqia apo Italia, kanë miratuar paketa ndihme për këto familje. Ndërkohë, vendi ynë bën pambarimisht tendera të pakuptimtë, sicc ishin edhe anijet e ndryshkura që do të prodhojnë energji, të ankoruara prej muajsh në Vlorë.

Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka hapur procedurën e prokurimit “batimetria e liqeneve të Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës, përllogaritja e volumit të ujit, krahasimi me volumin sipas projektit dhe me matjen e fundit”. Një nga pikat e tenderit është përllogaritja e volumit të ujit apo krahasimi me matjen e fundit, një shërbim i cili kryhet aktualisht nga punonjës të KESH-it.

Po përse kërkohet një privat për këtë shërbim?

Nuk janë të aftë punonjësit shtetërore?!

Apo edhe këto Hidrocentrale do t’ia kalojnë privatit?

Natyrisht, pas këtij tenderi, mund të ngrihen shumë pyetje. Por, fakti është se për matjen e nivelit të ujit do të shpenzohet një shumë prej 170.000.000 lekë, ose me TVSH rreth 1.7 milionë euro. Një shumë e konsiderueshme, e cila duket se do të jetë “qoka” e radhës në këtë kohë krize. Por nëse ka kaq shumë para’ për energjinë, do të thotë se nuk jemi në krizë?!

Etiketa: belinda ballukuErgys VerdhohidrocentraleKESHKorporata Elektroenergjitike Shqiptaretender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Nuk është me dashje qejfi, e detyruar!”/ Korreshi: Nëse Balluku nuk shkon në SPAK, do merren masa të tjera!

15:52 : 29/10/2025
AKTUALITET

Dosja Balluku po e njollos edhe më shumë SPAK

13:03 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Miliona euro shkelje në tendera”/ Bardhi: Balluku nën hetim, por vijon të jetë numri dy i qeverisë

11:27 : 29/10/2025
AKTUALITET

Blackberry i Evis Berberit zbardh aferën e tunelit të Llogarasë. Hija e Ballukut në dosjen e SPAK

20:27 : 28/10/2025
AKTUALITET

Bardhi: Nën drejtimin e Ballukut, Porti i Durrësit është shndërruar në strehë për kartelet e drogës

15:54 : 28/10/2025
Para

Vrau me armë babë e bir në Klos, Mjeshtri aksioner në një minierë kromi në Bulqizë

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com