Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar për minimumin jetik, i cili në Shqiëri nuk është i përcaktuar.
Enton Abilekaj deklaroi se përcaktimi i minimumit jetik është detyrim ligjor, por nuk ndodh në vendin tonë. Ai shtoi se varfëria është rritur dhe se ka pensionistë që dalin të lypin, pasi nuk kanë të ardhura.
“Përcaktimi i minimumit jetik është detyrim ligjor. Ne sot kemi pensione sociale 80 mijë lek. Ne kemi 20-30% të popullsisë, që paguhet nën nivelin absolut.
Kam takuar vazhdimisht pensionistë që jetojnë vetëm dhe lypin. Njëra kishte dhe këmbën e sëmurë dhe nuk shkonte dot te mjeku dhe dilte të lypte.
¼ e shqiptarëve nuk kanë mundësi të shkojnë te mjeku. ½ e shqiptarëve nuk kanë mundësi të marrin kurën.
Dhjetë mijë shqiptarë janë të pasur se na vjedhin ne, por kjo nuk tregon gjë për vendin”, tha Abilekaj.