• Kontakt
Friday, November 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Deklarata e fortë e Ramës nga Praga: Europa është në prag të Luftës së III Botërore!

22:49 : 06/10/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Nga Praga ku ndodhet për të marrë pjesë në mbledhjen e parë të Komuniteti Politik Evropian, kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë të fortë, teksa tha se Europa me shumë mundësi gjendet në prag të Luftës së Tretë Botërorë.

“Europa gjendet në prag të një lufte të mundshme të Tretë Botërore. Edhe një herë, Europa është aty. Edhe një herë, Europa është në një fazë ku e ardhmja e saj që s’mund të parashikohet, në fakt mund të parashikohet vetëm duke u ndërtuar nga ne. Beteja për Europën nuk mund të jetë ajo që i takon vetëm për një dore problemesh për t’u zgjidhur, por për një politikë të tërë që është shtysë e një rruge të re bashkëjetese. Ja pse premtimi, joshja, mundësia e një Komunitetit Politik Europian të ri është kaq tërheqëse”, tha Rama.

Më tej, kryeministri u ndal te rëndësia e një takimi të tillë ku liderët e 40 vendeve që përbëjnë kontinentin europian u takuan së bashku me përjashtim të Rusisë.

Duke folur për kushtet në të cilat gjenden venden e Ballkanit Perëndimor, gjatë reagimit të tij në emisionin “Opinion”, Rama tha se ai druan që këto vende mund të rrezikojnë sërish të mbeten vetëm, si në rastin e vaksinave.

“Druaj se, ndërsa të gjithë përballemi me probleme të përbashkëta, si çmime energjie që shkojnë në stratosferë, ne – europianët e Ballkanit, mund të përjetojmë sërish vetminë e frikshme të ekzistencës në brendësi të kufirit të brendshëm të Europës dhe të përjashtuar nga zgjidhjet e përbashkëta, ashtu siç u lamë jashtë nga plani i shpërndarjes së vaksinave gjatë fazës së parë e më akute të pandemisë. Druaj po ashtu, se të rinjtë më të mirë e më të shkëlqyer që kemi do të vazhdojnë të largohen drejt universiteteve më të mira të BE-së, sepse universitetet tona do të vazhdojnë të lihen jashtë bashkëpunimit të BE-së në arsimin e lartë, Sistemit të Arsimit të Lartë të BE-së. Druaj se përballë realitetit të përbashkët të mungesës së forcës së kualifikuar të punës, për shembull, në fushën e kujdesit shëndetësor, vendimet e egra të tregut do të vazhdojnë të imponohen. Që do të thotë që, vende të varfra të këtij kontinenti si i yni dhe si vendet e rajonit, do të vazhdojnë të financojnë studimet e mjekëve dhe infermierëve që gllabërohen nga vendet më të pasura të kësaj Europe të përbashkët, pa na dhënë asgjë në këmbim, përveç shijes së hidhur që është e njëjta histori që përsëritet e njëjta humbje që vazhdon. Në fund, druaj se ideja e ndarjes së barrës në një hapësirë të re bashkëpunimi mund të qëllojë të kthehet përsëri në një iluzion të dhimbshëm që s’ishte as kjo gjëja e duhur për ne. Por, thënë të gjitha këto, hapur, troç, përballë, duhet nënvizuar se, duke lënë frikën mënjanë, unë mbetem një mbështetës dhe ne jemi mbështetës të këtij Komunitetit të ri Politik Europian”, shtoi kreu i qeverisë.

Lexo edhe:

Berisha publikon deklaratat e Ramës: I bëri avokatinë Luftar Hysës! E shpalli investitor strategjik njeriun e Sinaloas

Berisha: Në takimin e ‘Arubas’ mund të kenë qënë dhe vëllezërit Hysa!

Etiketa: Edi RamaKomuniteti Politik i EuropesLufta e Trete Boterore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha publikon deklaratat e Ramës: I bëri avokatinë Luftar Hysës! E shpalli investitor strategjik njeriun e Sinaloas

13:29 : 14/11/2025
AKTUALITET

Berisha: Në takimin e ‘Arubas’ mund të kenë qënë dhe vëllezërit Hysa!

13:26 : 14/11/2025
AKTUALITET

Takimi me Ramën dhe përfshirja në kartelin “Sinaloa”, media spanjolle: Si u bë Luftar Hysa objektiv i Thesarit amerikan

12:31 : 14/11/2025
AKTUALITET

Uji i pijshëm i ambalazhuar/ KLSH ngre alarmin: Sistemi i kontrollit nuk garanton cilësi dhe siguri

11:55 : 14/11/2025
BOLD BLOG

Ortakët e sanksionuar nga USA të “Sinaloa”, miliona dollarë nga Meksika në Shqipëri

10:45 : 14/11/2025
AKTUALITET

Thellohen pabarazitë e zhvillimit ekonomik në vend, 8 qarqe në rënie

08:15 : 14/11/2025
Para

Agron Duka zbulon propozimin që i bëri Berishës: Nuk i fitojmë dot zgjedhjet nëse…

TË GJITHA

Rriten aksidentet në punë, 117 persona të aksidentuar gjatë vitit 2024

15:27 : 14/11/2025

I djeg shtëpinë të dashurit, arrestohet 37-vjeçarja në Tiranë

15:21 : 14/11/2025

Ish-drejtori i Bashkisë Tiranë me 3 vila në “Secret Garden” të Shefki Karamuçës. A janë bërë ndërtime pa leje?

15:19 : 14/11/2025

Goditet grupi i drogës në Shkodër, 6 të arrestuar (EMRAT)

15:13 : 14/11/2025

Finlanda do t’i kërkojë KE-së 16 milionë euro për kontrollin kufitar me Rusinë

15:07 : 14/11/2025

Raporti i KLSH/ Gent Gazheli dështoi te Doganat, nuk mblodhi detyrimet dhe rriti borxhin në 2024

14:56 : 14/11/2025

“Me çfarë surrati më merr”, flet nëna e 36-vjeçarit që vrau gruan dhe veten: Biseda me njerëzit e nuses

14:50 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com