• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Banka e Shqipërisë shtyn mbylljen e shërbimit për ankandet e bonove për individët

08:22 : 07/10/2022
në AKTUALITET, KRYESORE

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi shtyrjen në kohë të mbylljes së aktivitetit të ndërmjetësimit të investimit të personave fizikë në bonot e thesarit nëpërmjet Bankës së Shqipërisë.

Sipas informacionit të publikuar, Banka e Shqipërisë do të shtyjë në kohë mbylljen e sporteleve të saj që ofrojnë shërbimin e ndërmjetësimit të investimit të individëve në bonot e thesarit të qeverisë shqiptare, por nuk ka bërë të ditur nëse shtyrja do të ketë një afat të përcaktuar kohor apo vendimi do të qëndrojë në fuqi deri në një vendimmarrje të re.

Paraprakisht, Banka e Shqipërisë kishte planifikuar që këto sportele të mbylleshin përfundimisht në datën 31 dhjetor 2022. Por, duke marrë në konsideratë zhvillimet e fundit në tregjet financiare në kushtet e rritjes së normës bazë të interesit, Banka e Shqipërisë ka vlerësuar se mbajtja e hapur e këtij kanali do të ndikojë jo vetëm në një transmetim më të shpejtë të politikës monetare në ekonomi, por dhe do të lehtësojë vendimmarrjen e individëve në kushtet e reja monetare që po kalon vendi.

Në gusht 2020, Banka e Shqipërisë pati njoftuar ndërprerjen e ofrimit të shërbimit të ndërmjetësimit për pjesëmarrje në ankandet e bonove të thesarit. Që prej 1 janarit 2021, banka qendrore pranonte më hapjen e llogarive të reja për këtë qëllim, ndërsa duke filluar nga viti 2023 shërbimi nuk do të ofrohej më as për ata individë që kishin llogari të hapura.

Ky vendim u mor me argumentin se tashmë tregu i subjekteve private që e ofrojnë këtë shërbim ishte i konsoldiuar dhe kompetitiv. Pjesëmarrja në ankandet e tregut primar bëhet përmes ndërmjetësve të licencuar financiarë, që janë zakonisht bankat tregtare. Aktualisht, në Shqipëri ekzistojnë 11 shoqëri komisionere të licencuara për investimin në tituj, kryesisht banka tregtare.

Lexo edhe:

Buxheti 2026/ Banka e Shqipërisë: Rishikoni skemën e pensioneve dhe kujdes me koncesionet

Exchange: Rrjetet e fshehta financiare pas grupeve të narkotrafikut shqiptar

Vendimi i Bankës së Shqipërisë për të shtyrë duket se ka synim që të nxisë konkurrencën e produkteve në tregun financiar dhe lehtësimin e pjesëmarrjes së individëve në ankandet e tregut primar të bonove të thesarit. Pas nisjes së normalizimit monetar, yield-et e bonove të thesarit janë rritur me ritme të shpejta, duke i bërë këto instrumente më tërheqëse për investitorët, përfshi këtu edhe individët.

Nga ana tjetër, në muajt e fundit qeveria është përballur shpeshherë me mosplotësim të shumave të kërkuara në ankandet e bonove. Mbyllja e sporteleve për këtë shërbim mund të jetë gjykuar si një faktor kufizues për pjesëmarrjen e individëve në ankande, ndaj Banka e Shqipërisë ka bërë një hap mbrapa dhe ka vendosur të vazhdojë ta ofrojë shërbimin.

Statistikat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se edhe për vitin 2021 investimet e individëve në ankandet e emetimit të titujve të qeverisë kanë shkuar në pjesën më të madhe për bono thesari.

Vitin e kaluar, blerjet e bonove nga individët në tregun primar arritën vlerën e 9.2 miliardë lekëve, me një rritje prej 2.3% krahasuar me një vit më parë. Instrumentet afatshkurtra përbënin rreth 58.5% të investimeve të individëve në titujt e borxhit qeveritar për vitin 2021. Ndërkohë, investimet në obligacione pësuan rënie në vlerën e 6.5 miliardë lekëve, 5.4% më pak krahasuar me vitin 2020./ MONITOR

Etiketa: ankandet e bonoveBanka e ShqiperiseMonitor

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Buxheti 2026/ Banka e Shqipërisë: Rishikoni skemën e pensioneve dhe kujdes me koncesionet

12:03 : 10/11/2025
AKTUALITET

Exchange: Rrjetet e fshehta financiare pas grupeve të narkotrafikut shqiptar

09:09 : 15/10/2025
AKTUALITET

A i është prekur pavarësia Bankës së Shqipërisë?

20:23 : 13/10/2025
AKTUALITET

BSH: Indeksi i çmimit të banesave u rrit me gati 42%. “Fluturojnë” edhe qeratë

15:08 : 24/09/2025
AKTUALITET

Banka e Shqipërisë i vendos masa kufizuese UBA Bank të Kadri Morinës, pezullon dhënien e kredive

13:04 : 17/08/2025
AKTUALITET

Paraja jashtë banke u rrit me një rekord prej 107 milionë eurosh përpara zgjedhjeve

08:03 : 02/07/2025
Para

Të shtëna me armë në një hotel

TË GJITHA

Tritoli dhe gjoba në Kamëz, mes të arrestuarve edhe një ish-polic! Lidhja me Vis Martinajn

11:14 : 16/11/2025

Turizmi i palloshit , dhe “Fiume di M*rda” në mes të Tiranës

11:07 : 16/11/2025

EMRAT/ Gjobë 500 mijë euro, 3 të arrestuar për tritolin në Kamëz

10:52 : 16/11/2025

Kryebashkiaku i Sarandës Oltion Çaçi dhuroi shkollën e qytetit tek oligarkët për resort

10:39 : 16/11/2025

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Laprakë finlandezi

10:29 : 16/11/2025

Monopolet, oligopolet dhe nevojtorja e Autoritetit të Konkurrencës

10:19 : 16/11/2025

Vrau me thikë djalin e tij, Prokuroria dërgon në gjyq Hekuran Gjonin

09:52 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com