• Kontakt
Saturday, September 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Uragani Ian prek tokën sërish, këtë radhë në Karolinën e Jugut

22:55 : 30/09/2022
në BOTA

Uragani Ian preku sërish tokë, këtë radhë në shtetin Karolinë e Jugut, pasi la dëme masive në mbarë shtetin Florida.

Qendra Kombëtare e Uraganëve tha se epiqendra e Ianit mbërriti në breg të premten pasdite pranë qytetit Georgetown, me një shpejtësi maksimale erërash prej 140 kilometrash në orë.

Uragani pritet të sjellë në vazhdim përmbytje me rrezik për jetën dhe erëra të fuqishme në tre shtete: Karolinë e Jugut, Xhorxhia dhe Karolinë e Veriut. Zyrtarët e të treja këtyre shteteve u kanë bërë thirrje banorëve të përgatiten për kushte të rrezikshme.

Deri të premten, makinat nuk u lejuan të qarkullonin në Qarkun Charleston, të Karolinës së Jugut dhe Aeroporti Ndërkombëtar në Charleston u mbyll për shkak të erërave të fuqishme. Qarku ka rreth 400 mijë banorë dhe ka çelur pesë vendstrehime.

Ekspertët parashikojnë stuhi e përmbytje pas dëmeve katastrofike që shkaktoi stuhia e fuqishme në Florida, duke bllokuar me mijëra njerëz brenda shtëpive të përmbytura.

Lexo edhe:

Mashtrimi te “Myslym Shyri”, i dha tokën për pallat e për vete ngeli me ‘gisht në gojë’

Refik Halili gënjen dhe dhunon pronarin e tokës ku ndërtoi kompleksin, të afërmit e tij agresivë me median

Autoritetet kanë dhënë alarmin për të gjithë bregun e Karolinës së Jugut dhe atë të Veriut. Rradhë të gjata makinash u panë të enjten tek largoheshin nga Çarlestoni dhe të premten ai u gdhi kryesisht bosh, i goditur nga erëra të fuqishme e reshje shiu.

Shpejtësia mesatare e erërave sot llogaritet në rreth 140 kilometra në orë. Qendra Kombëtare e Uraganëve njoftoi për një “stuhi kërcënuese për jetën” përgjatë zonës bregdetare të Karolinës së Jugut dhe të Veriut.

Në Florida, grupet e shpëtimit po vijojnë me përpjekjet për të shpëtuar banorët e bllokuar nga përmbytjet.

Guvernatori i Floridës Ron DeSantis tha se të enjten ishin shpëtuar të paktën 700 vetë, kryesisht nga ajri. Në operacione u përfshi Roja Bregdetare, Garda Kombëtare dhe ekipet e kërkim-shpëtimit.

Uragani Ian goditi bregun e Gjirit të Floridës të mërkurën, si një stuhi e fuqishme e kategorisë 4, një nga stuhitë më të forta që ka goditur ndonjëherë SHBA-në me një shpejtësi mesatare të erës prej 241 kilometrash në orë. Ai përmbyti shtëpi në të dy brigjet e shtetit dhe la pa energji elektrike 2.6 milionë shtëpi e biznese, që përbëjnë një të katërtën e klientëve në këtë shtet.

Të paktën gjashtë persona janë konfirmuar të vdekur në Florida.

Sipas një studimi të përgatitur menjëherë pasi stuhia goditi tokën, ndryshimet klimatike kanë bërë që uragani të sjellë me vete të paktën 10% më shumë shi.

Etiketa: IanTokauragani

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mashtrimi te “Myslym Shyri”, i dha tokën për pallat e për vete ngeli me ‘gisht në gojë’

21:11 : 25/09/2025
AKTUALITET

Refik Halili gënjen dhe dhunon pronarin e tokës ku ndërtoi kompleksin, të afërmit e tij agresivë me median

21:47 : 19/09/2025
BOTA

Klima e Tokës po u afrohet pikave të pakthyeshme

09:06 : 14/09/2025
AKTUALITET

“Tokat rreth Elbasanit të ndotura”/ Specialisti: Në qarkullim ka pesticide me “kafkë”, përdoren pa kriter

22:41 : 10/09/2025
AKTUALITET

Mbi 81% e certifikatave të pronësisë në fshat janë në emër të burrave

22:51 : 09/09/2025
AKTUALITET

Rama i kthen tokat e djegura në zona betoni, dyshimet mbi keqmenaxhim të qëllimshëm të flakëve

17:12 : 06/09/2025
Para

Aneksimi i katër rajoneve, SHBA ‘merr masa’ ndaj qindra rusëve

TË GJITHA

Shit-blerjet në kampet kundërshtare si fenomen politik i tranzicionit

15:27 : 27/09/2025

Siria lëshon fletarrestim për Assadin

15:22 : 27/09/2025

Zbulohen 3 parcela me kanabis në Himarë, shpallen në kërkim 2 persona/ EMRAT

15:14 : 27/09/2025

Morën peng të miturin në Krujë, 2 në pranga dhe 2 në kërkim/ EMRAT

15:02 : 27/09/2025

Vrasja në Tepelenë/ Berisha publikon arkivën e krimeve të klanit mafioz Braçe

14:46 : 27/09/2025

“Industria në vdekje klinike”, Tabaku: Modeli ekonomik i qeverisë Rama ka shkatërruar prodhimin

14:30 : 27/09/2025

BE miraton planin për “murin mbrojtës” kundër dronëve rusë

14:10 : 27/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com