• Kontakt
Saturday, October 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga burgu, te Urbanët e Tiranës, dritë-hijet e “mikut” të Veliajt, Nadir Çausholli

12:12 : 08/10/2022
në AKTUALITET, INVESTIGATIONS, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE
Në foto: (Me rreth, nga e majta në të djathtë) Nadir Çausholli dhe Erion Veliaj

Në foto: (Me rreth, nga e majta në të djathtë) Nadir Çausholli dhe Erion Veliaj

Nga Boldnews.al

Kur në Dhjetor të vitit 2017, Bashkia e Tiranës dhe Dhoma e Tregtisë shpallën kompaninë “CFO Pharma” si “biznesin e vitit”, për shumëkënd që ka njohuri në botën e biznesit u duk e habitshme.

Pronari i kompanisë, Nadir Çausholli, sapo kishte dalë nga një kalvar gjyqësor, i cili e dërgoi pas hekurave për disa muaj, në vijim të një hetimi për mashtrim financiar me vlerë mbi 2 milionë euro.

Nga ai moment, “CFO Pharma”, nëpërmjet disa “akrobacive”, ka arritur të konsolidojë pozitën në tregun farmaceutik dhe, në mënyrë të habitshme, ka fituar edhe një lloj primati në biznesin e transportit urban të kryeqytetit, falë mbështetjes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Nga milionat në qeli e anasjelltas

Lexo edhe:

Kush e anulloi arrestin me burg të Ballukut e dy turqve..?!

“Motra pret t’i bashkohet vëllait”, Këlliçi pasi SPAK mori nën hetim Ballukun: Veliaj po tërheq këmbën zvarrë

Nadir Çausholli u arrestua më 31 tetor të vitit 2015, pasi nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës dhe Drejtorisë së Tatimeve, rezultoi se nëpërmjet kompanisë së tij “Omega farma” ka arritur të përfitoi me anë të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “mashtrimit” me pasoja të rënda, rreth 2.2 milionë euro nga fondi i ilaçeve të rimbursueshme.

Nadir Çausholli i arrestuar, në Gjykatën e Tiranës

Pas arrestimit të tij, kompania ndryshoi emër, duke u quajtur “CFO Pharma”, ndërkohë që drejtimi i kaloi babait të Nadir Çaushollit.

Dy muaj më pas, kur Nadiri ishte ende në qeli, Ministria e Financave, e drejtuar në atë kohë nga Shkëlqim Cani, i dërgoi një letër kompanisë, ku shprehte “..mirënjohjen e sinqertë për promovimin që i bëni modelit të ndershëm dhe të rregullt të sipërmarrjes në Shqipëri”. Kjo letër duket se krijoi premisat për vijimin e çështjes penale ndaj Nadir Çaushollit.

Gjyqësori, nën ethet e Vetingut, e kishte të qartë që nuk duhet të ngacmonte aty ku qeveria i trajtonte biznesmenët e pandehur si miq të saj, duke u shprehur vlerësime publike. Nën këtë situatë, Nadir Çausholli u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit dhe, në vitin 2017, rikthehet si pronar i kompanisë së krijuar prej tij, tashmë me emrin “CFO Pharma”.

Në këtë pozicion e gjeti edhe vlerësimi i bërë nga Erion Veliaj, si një prej bizneseve më të mira të vitit 2017. Çausholli i kishte lënë pas krahëve sikletet me burgun dhe tashmë po shihte përpara, nëpërmjet mbështetjes së kryebashkiakut të Tiranës.

Kompania e tij gjendej herë pas here në eventet publike të zhvilluara nga Bashkia e Tiranës apo në shfaqje bamirësie, ku logo e tij shoqërohet gjithnjë me atë të institucionit të drejtuar nga Veliaj.

Nga ilaçet tek autobusët

Në fund të vitit 2021, kompania “CFO Pharma” blen për 100 mijë euro aksionet e shoqërisë “Gerard-A”, e cila zotëronte licensën e linjës së autobusëve urbanë të Kasharit.

Pronarët e kompanisë së mëparshme kishin vështirësi financiare, duke akumuluar një borxh prej rreth 2 milionë euro. Çausholli bleu kompaninë e linjës së autobusëve për 100 mijë euro, ndërkohë që mori përsipër edhe shlyerjen e borxhit 2 milionë euro që “Gerard-A” u kishte bankave të nivelit të dytë. Në vitin 2020, kur ishte dorëzuar Bilanci Tregtar, kompania “CFO Pharma” rezultonte me një fitim prej 3 milionë euro.

Nadir Çausholli vendosi të shpenzojë pjesën më të madhe të fitimit për blerjen e kompanisë së autobusëve e, bashkë me të, edhe licensën për linjën urbane të Kasharit.

Kontrata e shit-blerjes mes “Gerard-A” dhe “CFO Pharma”

Transferimi i licensës është bërë në heshtje të plotë, ndërkohë që nuk rezulton asnjë akt i bërë publik nga Bashkia e Tiranës për të vendosur zhvendosjen e të drejtës për shërbim urban nga “Gerard-A” tek “CFO Pharma”. Por, po ashtu, nuk ekziston asnjë lloj akti i publikuar nga Bashkia e Tiranës, që të dëshmojë se Nadir Çausholli dhe “CFO Pharma” e tij kanë fituar licensën për të operuar në linjën e autobusëve urbanë të Unazës së kryeqytetit.

Në Shtator të vitit 2021, kryebashkiaku Erion Veliaj vendosi t’i hiqte licensën e kësaj linje kompanisë që e kishte mbajtur prej shumë vitesh, “Ferlut”, në pronësi të biznesmenit Ferdinand Ibrahimi. Veliaj u deklarua në atë kohë shumë i pezmatuar me shërbimin e transportit urban në Unazë dhe mori vendimin për shkëputjen e raporteve financiare ndërmjet institucionit dhe sipërmarrësit Ibrahimi.

Kryebashkiaku i Tiranës u premtoi banorëve të kryeqytetit një shërbim më cilësor dhe vetëm një muaj më pas, prezantoi një flotë me autobusë hibridë, ekologjikë, të cilët, sipas Veliajt, do të mbanin një qytet më të pastër. Veliaj nuk përmendi emrin e asnjë personi dhe të asnjë kompanie që kishte marrë licensën për të operuar në Unazë.

Por, në aktivitetin e prezantimit të flotës së autobusëve hibridë, mediat fiksuan Nadir Çaushollin, i cili qëndronte disi në hije dhe në periferi të objektivëve mediatikë e propagandistikë. E, me të drejtë, prozhektorët i nevojiten Erion Veliajt, ndërsa fitimet i duhen Çaushollit, i cili nuk ka nevojë për shumë drita blicesh.

Thuajse një vit pas ndryshimit të licensës së Unazës, nuk ekziston asnjë akt i publikuar nga Bashkia e Tiranës që të konfirmojë se linja e autobusëve urbanë po menaxhohet nga Nadir Çausholli dhe kompania e tij, “CFO Pharma”. Megjithatë, shumëçka është e kuptueshme, mjafton t’u hidhet një sy autobusëve që udhëtojnë në këtë linjë gjigande të Tiranës. Në trupin e mjeteve gjenden reklamat e produkteve farmaceutike të kompanisë “CFO Pharma”.

Etiketa: aksioneBashkia e TiranesCFO PharmaErion Veliajfalsifikim dokumentashGerard-Anadir causholliomega farma

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kush e anulloi arrestin me burg të Ballukut e dy turqve..?!

18:04 : 24/10/2025
AKTUALITET

“Motra pret t’i bashkohet vëllait”, Këlliçi pasi SPAK mori nën hetim Ballukun: Veliaj po tërheq këmbën zvarrë

15:42 : 24/10/2025
AKTUALITET

Projekti i prish shtëpinë dhe e lë mes katër rrugëve! Bashkia e Tiranës nuk i jep bonusin e qirasë

22:32 : 22/10/2025
AKTUALITET

Shtyhet sërish seanca paraprake për Erion Veliajn

09:54 : 21/10/2025
AKTUALITET

“Shikoni çfarë heqin qytetarët”, Florjan Binaj denoncon trafikun e Tiranës: Shiu i nxjerr bojën propagandës (VIDEO)

21:58 : 17/10/2025
AKTUALITET

E pandehur nga SPAK/ Shoqja e Veliajt, Klotilda Bushka krah Manastirliut për të mbledhur vota (VIDEO)

19:29 : 17/10/2025
Para

"Shqipëria në drejtim të gabuar", Berisha thirrje të rinjve: Dilni protestoni

TË GJITHA

Reagimi i Ramës për Ballukun/ Berisha: S’ka koment sepse paratë i kanë ndarë bashkë

15:11 : 25/10/2025

Krizë stafi/ Italianët vërsulen të marrin infermierët shqiptarë

14:56 : 25/10/2025

BE-ja intensifikon përpjekjet për të ulur varësinë nga mineralet e rralla të Kinës

14:37 : 25/10/2025
Viktima

Po kontrollonte punimet e një ure, inxhinieri bie nga lartësia dhe humb jetën! Arrestohet drejtuesi teknik

14:14 : 25/10/2025

Sonte akrepat e orës kthehen pas

14:08 : 25/10/2025

“Nuk më shantazhon dot mua”/ Biseda e tensionuar për Kushtetuesen, kush e futi “në rreth të kuq” Sadushin

14:02 : 25/10/2025

Këta janë 7 personazhet që pritet të jenë pjesë e “Big Brother VIP 5”

13:43 : 25/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com