• Kontakt
Monday, July 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çmimet katastrofike, prodhuesit e vezëve nisin investimet për panelet fotovoltaike

07:58 : 25/09/2022
në AKTUALITET, EKONOMI

Në fillim të muajit shtator, çmimi i vezës u rrit 13,6%. Në dyqanet e pakicës, veza e hapur nga 22 lekë u tregtua në 25 lekë për kokërr. Çmimi i vezës ka tejkaluar pikun më të shtrenjtë që është shënuar në fund të muajit mars, kur për shkak të ngordhjes së pulave nga influenca aviare, një kokërr vezë në dyqanet e pakicës arriti 24 lekë.

Prodhuesit e vezëve në vend pohojnë se shtrenjtimi i çmimit është ndikuar jo vetëm nga mungesa e zëvendësimit të zogjve pas influencës aviare, por edhe për shkak të shtrenjtimit të kostove për mbajtjen e pulave nga rritja e çmimit të energjisë, misrit, sojës dhe karburantit.

Aktualisht, nga pularitë vendase, veza po del me çmim 19 deri 20 lekë për kokërr, nga 15 lekë në muajin korrik (21 deri në 26% më shumë).

Përfaqësues të “Vezës së mëngjesit” thanë për “Monitor” se për të zgjidhur situatën me shtrenjtimin e çmimit të energjisë kanë instaluar panelet fotovoltaike. “Kostot e energjisë do të ishin katastrofike me çmimin aktual të shitjes, nëse nuk do të instalonim panelet për energjinë foltaike.

Energjia zë një zë kryesor te prodhimi i vezëve, pasi përdoret si për frigoriferët, për ventilatorët, kapanonët. Në këtë periudhë, gjithashtu ka një rritje të lartë të lëndëve të para. Çmimi i misrit ishte 37 lekë/kg, tani ka arritur në 58 lekë/kg.

Lexo edhe:

Çmimet e bulmetit në Shqipëri, ndër më të shtrenjtat në Europë

“Kullat e mafias shqiptare, në qendër të Tiranës”/ Investigimi i RAI3: Çmimet janë si në Milano

Soja ishte 95 lekë/kg, tani është 125 lekë/kg. Në anën tjetër, prodhimi vendas është në rënie, për shkak të pamundësisë financiare të kompanive për t’i zëvendësuar nga ngordhja e influencës aviare”, theksojnë drejtues të kompanisë.

Edi Fero, ekspert i menaxhimit blegtoral më herët pohoi se nga influenca aviare, ngordhën 50% e shpendëve. “Dëmi i shkaktuar nga influenca është i dyfishtë, në para dhe kohë. Që të zëvendësohen krerët e ngordhur duhet një cikël 6-mujor.

Kompanitë që pësuan dëmin ende nuk kanë dalë në treg me zogj të rinj. Për të përballuar kërkesën në këtë periudhë ka pasur import të lartë të vezëve, kryesisht nga Serbia. Por edhe çmimi i vezës së importit është rritur. Për këto arsye, çmimi i vezës ka shënuar sërish rritje në treg”, pohoi ai.

Për të përballuar kërkesën për vezë, operatorët importuan vezë nga jashtë nga Serbia dhe Turqia. Në periudhën janar-qershor 2022, importet e vezëve arritën në shifra rekord. Rritja nisi në muajin mars, kur shpendët u prekën nga influenca aviare, duke arritur pikun në maj dhe qershor.

Sipas të dhënave të doganave, për periudhën janar-qershor importet e vezëve janë rreth 25 herë më të larta se e njëjta periudhë e vitit 2021. Në total, në këtë periudhë, janë importuar 380,7 mijë kg vezë nga 15,4 mijë kg vezë që u importuan vjet.

Tendencë e lartë e importeve të vezëve është shënuar edhe në vitin 2015. Në raport me këtë periudhë, importet e janar-qershor 2022 janë rreth 2,5 herë më të larta.

Kompanitë thonë se aktualisht, konsumi është kthyer në norma normale, pas rritjes në muajt e verës, për shkak të sektorit të turizmit.

Fasonët kërkojnë subvencionim për panelet diellore

Sipas të dhënave të “ProEksport Albania”, rreth 5% e ndërmarrjeve fason janë të lidhura në tension të lartë, të cilët garantojnë energjinë në tregun e liberalizuar. Pjesa tjetër e ndërmarrjeve janë të lidhura në linjat e TM, ku në total për më shumë se 7 mijë biznese (në të gjithë vendin) do të zbatohet çmimi preferencial deri më 31 dhjetor 2022.

Florian Zeka, koordinator i “ProEksport Albania”, njëkohësisht edhe drejtuesi i një kompanie fason, thotë se krahasuar me vendet e Europës, ku çmimet e energjisë janë shumë herë më të larta, çmimi prej 18,8 lekë që ata paguajnë për energjinë është i konkurrueshëm.

Vjet kompanitë fason e paguanin energjinë 14 lekë për kWh. Për të mbrojtur sektorin nga kostot e energjisë Zeka rekomandon subvencionim deri në 20% të kostove nga qeveria për vendosjen e pasqyrave foltaike në ndërmarrjet fason.

Për sektorin, në këtë periudhë është më shumë shqetësuese mungesa e fuqisë punëtore dhe vendimi për ndryshimin e pagës minimale nga 32,000 lekë në 34,000 lekë do të rrisë kostot për ta. “Të gjithë punëtorët në ndërmarrjet fason paguhen mbi nivelin e pagës minimale. Rritja e pagës minimale do të frenojë punësimet e reja, sidomos të punonjësve të kualifikuar.

Ky ndryshim do të çekuilibrojë sistemin e pagave në sektorin fason, ndërkohë që ne paguajnë 450 euro në muaj për kualifikim profesionale të punësuarve. Për këto arsye, mendoj se është rritje artificiale, e cila nuk bëhet mbi bazën e studimit, por për efekt të sigurimeve shoqërore”, shton ai.

Ndërmarrjet e sektorit aktualisht pohojnë se nuk arrijnë t’i përballojmë porositë për shkak të mungesës së punëtorëve. Emigracioni i popullsisë dhe hapja e rrobaqepësive të vogla vlerësohen prej tyre si faktorët kryesorë të uljes së fuqisë punëtore./ Monitor/

Etiketa: cmimeenergjipNELEVezë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Çmimet e bulmetit në Shqipëri, ndër më të shtrenjtat në Europë

08:06 : 27/07/2025
AKTUALITET

“Kullat e mafias shqiptare, në qendër të Tiranës”/ Investigimi i RAI3: Çmimet janë si në Milano

12:43 : 23/07/2025
AKTUALITET

Linja e tensionit të lartë i rrezikonte banesën, OSHEE i injoron dhjetëra kërkesa qytetarit

20:56 : 18/07/2025
AKTUALITET

Shqipëria heq dorë nga prodhimi i bulmetit dhe mishit, rriten importet

09:00 : 14/07/2025
AKTUALITET

Fshatari, rosa dhe turisti

16:33 : 12/07/2025
SPORT

Sfida e kthimit në Ligën e Konferencës, Partizani nxjerr në shitje biletat

20:15 : 11/07/2025
Para

Surprizat nga moti, ja çfarë pritet gjatë orëve në vijim

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 28 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 27/07/2025

Deputeti paralajmëron arrestimin e Tërmet Peçit: Prisni edhe një muaj dhe do të shihni!

23:04 : 27/07/2025

Siria do të mbajë zgjedhjet e para parlamentare që nga rrëzimi i Assadit

22:54 : 27/07/2025

“Pronari i lokalit i theu shpatullën, e rrahën 15 vetë”/ Vëllai i policit: Kamarierin nuk e qëlloi Ardiani

22:44 : 27/07/2025

Polici dhunoi kamarierin në Vlorë/ Mësuesja: Në qytetin tim njerëzit çdo gjë përpiqen ta zgjidhin me dhunë

22:29 : 27/07/2025

Vrasja e Elis Rroshkodolit, hakmarrje për krimin e para një dekade

22:11 : 27/07/2025

U fut me not në det dhe nuk doli më në breg/ Zhduket 57-vjeçari në Sarandë

22:01 : 27/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com