• Kontakt
Wednesday, October 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

NATO stërvitje në Kosovë edhe me trupa rezervë

Sipas zëvendëskomandantit të KFOR-it, Luca Piperni, forcat paqeruajtëse nuk mund ta përjashtojnë mundësinë e tensioneve në veri të Kosovës kur të skadojë afati i regjistrimit të makinave me targa serbe më 31 tetor.

08:17 : 23/09/2022
në AKTUALITET, RAJONI

Forca paqeruajtëse të NATO-os në Kosovë, (KFOR) bënë të ditur se më datën 27 shtator do të zhvillohen stërvitje me emrin e koduar “Shpata e Artë” në një zonë të ushtrimeve të kampit ‘Novo Sellë’, në komunën e Vushtrisë, qytezë kjo që ndodhet afër Mitrovicës. Në një njoftim për medie, KFOR-i tha se në stërvitje do të përfshihet edhe misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit EULEX. “Stërvitja do të vendoset në një kontekst të operacionit të reagimit emergjent, ku personeli i KFOR-it do të vazhdojë të veprojë në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin EULEX-it”.

Stërvitja e KFOR-it, është pjesë e planeve të publikuara në fillim të këtij muaji nga trupat e KFOR-it, ku u njoftua, se nga data 27 shtator deri më 2 nëntor “do të zhvillojnë një stërvitje rutinë me një nga njësitë e tij rezerve”,  dhe kjo automatikisht do të çojë në një rritje të përkohshme të numrit të trupave të NATO-os në terren. Këto stërvitje që po përfshijnë edhe njësitë rezervë të NATO-s, do të zhvillohen vetëm një muaj para afatit të vendosur nga qeveria e Kosovës për ndalimin e qarkullimit të veturave me targa të qyteteve të Serbisë të lëshuara nga autoritetet e Serbisë për serbët e veriut të Kosovës.

Kosovo | Soldatem NATO KFOR Einsatz

“Vigjilentë dhe të gatshëm për të vepruar”

Sipas krerëve të forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, situata aktualisht  në veri është e qetë, por e brishtë. Andaj KFOR-i nuk përjashton mundësinë e tensioneve të reja, kur të skadojë afati i regjistrimit të makinave të serbëve deri më 31 tetor që qeveria e Kosovës e ka përcaktuar dhe që po kundërshtohet nga Serbia. “Ne jemi vigjilentë dhe të gatshëm për të vepruar, nëse kemi rritje të tensioneve, mirëpo edhe mund të rrisim numrin e forcave rezerve dhe këtë vendim mund ta marrim brenda një kohe të shkurtër”, ka thënë zëvendëskomandanti i KFOR-it, Luca Piperni, gjatë një takimi me gazetarët në Prishtinë. NATO në kuadër të forcës paqeruajtëse KFOR, aktualisht ka rreth 3,700 trupa në Kosovë.

Shtim i kontigjentit britanik

Lexo edhe:

Zgjedhjet lokale në Kosovë, nis rinumërimi i votave në tri komuna dhe i atyre me kusht

Zbulohen eshtra njerëzish në Kosovë, dyshohet se i përkasin personave të zhdukur gjatë luftës

Dhjetë ditë më parë ndërkaq, në Kosovë arriti një kontingjent ushtarak nga Mbretëria e Bashkuar për t’u përfshirë në stërvitjet që synojnë ruajtjen e “shkallës së lartë të gatishmërisë dhe për të kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë”.

Më 31 korrik kur qeveria e Kosovës vendosi reciprocitet në dokumente udhëtimi dhe targa të makinave serbe, në veri të Kosovës pati përleshje midis policisë së Kosovës dhe serbëve lokalë. Serbët vendosën barrikada në rrugë dhe ato u larguan vetëm kur ndërhynë forcat paqeruajtëse të NATO-s dhe qeveria e Kosovës ra dakord të shtyjë afatin për zbatimin e vendimit për targa deri më 31 tetor.

/DW/

Etiketa: kosovenato

Lajme të lidhura

RAJONI

Zgjedhjet lokale në Kosovë, nis rinumërimi i votave në tri komuna dhe i atyre me kusht

13:56 : 21/10/2025
RAJONI

Zbulohen eshtra njerëzish në Kosovë, dyshohet se i përkasin personave të zhdukur gjatë luftës

10:07 : 21/10/2025
RAJONI

Osmani beson se Kosova ka ende kohë ta krijojë Qeverinë e re, kritikon Listën Serbe për pengesa

15:02 : 20/10/2025
RAJONI

Lista Serbe sfidon Kuvendin e Kosovës dhe rrezikon formimin e Qeverisë së re

22:05 : 19/10/2025
RAJONI

Dronët ndryshojnë lojën në Kosovë

17:45 : 19/10/2025
AKTUALITET

“Gjykata Speciale, një turp, e politizuar”/ Bushati: Rama ka qenë ndër lobuesit që të miratohej!

23:05 : 16/10/2025
Para
Inspektori i larte i drejtesise, Artur Metani, Kreu i SPAK, Arben Kraja dhe Prokurori i Pergjithshem, Olsian Cela gjate ceremonise ku Bajram Begaj morri detyren si Presidenti i ri i Republikes. Begaj behet Presidenti i 11 dhe i ze vendin Ilir Metes.

Shefat e drejtësisë së re, në garë për më shumë privilegje

TË GJITHA

Horoskopi e mërkurë, 22 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 21/10/2025

Spanja kërkon t’i japë fund ndryshimit të orës në BE

22:55 : 21/10/2025

Serbia gati të testojë vaksinën ruse kundër kancerit

22:45 : 21/10/2025

Britania dërgon trupa në Izrael për monitorimin e armëpushimit në Gaza

22:39 : 21/10/2025

Këlliçi: Brenda dy ditësh pritet raporti përfundimtar i ODIHR, është më i rëndë se ai paraprak

22:26 : 21/10/2025

Zbulohet varr masiv në Siri, shumica e viktimave gra dhe fëmijë

22:25 : 21/10/2025

Cilët janë dy librat që Sarkozy mori me vete në qelinë “VIP”, ja simbolika e tyre

22:13 : 21/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com