• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sistemi i dështuar i menaxhimit dhe përmbytja e lumenjve nga mbetjet (Video)

22:39 : 25/09/2022
në AKTUALITET, SOCIALE

Grykëderdhja e lumit Ishëm i ngjan një landfilli që shtrihet për kilometra buzë detit në të dy anët e lumit, që sjell aty qindra ton plastikë prej zonave urbane, përfshirë Tiranën. Siç vihet në dukje në reportazhin e gazetarit të Birn-it, Vladimir Karaj, kjo është pasojë e sistemit të dështuar të menaxhimit të mbetjeve.

Në grykëderdhjen e lumit Ishëm, peshkatari amator, Viktor Saka del nga deti me çizme të lagura dhe pasi kërkon për 30 sekonda mes mbeturinave, i zëvendëson ato me dy shapka në ngjyra të ndryshme.

Bregdeti në veri të kepit të Rodonit i ngjan një landfilli të madh plastike, ndërsa e gjithë rëra është e mbuluar nga mbeturinat. Mbetjet mbërrijnë aty nga lumi Ishëm, i cili kalon përmes zonës më të populluar të Shqipërisë në Tiranë, Kamzë, Krujë dhe Fushë-Krujë.

“Tashi nuk të merr malli me ardh me gjujt mo këtu, arsyea është sepse shihe. Këto mbetje vijnë direkt, nga fillo lumi nga Tirana e deri gjithë. Këtu vijnë mbetje spitalore, mbetje supermaketi me etiketa nga Tirana”, thotë zoti Saka.

Specialistët e mjedisit thonë se ndotja e grykëderdhjes së Ishmit dhe një sërë lumenjsh të tjerë në Shqipëri, është pasojë e keqmenaxhimint të trajtimit të mbetjeve në të gjithë vendin. Situata vazhdon të mbetet shqetësuese edhe pasi qeveria ka harxhuar me dhjetra miliona euro në projekte si ato të inceneratorëve për menaxhimin e mbetjeve.

Lexo edhe:

Rrezikohet samiti i NATO-s në Tiranë/ Euronews: Shqipëria mbeti pas me objektivin e mbrojtjes

A ishin Jared Kushner dhe Ivanka Trump shkëndija që ndezi revolucionin në Shqipëri?

“Por absolutisht është edhe mungesa e një sistemi efikas në menaxhimin e mbetjeve urbane… Njësitë administrative që janë pjesë e pellgut të Ishmit, nuk e kanë një sistem të tillë efektiv, çka i detyron qytetarët, duke mos e përjashtuar pjesën e kulturës, t’i hedhin mbetjet pranë përroskave pranë linjave të ujit dhe ato pastaj aty do të grumbullohen në atë pellgun e madh”, thotë Olsi Nika, drejtor ekzekutiv i organizatës mjedisore “Eco Albania”.

Pasojat e ndotjes nuk janë të pranishme vetëm në shkatërrimin e pejsazhit. Plastika e mbetjeve, të cilën toka nuk arrin ta shkatërrojë, shpërbëhet gradualisht në grimca të vogla, që për shkak të pamjes së tyre, gëlltitet nga peshqit e përfundon më pas si ushqim për njerëzit.

Një studim i vitit 2016, i bërë në një sërë vendesh të Ballkanit, gjeti mbetje të plastikës në peshq të vegjël dhe të mëdhenj në zonën e Ishmit.

“Në të gjithë peshqit, pa përjashtim, në peshqit me përmasa mbi 30 centimetra kishte mikroplastika në stomakun e peshkut dhe në zorrët. Në peshqit më të vegjël, açuge, sardele, kishte prezencë, por jo në të gjithë individët”, thotë Prof.Ass. Jerina Kolitari, nga Departamenti i Akuakulturës dhe Peshkimit në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Mjedisorët shpjegojnë se plastika që përfundon në det nuk shkatërrohet, por mbetet në trupin e njeriut dhe bëhet burim sëmundjesh.

“Këto bëhen shkak për një sërë sëmundjesh, duke filluar nga tumoret e kancerët”, thotë zoti Nika.

Një dokument i Ministrisë së Mjedisit i vitit 2020, në të cilin bëhet Vlerësimi Strategjik Mjedisor i grykëderdhjes së Ishmit, thotë se situata në zonë është urgjente dhe se vetëm “një plan i mirëfilltë menaxhimi” për mbetjet e bashkive dhe më pas pastrimi i mbetjeve të vjetra mund të japë zgjidhje.

Megjithatë, të vetmet masa të ndërmarra në këtë zonë janë disa aksione vullnetare, suksesi i të cilave mbetet kryesisht tek sensibilizimi.

Për ish-zv.ministren e Mjedisit, Ornela Çuçi, aksionet vullnetare nuk konsiderohen zgjidhje për problemin.

“Shqipëria nuk mund të pastrohet me fshesë shqope dhe as me aksione vullnetare dhe as me aksion, ka nevojë patjetër për sistem”, thotë ajo.

Ekspertët shtojnë se problemi historik i derdhjes së mbetjeve në lumenj po u faturohet edhe vendeve të tjera, pasi rrymat detare e përcjellin shumicën e mbetjeve drejt veriut të Adriatikut, në Mal të Zi dhe në Kroaci./ VOA

Etiketa: bregdetindotjepermbytja e lumenjveShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rrezikohet samiti i NATO-s në Tiranë/ Euronews: Shqipëria mbeti pas me objektivin e mbrojtjes

19:53 : 25/06/2026
AKTUALITET

A ishin Jared Kushner dhe Ivanka Trump shkëndija që ndezi revolucionin në Shqipëri?

14:46 : 24/06/2026
AKTUALITET

Bujqësia në krizë të thellë/ Shënohet rënie edhe në vitin 2025, dobët serrat, drufrutorët dhe ullinjtë

11:42 : 24/06/2026
BOTA

Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar

12:16 : 23/06/2026
AKTUALITET

Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?

20:19 : 22/06/2026
AKTUALITET

Ndotje nga bagëtitë e ngordhura në Këlcyrë/ Kufoma kafshësh në përrua, banorët kërkojnë masa nga institucionet

14:00 : 20/06/2026
Para

Vrau të ëmën, dënohet me burgim të përjetshëm aktori i njohur

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet