• Kontakt
Wednesday, October 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Zyrtarët e kapur nga krimi i organizuar në Fier”/ SPAK shfryn akuzat e Petro Koçit

16:56 : 30/09/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Deputeti i Partisë Socialiste, PS për Qarkun e Fierit, Petro Koçi bëri më 16 korrik 2021 një deklaratë publike me anë të cilës theksonte se në Fier “duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike.

Me anë të një statusi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook dhe në një deklaratë për mediat, Koçi akuzoi se tenderët publikë në Fier po fitoheshin nga organizatat kriminale që operojnë në këtë zonë.

“Protagonistë të trafikut të drogës dhe të dhunës tashmë kanë legalizuar subjekte biznesi që fitojnë tenderë publike. Këtë e realizojnë ose nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta me ndonjë titullar institucionesh ose nëpërmjet kërcënimit të zyrtarëve të caktuar që ekzekutojnë prokurimet si edhe nëpërmjet eliminimit të konkurrentëve në procesin e tenderimit duke kërcënuar pronarët e subjekteve të biznesit”, shkroi atëherë Koçi.

Bazuar në këto deklarata publike policia referoi kallëzim më 26 korrik 2021 në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK që sqaroi atëherë se kishte filluar verifikimin e rastit. Rreth dy muaj më vonë, bazuar vetëm në një veprim hetimor, marrjen e deklarimeve të deputetit Petro Koçi në cilësinë e personit që ka dijeni mbi veprën penale, SPAK ka vendosur mosfillimin e procedimit penal.

Në vendimin e mosfillimit të procedimit penal të nënshkruar nga prokurori Edvin Kondili pasqyrohen fillimisht deklaratat publike të deputetit Koçi për ndikimin e organizatave kriminale tek zyrtarët në institucionet e Fierit, si dhe për përfitimin e fondeve publike prej tyre.

Lexo edhe:

Afera e rrugës Korçë-Ersekë/ Inxhinieri Nazarko: Në SPAK kallëzova Ballukun dhe Verdhon, jo Erion Isain

“Shumë shpejt pritet masë ndaj një deputeti”/ Karamuço: Një grua çoi bllokun me shënime në SPAK

Në vijim radhiten deklarimet e Koçit në cilësinë e personit që ka dijeni mbi veprën penale, ku ai është shprehur se nuk di asgjë konkrete. SPAK i ka kërkuar fillimisht deputetit të PS-së që të japë më shumë detaje lidhur me pretendimet e tij të publikuara në rrjetin social Facebook si dhe në intervistën që ka dhënë në televizionin Report Tv.

Koçi ka shpjeguar se këto deklarime i ka bërë për të inkurajuar dhe përgëzuar rezultatet e reformës në drejtësi, si dhe punën që po bënë SPAK në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. “[…]Si dhe për të inkurajuar qytetarët dhe zyrtarët e niveleve të ndryshme për t’i rezistuar presioneve të krimit dhe për ti denoncuar rastet e korrupsionit. Gjithashtu i kam bërë këto deklarata dhe për të dekurajuar botën e krimit”, ka deklaruar Koçi dhe ka shtuar se në gjykimin e tij, subjekte të ndryshëm të botës së krimit kanë pastruar para në fushën e ndërtimit. “Jam i bindur se këto aktivitete, pa bashkëpunimin e zyrtarëve publikë, nuk do të kryheshin”, ka dhënë Koçi opinonin e tij para hetuesve të SPAK.

Koçi është përballur edhe me një pyetje tjetër në SPAK, ku i është kërkuar të deklaronte nëse kishte ndonjë informacion konkret për subjektet e krimit të organizuar, zyrtarët publikë dhe për cilat raste bëhej fjalë.

Deputeti Koçi është përgjigjur se deklarimet e tij kanë qenë të përgjithshme dhe në pasqyrim të perceptimit të elektoratit. “[…]Por nuk kam pasur të bëj me individë apo raste konkrete, pasi unë siç kam vepruar dhe në raste të shkuara, do të bëja kallëzim penal nëse do të kisha informacione të tilla dhe nuk do të mjaftohesha me deklarata publike. Unë kam bindjen që institucionet ligjzbatuese, lokale apo qëndrore, disponojnë të dhëna konkrete në lidhje me subjektet e botës së krimit që operojnë në qytetin e Fierit”, ka pohuar Koçi dhe ka shtuar se deklarimet e tij nuk janë mirëpritur nga shumë zyrtarë lokalë.

Bazuar në këto shpjegime të deputetit Koçi, SPAK konstaton se ai nuk disponon asnjë provë, asnjë informacion konkret, asnjë fakt dhe asnjë dëshmitar në lidhje me pretendimet e tij dhe për rrjedhojë konkludon se nuk provohet ekzistenca e ndonjë fakti penal, duke vendosur mosfillimin e procedimit penal.

I pyetur nga BIRN lidhur me ndryshimet e deklarimeve publike me ato të dhëna në SPAK, Koçi këmbënguli se ishin të njëjta. “S’ka asnjë ndryshim mes deklaratave të mia në publik me ato në SPAK. Por, unë nuk zëvendësoj as drejtësinë dhe as policinë. Fenomenet janë ashtu si i kam denoncuar politikisht. Unë e kam për detyrë të përfaqësoj politikisht vlerësimin e zgjedhësve si edhe timin personal për zhvillime dhe fenomene që janë shqetësuese për shoqërinë dhe shtetin”, u shpreh Koçi nëpërmjet aplikacionit WhatsApp.

Etiketa: FierPetro Koçispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Afera e rrugës Korçë-Ersekë/ Inxhinieri Nazarko: Në SPAK kallëzova Ballukun dhe Verdhon, jo Erion Isain

20:50 : 30/09/2025
AKTUALITET

“Shumë shpejt pritet masë ndaj një deputeti”/ Karamuço: Një grua çoi bllokun me shënime në SPAK

20:17 : 30/09/2025
AKTUALITET

Pjesë e tenderit abuziv/ GJKKO dënon me 1.5 vite burg Denis Xholin, bashkëpuntorin e Lefter Allës

16:36 : 30/09/2025
AKTUALITET

SPAK: I pandehur edhe ndërtuesi Rrok Gegaj, bashkë me ish-kryebashkiaken e Tropojës (AKUZAT)

16:34 : 30/09/2025
AKTUALITET

Ngacmoi s*ksualisht një të mitur, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim 60-vjeçarin/ EMRI

15:29 : 30/09/2025
AKTUALITET

Sherr në Fier, 32-vjeçari përplas me makinë 40-vjeçarin pas konfliktit

09:19 : 30/09/2025
Para

Gjenden eshtrat që dyshohet se i përkasin biznesmenit shqiptar, policia jep detajet

TË GJITHA

Ramës i dështon propaganda me teknologjinë, e shfaq “Diellën” me 6 gishta

18:06 : 01/10/2025

Ardian Ismajli humb duelin me Serbinë, do të mungojë gjatë

18:02 : 01/10/2025

Një herë ‘i djegin’ shtëpinë, një herë i thyejnë bravën/ Si e ka ‘hallin’ Françeska Murati?

18:02 : 01/10/2025

Kanceri i gjirit, mbi 800 raste në vit në Shqipëri

17:56 : 01/10/2025

Lubonja: Shqipëria rrezikon të ketë dy kryetarë bashkie në Tiranë pas 9 nëntorit

17:47 : 01/10/2025

Dekretimi i zgjedhjeve në Tiranë/ Vokshi: Begaj zbaton urdhrat e Ramës, shkeli hapur Kushtetutën

17:38 : 01/10/2025

Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë, Manjani: Nëse do ta kishte bërë Meta, do ishte shkarkuar

17:27 : 01/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com