• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndërtimet pa leje, Rama mbulon “verbërinë” e Mariglen Qatos së IMT

16:35 : 29/09/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama është munduar gjatë dy ditëve të fundit që të mbulojë skandalin që ka përfshirë Inspektoratin Ndërtimor të Tiranës, pas identifikimit të një pallati pa leje të ndërtuar nga Lul Morina dhe trek ate shtesë të ndërtuar nga Pëllumb Salillari.

Rama i është rikthyer strategjisë së tij të preferuar, sulmit ndaj “gjyqtarëve dhe prokurorëve që lejojnë paligjshmërinë në ndërtime”, ndërkohë që problemi kryesor qëndron tek strukturat e Bashkisë së Tiranës dhe sidomos tek Inspektorati Ndërtimor Vendor, i drejtuar nga Mariglen Qato.

Ligji “Për inspektimin dhe Mbrojtjen e Territorit nga Ndërtimet e Kundërligjshme”, i ngarkojnë përgjegjësi specifike Inspektorateve Ndërtimorë Vendorë.

Në nenin 3 të këtij ligji thuhet se “Kontrolli i territorit dhe zbatimi i ligjshmërisë dhe i standardeve teknike në fushën e planifikimit dhe zhvillimit të territorit kryhet nga: a) inspektorati i mbrojtjes së territorit i njësisë vendore përkatëse…”.

Lexo edhe:

Lista e gjatë e pritjes për proteza ortopedike favorizon korrupsionin në spitale

Regjimi “Mashtrim, Dhunim, Shkatërrim, Favorizim”

Në nenin 4, kjo përgjegjësi e inspektorave vendorë ritheksohet edhe njëherë: “Pranë çdo njësie vendore ngrihet inspektorati i mbrojtjes së territorit, i cili, nëpërmjet kryeinspektorit e inspektorëve, brenda territorit administrativ të kësaj njësie, ushtron përgjegjësinë e kontrollit të territorit dhe zbatimit të ligjshmërisë së standardeve teknike e kushteve zhvillimore ….”.

Pra, ligji parashikon fare qartë që përgjegjësinë për evidentimin e ndërtimeve pa leje në Tiranë e ka struktura e drejtuar aktualisht nga Mariglen Qato dhe inspektorët në varësi të tij.

Rastet e publikuara më herët nga zv.kryeministrja, Belinda Balluku dhe Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, tregojnë më së paku se Qato dhe strukturat e tij janë përfshirë nga “verbëria institucionale”. Rasti më flagrant ishte ai i publikuar nga Balluku. Ministrja e afërt e Ramës u shpreh “e habitur” se si kishte mundësi të ndërtohej një pallat i tërë pa leje, duke iu referuar godinës që po ndërtohet në zonën e Farkës nga kompania “Xheluks” në pronësi të Julian (Lul) Morina.

“Habia” e shprehur nga Balluku dëshmon fare qartë se qeveria nuk kishte asnjë informacion nga strukturat përgjegjëse për monitorimin e territorit, për këtë ndërtim gjigand pa leje. Deri më tani, Bashkia e Tiranës nuk ka bërë asnjë sqarim publik, ku të justifikohet ose të provojë të kundërtën e gjetjes skandaloze nga Balluku.

Kjo situatë rëndon drejtpërdrejtë pozitën e kryeinspektorit të Ndërtimit në Tiranë, Mariglen Qato dhe vartësve të tij, të cilët nuk duket se e kanë parë këtë ndërtim pa leje.

Situata e dyshimtë për Qaton përsëritet edhe në rastin e identifikuar publikisht prej Bledi Çuçit. Ministri i Brendshëm deklaroi në media se ishin identifikuar 3 kate pa leje, me një sipërfaqe totale prej 1200 metra katrorë, të ndërtuar nga kompania “Salillari”, po në zonën luksoze të Farkës.

Çuçi, ndryshe nga Balluku, nuk shprehur publikisht “habinë” e tij për këtë ndërtim pa leje dhe të paidentifikuar më herët nga strukturat përgjegjëse. Është e paqartë nëse strukturat vendore të drejtuara nga Qato e kanë identifikuar më herët apo jo shkeljet e kryera nga Salillari.

Megjithatë, zbulimi i pallateve pa leje, të cilat në fakt nuk janë aspak të reja për opinionin publik, e vendos Mariglen Qaton nën dyshimet se ka toleruar më shumë se sa duhet paligjshmërinë. Për të mbrojtur Qaton, u desh ndërhyrja e kryeministrit Edi Rama. Ai shau dhe mallkoi sërish prokurorët dhe gjyqtarët që nuk kanë kaluar Vetingun, duke i konsideruar si përgjegjës për mungesën e goditjes së paligjshmërisë.

Por, Rama e ka të vështirë të pranojë, të paktën publikisht, se ndërtimet pa leje, para se të shkojnë në dyert e drejtësisë, duhen zbuluar nga inspektoratet vendore ndërtimore.

Etiketa: Edi RamaimtMariglen Qatondertime pa leje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lista e gjatë e pritjes për proteza ortopedike favorizon korrupsionin në spitale

10:11 : 15/08/2025
AKTUALITET

Regjimi “Mashtrim, Dhunim, Shkatërrim, Favorizim”

17:32 : 14/08/2025
AKTUALITET

“Siri, na çon dot në Bruksel?”/ Politico: Shqipëria synon BE-në përmes inteligjencës artificiale

15:28 : 14/08/2025
AKTUALITET

“Avioni për zjarret nuk është fjalë goje”, por për udhëtimet e Ramës, një çarter kushton mbi 30 mijë euro

14:19 : 14/08/2025
Lajmet e Dites

Shtet motrash, vëllezërish, kunetërish, dhëndurësh e dashnoresh

14:16 : 14/08/2025
AKTUALITET

Shteti që digjet dhe hesht

20:03 : 13/08/2025
Para

Alibeaj me deputetin e CDU: Të vendosur në rrugën e drejtë që PD do ndjekë

TË GJITHA

Horoskopi, 17 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 16/08/2025

Kryebashkiakja e New Orleans dhe truproja i saj akuzohen për mashtrim

23:01 : 16/08/2025

VIDEO/ Makinat ‘copë-copë’, pamje nga aksidenti i rëndë në Qafë Thanë

22:54 : 16/08/2025

Izraeli paralajmëron ofensivë në Gaza, nis përgatitjet për zhvendosjen e civilëve palestinezë

22:38 : 16/08/2025

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë, mund në finale Stuttgartin

22:29 : 16/08/2025

VIDEO/ Motori i avionit merr flakë pas ngritjes nga aeroporti i Korfuzit

22:22 : 16/08/2025

Masakër në Napoli: 69-vjeçari vret dy persona dhe kryen vetëvrasje

22:07 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com