• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Trondit Edi Rama, thotë se ishte gati të fuste në luftë NATO-n me Iranin

10:12 : 06/10/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Nëse shqiptarëve u ofroi garanci se situata qe nën kontroll pas sulmit kibernetik të Iranit, kryeministri Edi Rama foli ndryshe për të huajt, në një prononcim bombë me gazetaren Maggie Miller të Politico.

Kështu, Rama i ka thënë gazetares se kishte menduar të evokonte “Nenin 5” të NATO-s, pas sulmit kibernetik të Iranit ndaj vendit tonë. “Neni 5” parashikon se nëse një vend i NATO-s sulmohet, atëherë të gjithë vendet antare konsiderohen të sulmuar, çka nënkupton edhe kundërpërgjigjen në bllok të aleancës.

Me pak fjalë, Edi Rama pranon se për një moment ishte gati të fusë në luftë NATO-n me Iranin, të cilin e bën përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj shtetit shqiptar.

Mendimi, nëse do të kishte baza reale, do të ndryshonte ekulibrat globalë në një kohë mjaft të pasigurtë. Fatmirësisht nuk i ka zgjatur për shumë kohë.

Reflektimi për skenarin e luftës nga Rama

Lexo edhe:

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

Në prononcimin për Politico, Rama tregon se çfarë e bëri të reflektonte dhe të mblidhte veten duke sqaruar: “Kam shumë respekt për miqtë dhe aleatët tanë për t’u thënë atyre se çfarë duhet të bëjnë. Ne jemi gjithmonë shumë të kujdesshëm që të jemi shumë të përulur në vlerësimet tona”.

“Ishte e tepërt për ne të mendojmë dhe të arrijmë në vendimin se duhet t’i kërkojmë NATO-s të nxisë Nenin Pesë,” vazhdoi Rama.

Deklarata ka kapur një titull bombastik në Politico, që e ka marrë në analizë mundësinë reale të një skenari të tillë, përmes shpjegimeve të zyrtarëve të lartë të aleancës.

Si e trajton NATO sulmin kibernetik?

Rezulton se edhe sikur t’i kishte shkuar deri në fund idesë për të testuar unitetin e NATO-s në një moment delikat, Rama nuk do t’ia kishte arritur qëllimit.

Gazetarja kujton se Neni 5 është thirrur vetëm një herë, pas sulmeve të 11 Shtatorit në SHBA, që sigurisht nuk kanë të krahasuar me sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë.

Kur bëhet fjalë për sulme virtuale, si ai që ndodhi në Shqipëri, Stoltenberg është shprehur ftohtë në vitin 2018.

“Më pyesin shpesh, ‘në çfarë rrethanash NATO do të nxiste Nenin 5 në rastin e një sulmi kibernetik?” Përgjigja ime është: do të shohim”, tha Stoltenberg në atë kohë.

Deklarata e fortë e ka bërë gazetaren e Politico të kujtojë edhe një herë se sa e vogël është Shqipëria, në raport me vendet e tjera të NATO-s dhe në këtë linjë i ka shkëputur një lutje Ramës për ndihma në dollarë për sistemet kibernetike.

Disa vite më parë, një renditje e Politico e konsideroi Edi Ramën si liderin më pak të rëndësishëm të Europës dhe të rajonit.

Ndoshta për ta fashitur këtë shije të keqe, kryeministri i Shqipërisë nuk i ka rezistuar tundimit t’u japë lexuesve anglishtfolës një ide të rëndësisë që mendon se mund të ketë, në një situatë hipotetike./Lapsi.al

Etiketa: Edi RamaIranluftenato

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

22:01 : 29/10/2025
AKTUALITET

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

21:14 : 29/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Rama në luks me charter, ndërsa shqiptarët presin biletën e largimit

18:30 : 29/10/2025
BOTA

Ministri belg: Nëse Moska na sulmon, do ta rrafshojmë

18:19 : 29/10/2025
AKTUALITET

Liqeni Artificial i “sëmurë”, ndotje nga tetë drejtime

18:04 : 29/10/2025
BOTA

Ministri belg i Mbrojtjes: Nëse sulmohet Brukseli, ne do ta rrafshojmë Moskën

15:15 : 29/10/2025
Para

Aksident në Fushë-Krujë/ Shoferja përplas motorin, plagosen 2 persona

TË GJITHA

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

22:01 : 29/10/2025

Alarmante, 200 vendgrumbullime ilegale mbetjesh, burim ndotje dhe sëmundjesh

21:55 : 29/10/2025

“Për ju 800”/ Mashtrimi i një gruaje në Peqin, merr KEMP dhe nxjerr fëmijët të lypin

21:45 : 29/10/2025

Skandali me hemodializën! Braçe kërkon auditim 10-vjeçar për pagesat pa shërbime në Spitalin Amerikan

21:37 : 29/10/2025

U akuza për kultivim droge, reagon Belina Pupa

21:15 : 29/10/2025

Pse sugjerimet e Edi Ramës nuk janë në interes të Kosovës

21:14 : 29/10/2025

Skandal në kufi/ Zbulohet rrjeti i kontrabandës së viçave nga Maqedonia, cënohet siguria ushqimore

20:59 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com