• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Putin përballë botës

10:09 : 04/10/2022
në AKTUALITET, BOTA, KRYESORE, OP-ED

Nga Ilir Kalemaj

Rusia po numëron disfata turpëruese në terren, veçanërisht pas marrjes së qytetit strategjik të Liman-it në verilindje të vendit nga forcat ukrainase. Rajonet e Donbasit që përfshijnë Luhanskun dhe Donets-in dhe përbëjnë rreth 20 përqind të sipërfaqes së Ukrainës që së fundmi u aneksuan në letër nga Federata Ruse, duket se janë de facto minimalisht të kontestuara dhe Moska po humbet cdo ditë e më tepër epërsinë mbi to. Ndihmat ushtarake veçanërisht nga SHBA-të që po japin deri në 50 përqind të sasisë si dhe ato financiare ku përsëri kryesojnë Amerika me BE-në, bashkë me vendosmërinë e ukrainasve për të luftuar dhe rezistuar agresionit rus, duket se po japin frytet e para, ku vërehet një nervozizëm në rritje nga ana e Kremlinit. Nervozizëm që përkthehet në mos në mungesë logjike në prirje irracionale apo interpretime ahistorike, siç u vu re dhe në fjalimin e fundit të Putin që mori veçanërisht bujë për përmendjen e opsionit bërthamor. Por çfarë tha tjetër Putin dhe si mund ta lexojmë atë?

Fjalimi i Putin dha qartazi një panoramë të mënyrës sesi i sheh Kremlini zhvillimet e fundit por edhe thelbin e asaj që ka ndodhur në Ukrainë qysh nga fillimi i pushtimit deri te aneksimi ilegal i ditëve të fundit. Në fjalimin e tij drejtuar rusëve, presidenti Putin e paraqet konfliktin në Ukrainë si një luftë që Perëndimi po udhëheq ndaj Rusisë. Duke e dashur këtë të fundit të kthehet në koloni të tij. Për të nuk është aq zgjerimi i NATO-s sesa fakti që Perëndimi po përdor fuqitë e kombinuara të financës dhe teknologjisë për të mbledhur atë që ai e quan “taksën e hegjemonisë”. Për të arritur këtë qëllimi, Perëndimi po krijon enklava terroriste, destabilizon shtete dhe mbi të gjitha i privon vendet e tjera nga sovraniteti.

Natyrisht që për të, Rusia që është një qytetërim i vjetër dhe shtet me traditë të respektuar nuk mund t’i përkulet këtyre rregullave të deformuara të imponuara nga fuqi rivale. Në fjalim ai arriti deri aty sa t’i quajnë elita perëndimore si “totalitare, despotike dhe apartedistike”. Për të, ato janë raciste ndaj Rusisë por edhe vendeve të tjera. Rusofobia është racizëm, u shpreh ndër të tjera Putin. Perëndimi e quan veten si bota e qytetëruar por kjo në vetvete është aparteid ndaj pjesës tjetër të botës sipas rusëve. Për këtë ai shkon mbrapa në histori dhe sjell evidenca që shkojnë nga gjenocidi ndaj indianëve të Amerikës, te detyrimi i Kinës për të blerë opium.

Për Putinin, Perëndimi është përpjekur pareshtur të destabilizojë dhe dobësojë Rusinë qysh nga shekulli i 17-të. Madje ai shkon aq larg sa e quan gati pushtim të Amerikës mbi Gjermaninë, Japoninë apo Korenë e Jugut që amerikanët e maskojnë duke i quajtur aleatë. Ai e përmbyll fjalimin duke thënë që “e kupton përgjegjësinë e Rusisë ndaj komunitetit ndërkombëtar” dhe do të “bënte çdo gjë për të qetësuar kokat e nxehta të neokolonistëve që janë të destinuar për të dështuar”. Për të imperative është që Federata Ruse të thyejë hegjemoninë e Perëndimit.

Lexo edhe:

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë (Pikëtakimi: Emiratet e Bashkuara Arabe?)

Takimi me Trump, Putin zbulon vendin ku do të kryhen bisedimet për paqen në Ukrainë

Për disa që nuk janë të njohur me karakteristikat e Perandorisë Ruse të shndërruar nga bolshevikët në Bashkim Sovjetik me një hegjemoni të fortë të rusëve në të, dhe më pas një periudhe anarko-demokracie nën Jelcinin, nën periudhën e sundimit të Putin, këto mund të duken thjesht delire të një udhëheqësi në disfatë. Apo thjesht retorikë për konsum të brendshëm të një lideri të cilit i ka rënë mbështetja nga 83 përqind në 77 përqind nga fillimi i luftës deri tani.

Por në fakt, për ata që e njohin ngritjen në pushtet të Putin, artikulimin e tij qysh në krye të herës që shpërbërja e Bashkimit Sovjetik ishte katastrofa më e madhe gjeopolitike e shekullit të 20-të, përpjekjet e pareshtura për të fituar një vend si fuqi e rëndësishme globale pas rënies së rendit dypolar, rikrijimi i botës shumëpolare që ka qenë karakteristikë e viteve 1815-1914 (pas luftërave napoleonike), kur Perandoria Ruse ka qenë një fuqi e respektuar, ka qenë një konstante në artikulimin e tij. Krahas fuqizimit të siloviki apo bashkëpunëtorëve të tij të ish-KGB që tashmë janë dhe rrethi i “nouveaux riche” të Moskës dhe që kanë monopolin e pushtetit politik, ekonomik dhe financiar. D

Disfata në Ukrainë do të ishte një vetëvrasje politike të cilit nuk i ka rezistuar asnjë udhëheqës rus deri më sot, duke përfshirë dhe Carin e fundit të Perandorisë. Por do të ishte dhe disfatë për një klan i cili i ka rrënjët e thella, xhepat e mbushur dhe pushtet të centralizuar, i cili rrezikon pak nga sanksionet por do të ishte e vështirë t’i rezistonte gërryerjes së legjitimitetit të brendshëm në rast të një disfate të fortë në frontin e jashtëm.

Etiketa: ilir kalemajRusiUkrainevladimir Putin

Lajme të lidhura

BOTA

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë (Pikëtakimi: Emiratet e Bashkuara Arabe?)

21:57 : 07/08/2025
BOTA

Takimi me Trump, Putin zbulon vendin ku do të kryhen bisedimet për paqen në Ukrainë

16:35 : 07/08/2025
BOTA

Putin i hapur për takim me Zelenskyn: S’kam asgjë kundër, por duhen krijuar kushtet

16:05 : 07/08/2025
BOTA

Drejt arritjes së paqes? Trump planifikon takim me Putin dhe Zelenskyn javën e ardhshme

21:45 : 06/08/2025
BOTA

Lufta në Ukrainë/ Trump pritet të flasë me Zelenskyn

17:28 : 06/08/2025
BOTA

VIDEO/ Sherr masiv në një plazh të Ukrainës, vajzat përleshen me njëra-tjetrën

17:14 : 06/08/2025
Para
Marrë nga "Instagrami"

Çfarë ndodhi? Stresi merr vendimin e papritur, zbulohet arsyeja

TË GJITHA

OpenAI lançoi GPT-5: Modeli më i fundit i chatbox-it tani në dispozicion!

14:53 : 08/08/2025

OKB: Njeriu shkaktari kryesor i zjarreve pyjore

14:45 : 08/08/2025

Hëna e Plotë e 9 Gushtit/ 4 shenjat e horoskopit që do të ndikohen më shumë

14:28 : 08/08/2025

Aksioni i SPAK, masë e re për Franc Çopjan dhe Ervin Çelajn

14:12 : 08/08/2025

Pas 12 viteve në pushtet Rama “zbulon” kufirin mes sheshit publik dhe lokalit privat

14:05 : 08/08/2025

“Mos kalo në rrugën tonë”/ Kërcënuan 55-vjeçarin, e pësojnë dy persona në Fushë Arrëz

13:43 : 08/08/2025

Dhunoi gruan dhe vajzën, arrestohet 56-vjeçari në Tiranë

13:32 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com