• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Konferenca ‘Gratë kandidate dhe fituese’, Vokshi: Rama i përdor gratë për propagandë

10:43 : 09/10/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja demokrate Albana Vokshi tha gjate konferencës “Gratë kandidate dhe fituese” organizuar nga PD dhe Fondacioni “Hjarl Hjalmarson” i partisë simotër të PD suedeze “Moderaterna” se po zhvillojme ne fak dy konferenca nje per grate fituese dhe tjetra per te rinjtë.

Vokshi tha se “është gjithmonë një ngjarje e dobishme inkurajuese kur diskutojmë për gratë me gratë, për të rinjtë me të rinjtë”.

“Këto aktivitete janë edhe një thirrje dhe sensibilizim. Si kryetare e gruas së PD, them se Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të madh dhe kjo vjen edhe pas promovimt dhe fuqizimit të gruas”.

“Ajo parti që ka me vete gratë është parti fituese”, tha Vokshi. “Ne e dimë se sa gra janë hedhur në rrugë e sa jane lënë pa mbështetje nga qeveria”.

“Jetojmë në kohën e manipulimit me figurën e gruas nga kryeministri”.

Lexo edhe:

Rama: Sekuestrohen 32 ton produkte bulmeti, qumësht dhe mish

‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK

“Gratë dhe vajzat në qeverisjen e Edi Ramës janë numra për propagandë dhe jo gra që prodhojnë dhe ofrojnë ide e nivel“, tha Vokshi ndër të tjera.

Fjala e plote e Albana Vokshit:

“Është një ngjarje gjithmonë e dobishme dhe inkurajuese kur mblidhemi dhe diskutojmë për gratë dhe vajzat shqiptare, veçanërisht kur këto tryeza organizohen dhe nën kujdesin e kontributin e çmuar të miqve tanë të Fondacionit Suedez Jarl Jhamarson foundation I partisë simotër MODERATA.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të një serie aktivitetesh në bashkëpunim më Fondacionin JHS, në të cilët janë trajnuar e kanë marrë pjesë rreth 300 zonja, një pjesë sot në Kuvend e në forumet drejtuese të PD. Bashkëpunim I vyer për rritjen e kapaciteteve të strukturave të LDGSH.

Këto aktivitete tashmë janë bërë të zakonshme në cdo muaj tetor, muajin ndërkombëtar të sensibilizimit për kancerin e gjirit, edhe si një thirrje më shumë sensibilizuese për gratë e vajzat që në mungesë totale të qeverisë të kujdesen vetë për shëndetin e tyre, një thirrje të bëjnë testet e mamografitë. Sepse është shumë më e rëndësishme të parandalosh kur kura mungon. Është e rëndësishme të parandalosh kur shteti mungon!! Kontrolli shpëton jetë!

Mos u lodhni të përcillni këtë mesazh cdo zonjë që takoni, cdo zonje komshije apo të afërme.

Të nderuara zonja, të nderuar pjesëmarrës,

Si kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas së Shqipërisë, gjej rastin të shpreh mirënjohjen për angazhimin e secilës prej jush, pranë partisë demokratike.

Shqipëra ka nevojë për një ndryshim të madh, e ky ndryshim mund të ndodhë, vetëm nëse energjitë do të përqendrohen për fuqizimin e gruas. Në këtë sallë kemi zonja nga pothuajse të gjitha qarqet e vendit, një ndërthurje fantastike e kontributeve të zonjave me histori të gjatë anëtarësimi në PD ashtu edhe zonjushave që kanë aderuar së fundmi në të. Nuk ka gjë më të bukur se sjellja në një sallë të eksperiencave, historive, përjetimeve tuaja nga të cilat jam e sigurt që në fund të këtij aktiviteti do të kemi mësuar shumë.

Jemi në vitin 2022 dhe gruaja shqiptare jeton në përpjekje të ethshme për mbijetesë. Cdo ditë shqiptarët shohin, që Rama kërkon të gjunjëzojë shqiptarët përmes varfërisë. E peshën më të madhe të vuajtjes në familje e përjetojnë gratë.

Sa nëna njihni tq janë përjashtuar nga ndihma ekonomike, sa gra apo vajza janë flakur në rrugë për tu zëvendësuar nga militantë të Partisë-shtet. Sa nëna dhimbshëm, mes lotësh, janë detyruar të përcjellin fëmijët e tyre në emigración, e mbase për të mos i parë më. Ikin cdo ditë…ikin të rinjtë. Ikin mjekët, infermierët, inxhinierët, ikin specialistët. . . Ndaj duhet të bëjmë cdo gjë për të rikthyer shpresën! Besimin që ky vend bëhet!

Ndaj është koha të mos strukemi nga frika,

Ndaj është koha të ngrihemi dhe të mbrojmë familjen,

Është koha të mbrojmë fëmijët

Paradoksalisht jetojmë në realitetin e absurdit të propagandës dhe manipulimit nga kryeministri me figurën e gruas në politikë. Kemi më shumë se vendet e tjera të rajonit gra në qeveri, parlament, shërbime publike, por kemi shumë më tepër gra dhe vajza në kufijtë e mjerimit ekonomik, vajza të papuna, studente të paintegruara në tregun e punës, gra e vajza viktima të trafikimit apo viktima të dhunës.

Ky paradoks ka 1 arsye! Sepse gratë dhe vajzat në qeverisjen e Edi Ramës janë numra për shoë propagande dhe jo gra me pushtet real që prodhojnë modele sigurie dhe zhvillimi për shumë gra dhe vëjza të tjera.

Të nderuara zonja pjesëmarrëse,

Sot jemi në këtë konferencë që tenton të rrisë kapacitetet tuaja për të kandiduar apo për të qenë pjesë e ekipeve të kandidatëve. E dimë që fushatat në Shqipëri janë të vështira.

Cdo ditë jemi hasur me histori presioni për bukën e gojës, mbajtjen e vendit të punës, dhënies së certifikatës se harruar prej vitesh të pronësisë, mbylljen e bizneseve,etj. Unë sot përulem para cdo gruaje që I ka rezistuar kësaj dhunë dhe presioni, sepse për to liria, vota janë shpresë, janë e ardhmja, janë ndryshimi!!Në një vend ku prej vitesh nuk mbahen zgjedhjet të lira e demokratike, të drejtat e njeriut e aq më pak të grave, janë pothuajse inekzistente.

Ndaj edhe ky aktivitet, edhe ky bashkim energjish, dhe eksperiencash jam e sigurt që do të na angazhojë edhe më shumë për të luftuar për më shumë të drejta për më shumë hapësira reale për gratë! Sot PD është në mission. Kryetari Berisha u thir nga shqiptarët përsëri në mission. Duhet të rikthejmë shpresën duhet të rikthejmë liritë e humbura!!

Kam bindjen që forca jonë qendron më së pari tek gratë dhe vajzat, ndaj duhet t’u japim vendin që meritojnë, të sigurojmë që zëri i tye të dëgjohet. Kjo do të na bëjë më të fortë dhe do të na çojë drejt ndryshimit!”

Etiketa: albana VokshiEdi RamaPartia Demokratike

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama: Sekuestrohen 32 ton produkte bulmeti, qumësht dhe mish

20:21 : 19/07/2025
AKTUALITET

‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK

18:11 : 19/07/2025
AKTUALITET

Rama krenohet me pamjet teksa fadroma shkatërron lokalin në Tiranë/ VIDEO

10:24 : 19/07/2025
AKTUALITET

Pse nuk e nxit qeveria prodhimin vendas, kur jep statusin e investitorit strategjik?!

08:55 : 19/07/2025
AKTUALITET

“Syri që s’ka kushërinj”/ Ku përfunduan satelitët e Ramës? Do shihnin gjithçka, por s’panë ndërtimet

21:04 : 18/07/2025
AKTUALITET

“I doli fytyra e vërtetë’/ Alimehmeti: Rama po e sundon Shqipërinë si diktator

18:54 : 18/07/2025
Para

Max Verstappen shpallet për të dytën herë kampion bote në Formula 1

TË GJITHA

Horoskopi, 20 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 19/07/2025

“Mashtrues…”, aktivisti i Lëvizjes Bashkë përplaset ashpër me gazetarin Flavio Qarri

22:46 : 19/07/2025

U konfliktuan me gota dhe shishe në një lokal nate në Palasë, procedohen dy persona

22:28 : 19/07/2025

Detaje të reja nga sherri në Ksamil, ja si nisi konflikti/ VIDEO

22:14 : 19/07/2025

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore në koncertin e Coldplay

22:05 : 19/07/2025

Berisha pret në takim një nga drejtuesit e ‘Forza Italia’, ja çfarë u diskutua

21:51 : 19/07/2025

Sherr në Durrës, dy pushues përplasen fizikisht me punonjësin e çadrave

21:27 : 19/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com