• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ç’po ndodh në Kinë/ Shtohen zërat se ushtria ka bërë grusht shteti

22:42 : 26/09/2022
në BOTA

Shtohen thashethemet se në Kinë ka pasur një grusht shteti të ushtrisë. Lajmet vijnë kryesisht nga mediat aziatike. Këtë të hënë i ka kushtuar vëmendje situatës edhe prestigjiozja britanike “The Guardian”.

Por çfarë ka ndodhur.

Në Pekin pritet me interes një mbledhje e rëndësishme e Partisë Komuniste Kineze. Bëhet fjalë për Kongresin që mblidhet 2 herë në një dekadë. Në mbledhje të tilla elita politike riorganizohet. Presidenti Xi Jinping pritet të riemërohet si kreu i komisionit partiak dhe ushtarak në takim. Në vitin 2018 ai hoqi kufirin për ta mbajtur këtë post edhe më shumë se 2 mandate. Më pas nisi një fushatë të gjatë kundër korrupsionit në radhët e partisë së vetme në vend. Kjo u pa që synonte gjithashtu edhe shumë kundërshtarë politikë.

Të dielën, media shtetërore njoftoi se ishte finalizuar lista e delegatëve të komitetit qendror të PKK që numëro pothuajse 2300 persona. Përfshirja e Xi në listë hodhi poshtë më tej thashethemet e mediave sociale që ishin qarkulluar që nga e shtuna për një grusht shteti ushtarak. Pretendimet bazoheshin kryesisht në anulimet masive të fluturimeve nga Kina.

Nuk ka asnjë detaj tjetër për një grusht shteti. Fillimisht ishte një hashtag në rrjetin Ëeibo që shkaktoi rrëmujën. “Aeroportet në të gjithë vendin po anulojnë fluturimet” – shkroi një prej profileve që u shpërnda nga më shumë se 200 mijë njerëz gjatë fundjavës. Ishin të shumtë ata që u tallën me këto thashetheme. Ata vunë në dukje mungesën e ndonjë dëshmie të një kontrolli të ri politik në Pekin.

Lexo edhe:

Takimi mes presidentit kinez dhe atij amerikan hap drejt fuqive ekuilibruese tripalëshe

Sekretari amerikan i Thesarit: SHBA dhe Kina kanë arritur marrëveshjen për TikTok

Drew Thompson, një studiues në Shkollën e Politikave Publike tha se një grusht shteti në Kinë nuk ishte plotësisht i papranueshëm. Sipas tij, Xi kishte shfaqur shqetësim për perspektivën në të kaluarën. Thashethemet se Xi Jinping është arrestuar vjen në një moment të ndjeshëm politik në Kinë. Tani gjyqet (dhe dënimet) e zyrtarëve të lartë kanë krijuar një atmosferë të rëndë.

Thompson, një ish-zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit i tha Guardian se mediat shpesh e ekzagjeronin situatën. Kongresi i partisë është një proces i fshehtë i shpërndarjes së pushtetit. Lëvizjet në postet më të larta nuk shpallen deri në ditën e fundit. Xi ka munguar në sytë e publikut që kur u kthye në Kinë nga Samiti i SCO-së në Uzbekistan fundjavën e kaluar. Vëzhguesit thanë se ai ka të ngjarë të jetë në karantinë.

“Është një histori për paqartësinë dhe pasigurinë rreth trashëgimisë kineze të nivelit të lartë. Xi Jinping ka krijuar një paradigmë krejtësisht të re ku nuk është identifikuar asnjë pasardhës. Kjo ka ngritur pikëpyetje se si do të dukej pasardhësi” – tha Thomson.

Qeveria e Kinës nuk ka reaguar ndaj këtyre thashethemeve. Autoritetet kanë sqaruar se anulimet e fluturimeve lidhen me pandeminë.
Kongresi i partisë fillon më 16 tetor. Mbledhja bëhet në Sallën e Madhe të Popullit të Pekinit. Ajo është e mbyllur për publikun, por është data më e rëndësishme në ciklin politik 5-vjeçar të PKK. Ka spekulime se Xi mund të konsolidojë më tej pushtetin me promovimin e aleatëve më të fortë në pozita të larta. Thuhet se ai do të rikthejë titullin “udhëheqës i popullit”, i papërdorur që nga koha e Mao Ce Dunit.

Etiketa: grushtkinaushtri

Lajme të lidhura

BOLD BLOG

Takimi mes presidentit kinez dhe atij amerikan hap drejt fuqive ekuilibruese tripalëshe

17:41 : 30/10/2025
BOTA

Sekretari amerikan i Thesarit: SHBA dhe Kina kanë arritur marrëveshjen për TikTok

17:25 : 30/10/2025
BOTA

Trump dhe Xi Jinping takohen nesër pas 6 vitesh: A do t’i japin fund kaosit tregtar global

18:49 : 29/10/2025
BOTA

Inteligjenca europiane: Irani po rindërton arsenalin e tij bërthamor me ndihmën e Kinës

16:48 : 29/10/2025
BOTA

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025
BOTA

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025
Para

Italia mposht Hungarinë dhe kalon në “final four” të Ligës së Kombeve

TË GJITHA

Berisha: Shqiptarët presin 16 vite për një proces gjyqësor, kjo ka si pasojë vetëgjyqësinë

19:51 : 30/10/2025

Shiste drogë, dënohet me burg 25-vjeçari shqiptar në Angli

19:48 : 30/10/2025

“Nuk kam bërë asgjë për 20 vite burg”, Elsa Lila rrëfen tmerrin e arrestimit në Itali

19:32 : 30/10/2025

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025

Kanalet pro ruse në Telegram si “armë informative” kundër Kosovës

19:11 : 30/10/2025

Trump kufizon pranimin e emigrantëve në SHBA, ja kush kanë përparësi

18:52 : 30/10/2025

EMRI/ Aksidenti në Korçë, ky është drejtuesi i motorit që humbi jetën

18:51 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com