• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Ju kërkoni të hyni në BE, Britania largohet”, Rama: Ata bënë një gabim të turpshëm

21:52 : 23/09/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama ka folur për planet afatgjata të Shqipërisë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.

I pyetur nëse Shqipëria dëshiron ende “dëshpërimisht të hyjë në BE”, ai tha se kjo është hera e parë që shqiptarët kanë zgjedhur diçka pa vullnet të lirë. Sipas tij BE bëri një gabim të turpshëm në lidhje me zgjatjen e hapjes së negocitave me Shqipërinë.

Pjesë nga intervista:

A jeni i kënaqur që në kontekstin e integrimit në Bashkimin Europian, ju dhe Serbia në njëfarë mënyre do t’u duhet të zhvilloheni në mënyra të ndryshme, por në të njëjtën kohë, ndërkohë që edhe marrëdhëniet i keni të mira?

Edi Rama: Nuk është çështje e të qenit i kënaqur, por është çështje e faktit që më në fund është kuptuar se është e pamundur t’i zgjedhësh fqinjët tuaj dhe se fqinjët tuaj janë aty për të qëndruar. Kështu që zgjedhja është shumë e qartë; ose do të kërkosh për telashe, dhe natyrisht telashe do të kesh, që do të ta bëjnë jetën edhe më të vështirë, ose do të kërkosh paqe dhe bashkëpunim. Kështu, duke punuar në këtë drejtimin e dytë, ne do të mund të shohim më tepër dobi për të ardhmen dhe do të mund të ndërtojmë paqen që kemi nevojë. Kurse drejtimi i parë na ka treguar për qindra vjet me radhë se fundi i tij është tmerrësisht i padrejtë për brezat e ardhshëm.

Lexo edhe:

“Paqja nuk është më e garantuar”, Britania blen 12 avionë luftarakë F-35 nga SHBA

Lëshojnë bomba bërthamore, Britania do të blejë 12 avionë amerikanë

Ne folëm për Rusinë dhe Ballkanin Perëndimor, por natyrisht njerëzit do të flisnin ndoshta edhe për Kinën dhe Hungarinë. Nëse keni lexuar një artikull të fundit të gazetës “Neë York Times”, thuhet nëse flitet për Ballkanin Perëndimor, atëherë Rusia, Kina dhe Hungaria duhet të konsiderohen të gjitha si forca mundësisht anti-perëndimore që veprojnë në Ballkanin Perëndimor.

Edi Rama: Dëgjoni, për shkak të historisë sonë, ne, Shqipëria, jemi në një situatë tepër të veçantë. Gjatë historisë sonë, këtu kemi patur bustin e Stalinit në mes të sheshit kryesor deri në vitin 1990. Kjo sepse udhëheqësit tonë të asaj kohe mendonin që Hrushovi ishte tepër i butë dhe se perandoria e Bashkimit Sovjetik ishte një bandë tradhëtarësh, të cilët e braktisën Stalinin dhe bashkë me të edhe kauzën e tij. Kështu ata u larguan nga blloku sovjetik, dolën nga Traktati i Varshavës, dhe i drejtuan Kinës. Por bashkë me Stalinin, fituam një të keqe tjetër edhe më të madhe nga Kina, Revolucionin Kulturor të viteve ’60-të. Kjo e bëri Shqipërinë një vend ku as Rusia, as Kina nuk shikohen vërtet si shpëtimtarët tanë, apo si ajo që ne kemi nevojë të dëshpëruar për të. Praktikisht, ne jemi një vend që mbështetemi 100% në energjinë e rinovueshme, pasi prodhimi i energjisë elektrike në vend mbështetet në burimet hidrike dhe për pasojë nuk kemi gaz rus, nuk kemi prani ruse në asnjë formë a mënyrë, përveç një ambasade, e cila e ka zhvendosur së fundmi selinë e saj, për arsye se rrugën ku gjendej ambasada ruse ne e emërtuam me emrin “Ukraina e Lirë” dhe për këtë arsye u zhvendosën në një adresë tjetër. Kam marrë vesh tani se kryetari i Bashkisë së Tiranës ka ndërmend ta zhvendosë sërish emërtimin pranë selisë së re të ambasadës së tyre. Kështu që le të shohim se çfarë do të ndodhë. Kina po ashtu nuk është edhe aq e pranishme në Shqipëri. Kemi marrëdhënie normale, por jo edhe aq shumë marrëdhënie. Por përtej kësaj, më duhet të sjell në vëmendje një çështje. Në Evropë po flasin gjithnjë e më shumë për gjeopolitikën, po flasin përditë e më shumë për Ballkanin Perëndimor, dhe po flasin gjithnjë e më shumë për të mos lejuar ata që i quajnë “aktorë të tretë”, që të mbushin boshllëkun. Dhe gjeje çfarë? Kur ra pandemia, të gjitha vendet përfshihen nga një periudhë pasigurie dhe kaosi. Ata bashkohen dhe i shpërndajnë vaksinat brenda vendeve anëtare të BE-së dhe neve nuk na u dha asnjë dozë. Pra, ne jemi siç thashë në mes të Evropës dhe jemi të lidhur me jetën evropiane në të gjitha mënyrat, me njerëzit që jetojnë në Evropë, me TV nga Evropa, dhe jemi ndjerë si peshqit jashtë ujit. Dhe ajo që bëmë, ishte t’i drejtoheshim Turqisë, Kinës dhe në Rusisë. Dhe ishte Turqia ajo që dha vaksina për shqiptarët, ishte Kina që dha vaksina për Serbinë dhe pjesë të tjera, ishte Rusia ajo që ofroi një sasi për disa vende të tjera. Pra, pa këto tre vendet, këto tre koka “ të djallit” le të themi, nuk do të kishin mbijetuar.

A mendoni se Bashkimi Evropian bëri një gabim?

Edi Rama: Bashkimi Evropian bëri një gabim të turpshëm. Dhe pastaj ata filluan të sjellin vaksina. Tani.. dhe u thashë kur u kthyem në takimin e Këshillit: – “Mos veproni njësoj edhe me krizën energjetike. Nëse ju keni paketën për të mbështetur vendet e Bashkimit Evropian, me para shtesë mund të zbusni koston e madhe të energjisë, mos e lini Ballkanin jashtë, sepse do të ishte një shembull tjetër ku thuhet diçka dhe nënkuptohet diçka tjetër, dhe ku veprohet në një mënyrë krejtësisht ndryshe”.

A dëshironi ende dëshpërimisht të hyni në Bashkimin Evropian, cili është vlerësimi juaj për rolin e Britanisë së Madhe në botë?

Edi Rama: Dëgjo, ne kemi …Është hera e parë në historinë tonë që ne kemi zgjedhur pa vullnet të lirë të jemi atje ku duam të jemi. Për shekuj kemi qenë aty ku nuk kemi zgjedhur dhe ku nuk na kanë pyetur, në regjime të ndryshme, në vende të ndryshme, por asnjëherë aty ku ne përkasim, le të themi në “Qytetërimin Perëndimor”. Dhe, në vitin 1990, kur e gjithë lëvizja e regjimit pati sukses, slogani ishte “E duam Shqipërinë si Europa”. Pra, të qenit Evropë, do të thotë që ne të jemi në një vend të sigurt, dhe të jemi në një vend ku njerëzit kanë rëndësi dhe jo aty ku të tjerët vendosin për ju. Ndonjëherë e dini se është e sikletshme …, kur të duhet t’i përgjigjesh pyetjes se Britania e Madhe po largohet, ndërsa ju kërkoni të hyni në BE. Duket sikur, ju jeni në dijeni të divorcit dhe u thoni të rinjve të mos martohen. Nuk funksionon kështu. Ju e dini që të gjithë duhet të përjetojnë martesën për të kuptuar se ndoshta nuk është dhe aq e mahnitshme. Kështu që, divorci nuk i ka penguar kurrë të tjerët të martohen.

Etiketa: Bashkimi EuropianBritaniaedi rmakritika BE

Lajme të lidhura

BOTA

“Paqja nuk është më e garantuar”, Britania blen 12 avionë luftarakë F-35 nga SHBA

18:00 : 27/06/2025
BOTA

Lëshojnë bomba bërthamore, Britania do të blejë 12 avionë amerikanë

08:44 : 25/06/2025
Britain's Prime Minister Keir Starmer, left, and U.S. President Donald Trump shake hands at a joint press conference in the East Room at the White House Thursday, Feb. 27, 2025, in Washington. (Carl Court/Pool Photo via AP) Mass Image Compressor Compressed this image. https://sourceforge.net/projects/icompress/ with Quality:80
BOTA

Edhe Britania rreshtohet në krah të SHBA: Irani s’mund të lejohet të zhvillojë një armë bërthamore

08:53 : 22/06/2025
BOTA

Britania e Madhe tërheq stafin e ambasadës nga Irani

17:38 : 20/06/2025
AKTUALITET

Shqipëria, hapa pas në arritjen e standardeve të BE! Penalizohet nga infrastruktura e dobët

08:01 : 12/06/2025
BOTA

Sanksionet e SHBA-së, BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale

16:25 : 06/06/2025
Para

Aksident në Fushë Milot-Lezhë, dy të plagosur

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 1 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 30/06/2025

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë?

22:55 : 30/06/2025

Inteligjenca artificiale e Microsoft tejkalon mjekët

22:51 : 30/06/2025

“Dosja e atentatit nuk u dorëzua në Prokurori”/ Lala: Policia, strukturë private e Prodës! Po mbron Ylli Carën

22:45 : 30/06/2025

Rashford nuk arrin të bindë Aston Villa-n, sulmuesi kthehet te Man.United

22:41 : 30/06/2025

Furtunë shkarkimesh në AKU, nuk njoftuan ministren Denaj për takimin në ambasadën kineze,

22:40 : 30/06/2025

Rikthehet virusi i rrallë në Greqi, autoritetet nisin hetimet pas vdekjes së një 72-vjeçari

22:27 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com