• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

I arrestuari me kokainë, rrogën e merrte te Kacidhja, “punën” e bënte te Qato i IMT

23:07 : 26/09/2022
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE
Në foto: (Nga e majta në të djathtë) Kryeinspektori Ndërtimor i Tiranës, Mariglen Qato dhe Drejtori i Ujësjellësit, Elton Kacidhja

Në foto: (Nga e majta në të djathtë) Kryeinspektori Ndërtimor i Tiranës, Mariglen Qato dhe Drejtori i Ujësjellësit, Elton Kacidhja

Nga Boldnews.al

Klaudio Malaj, i arrestuar pak ditë më parë nga Policia si shpërndarës i kokainës me sasi të mëdha, rezulton zyrtarisht i punësuar në Ujësjellësin e Tiranës, ndërkohë që realisht kryente detyrën e shoferit të kryeinspektorit ndërtimor në Bashkinë e kryeqytetit, Mariglen Qato.

Referuar “Listës së Pagave”, të rrjedhur në publik një vit më parë, menjëherë pas skandalit të Patronazhistëve, shtetasi Klaudio Malaj rezulton i punësuar si “hidraulik” pranë Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, me pagën mujore 59 mijë lekë të reja.

Në foto: Në “Listën e Pagave”, i arrestuari Klaudio Malaj rezulton “hidraulik” tek Ujësjellës-Kanalizime i Tiranës

Është e paqartë nëse emërimi i tij tek Ujësjellësi i drejtuar nga Elton Kacidhja është fiktiv, apo 31-vjeçari Malaj mund të ketë pasur aftësi të mira, aq sa është tërhequr nga Mariglen Qato.

Lexo edhe:

U kap me 40 kg kokainë, dënohet me 15 vite burg shqipatri në Republikën Domenikane

Shkoi në Itali si turist, i riu shqiptar kapet duke shitur kokainë për 40 euro doza!

“Lista e Pagave” zbuloi se në Ujësjellësin e Tiranës kishte disa emërime “të habitshme”, sidomos në radhët e këshilltarëve, ku merrnin rrogë kryesisht personazhe mediatikë që shërbejnë si mbrojtës publik të Bashkisë së drejtuar nga Erion Veliaj.

Megjithatë, fiktiv ose jo, është fakt që shpërndarësi i kokainës me sasi të mëdha, Klaudio Malaj, shërben prej kohësh si shofer i Mariglen Qatos.

Malaj u arrestua mesnatën e 18 Shtatorit nga Policia e Tiranës, duke udhëtuar me një mjet të shtrenjtë, Audi A6, vlera e të cilit shkon përtej rrogës që merr 31-vjeçari në Bashkinë e Tiranës.

Në mjetin e tij u gjetën 35 doza kokainë, të gatshme për t’u shitur. Policia zbuloi gjithashtu edhe një sasi të konsiderueshme kokaine në shtëpinë e tij, si edhe tre pistoleta pa leje.

Policia e Tiranës njoftoi arrestimin e tij, por duke dhënë vetëm inicialet (K.M) dhe duke mbajtur të fshehtë faktin se ai ishte i punësuar në Bashkinë e Veliajt.

“Boldnews.al” zbuloi ekskluzivisht se i arrestuari K.M. ishte Klaudio Malaj, shoferi i kryeinspektorit ndërtimor të Tiranës, Mariglen Qato.

Pas arrestimit të tij, duket se ka pasur lëvizje nën rrogoz për të siguruar që ai të dalë nga qelia.

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një postim në rrjete sociale mbrëmjen e së Shtunës, ngriti alarmin se shefat e Klaudio Malajt po përgatisin lirimin e tij nga burgu.

Berisha shkruante se “Shoferi i Maringlen Qatos së Erion Djegësit, eksponent kryesor i mafjes së ndërtimit në Tiranë, shpërndan kokainë! Por bosët e tij së shpejti do ta lirojnë”.

Etiketa: imtkacidhjaklaudio malajkokainelista e pagaveMariglen QatoUjesjellesi i Tiranes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U kap me 40 kg kokainë, dënohet me 15 vite burg shqipatri në Republikën Domenikane

21:56 : 30/10/2025
BOTA

Shkoi në Itali si turist, i riu shqiptar kapet duke shitur kokainë për 40 euro doza!

14:48 : 29/10/2025
AKTUALITET

Trafik kokaine në Zvicër, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një shqiptar

14:22 : 28/10/2025
AKTUALITET

IMT shemb lokalin e Shkëlqim Dukës, vendi ku u krye eksperimenti për vrasjen e Eduard Reçi

10:26 : 25/10/2025
AKTUALITET

Itali/ Parkonte makinën në qendrën historike dhe shiste kokainë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar

17:02 : 23/10/2025
AKTUALITET

Shëngjin/ Kapen në flagrancë me drogë dhe armë të ftohtë, arrestohen tre të rinj (Emrat)

16:23 : 21/10/2025
Para

Shokon këngëtari: Çmendesha po të mos bëja s*ks 2-3 herë në ditë

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com