• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndryshimi i DSIK-së, debat në Komisionin Parlamentar: Ligjet nuk i bëjmë për UFO-t

11:08 : 07/10/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar për çështjet ligjore është shqyrtuar Projekligji për informacionin “Sekret Shtetëror”.

Fokusi i diskutimeve është propozimi për kalimin nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, në krijimin e AKSIK: Autoritetit Kombëtarë të Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.

Drejtori i DSIK-së, Dorian Tola është shprehur që u propozua që të mbahet emri ekzistues, por në NATO kemi emrin NSA, National Security Assosiationm dhe sipas tij, vendosja e fjalës “autoritetet”, është më shumë deklarative sesa funksionale.

Ndryshimi i emrit nga Drejtori në Autoritet sipas deputetëve të mazhorancës i jep më shumë rëndësi këtij institucioni por nuk përbën asnjë ndryshim në aspektin organizativ.

Deputetja e Patisë Demokratike Dhurata Çupi u shpreh skeptike, duke theksuar se Autoriteti është një njësi e pavarur, ndërsa emërimi kreut të autoritetit, drejtorisë në këtë rast është me vendim të Kryeministrit dhe ka një konflikt.

Lexo edhe:

Bardhi e zbulon në “Trialog”: Opozita afër shpalljes së kandidatit të vetëm për Bashkinë e Tiranës

PD kërkoi mocion me debat me qeverinë, mazhoranca refuzon kërkesën! Bardhi: Keni frikë…

Sipas Felajt, nuk ka konflikt, pasi autonominë e jep ligji, jo emri i institucionit.

Pjesë nga Komisioni:

Çupi: Duke qenë se është një autoritet, siç po e përkufizoni tanimë, është i pavarur, ndërsa emërimi i drejtuesit është nga Këshilli i Ministrave, a mos ka një konflikt në këtë mes?

Felaj: Pavarësinë dhe autonominë ta jep ligji, jo fjala në vetë vete, nëse dëshironi ju e ka funksion ekskluziv zbatimin e politikave të standardit të sigurisë për dokumentet e klasifikuar. Pavarësinë dhe autonominë ta jep ligji, jo fjala në vetë vete, nëse dëshironi ju e ka funksion ekskluziv zbatimin e politikave të standardit të sigurisë për dokumentet e klasifikuar…Ne besojmë se ky ndryshim e ndihmon institucionin në zbatueshmërinë e efikas të ligjit.

Çupi: Nëse e bëjmë autoritet, duhet që ligji ti japi të gjithë autoritetit… Skam kundërshtim me fjalën autoritet, por duhet të jemi konçiz, kur themi autoritet, themi pavarësi.

Felaj: Nuk prekim funksionet e institucionet, kemi pranuar propozimet e institucionit, thjesht i japim emër të ri.

Bushka: Ndryshimi pra po vjen për shkak të adaptimit me ligjin, jo organik e funksional.

Drejtori i DISK, Tola: Ne propozuam të kemi emrin ekzistues, por në NATO ne kemi emrin NSA, National Security Assosiationm, por ky ndryshim, pra vendosja autoritet, është më shumë deklarative sesa funksionale.

Alibeaj: Po mundohem të kuptoj thelbin e asaj që tha Çupi, autoritet apo drejtori nuk është ky thelbi. Do bëjmë zgjedhjet që të jetë një segment i administratës në varësi të kryeministrit apo do marrim guximin ti japim autonomi në veprimtarinë e tyre, politikat ti bëjmë vetë, edhe ekzekutimin edhe kontrollin. Procedura e emërimit e mbi të gjitha ajo e lirimit të mos jetë vetëm vullnet politik i kryeministrit. DSIK-ja në disa raste është përfshirë në procese të cilat e kanë zbuluar atë publikisht, ka pasur disa raste që ka pasur qortime për veprimtarinë. Rasti i dhënies ose jo për certefikatën e sigurisë për ish-ministrin, diskutimi që kemi është ky, nëse duam ta lëmë nën qeveri përgjegjësia është e kryeministrit, ta qartësojmë.

Bushka: Po hyjmë në diskutime të tepërta, DSIK është autoriteti kombëtar për sigurinë e informacionit të klasifikuar. Nuk ka lidhje mënyra se si quhet institucioni me kompetencat. Mënyra si organizohet ky lloj funksioni është siç e parashikon kushtetuta. Nga drejtori në autoritet, ndryshon vetëm emri.

Felaj: Ligjet duhen lexuar para se të diskutosh mbi to, po ta shohësh të gjithë përmbajtjen emërtesat krijojnë konfuzion, ligjet nuk i bëjmë për UFO-t prandaj duhet të jenë të kuptueshme. Dhurata, më kupto nuk e kisha për ju, termi drejtori nuk shkon, është i tejkaluar, shumë inst nuk kanë zbatuar politikat që bën DSIK sepse ky emër nuk shkon, është terësisht autonom në atë që bën.

Unë diskutoj me pasion, se kam me ty. Ne të sigurohemi që ata që marrin këto detyrime ti zbatojnë ato. Të merren gjoba kur nuk ruhen siç duhet informacioni, kështuqë votoni.

Etiketa: alibeajAutoritetit Kombëtarë të Sigurimit të Informacionit të Klasifikuarbardhidhurata cupidsikfelajsekrete shteterore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bardhi e zbulon në “Trialog”: Opozita afër shpalljes së kandidatit të vetëm për Bashkinë e Tiranës

23:04 : 30/09/2025
AKTUALITET

PD kërkoi mocion me debat me qeverinë, mazhoranca refuzon kërkesën! Bardhi: Keni frikë…

09:43 : 30/09/2025
AKTUALITET

Bardhi: Balluku ecën e qetë rrugëve të Tiranës, pasi ka nënshtruar me presion kriminal SPAK-un

20:04 : 27/09/2025
AKTUALITET

Balluku zyrtarisht në hetim nga SPAK dhe për aferën e parkut fotovoltaik të digës së Zadejës

19:57 : 25/09/2025
AKTUALITET

Dumani takon ministrin e ri/ Bardhi: SPAK nuk mund të kthehet në mekanizëm propagande të Qeverisë

18:20 : 22/09/2025
AKTUALITET

Rikonfirmimi i Ballukut/ Bardhi: Vërteton se ajo ka lidhje me krimin dhe shantazhon Ramën

22:38 : 19/09/2025
Para

“Do fliste”/ Berisha reagon për ish-deputetin Alqi Bllako: Rama e nxori nga burgu

TË GJITHA

Rënia e avionit të Azerbajxhanit në 2024, Putin: Mbrojtja ajrore ruse ishte përgjegjëse

17:58 : 09/10/2025

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet në Tiranë, reagon Presidenca: Respektojmë vendimin

17:43 : 09/10/2025

Kushtetuesja pezulloi dekretin, zbardhet mesazhi që u ka shkuar strukturave të PS

17:34 : 09/10/2025

Vendimi i Kushtetueses, reagon Florjan Binaj: Kurdo që të caktohet votimi, ne do të marrim pjesë

17:17 : 09/10/2025

GJK anuloi zgjedhjet në Tiranë, Bardhi: Kllouni në Presidencë duhet të kishte dhënë dorëheqjen sot!

16:58 : 09/10/2025

‘Tomahawk’ bëhet makthi i Moskës

16:50 : 09/10/2025

Publikohet lista përfundimtare e kandidatëve për drejtues të SPAK (Emrat)

16:38 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com