• Kontakt
Friday, July 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Qeveria shkatërroi sistemet e policisë për të zhdukur lidhjet me krimin

12:25 : 23/09/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi këtë të Premte se krahas hakerave të mbështetur nga Irani, vetë qeveria është e implikuar në sulmin kibernetik ndaj sistemeve të olicisë.

Berisha tha këtë të dhënë e ka të konfirmuar “nga burime të sigurta të trefishta” dhe arsyeja sipas tij, është për të zhdukur provat që ekzistojnë mbi lidhjet e tmerrshme të Edi Ramës, Ballës, Gjiknurit, Veliajt me krimin.

Berisha tha po ashtu se sulmet kibernetike në Kosovë janë kryer nga Shqipëria.

“Në një akt të paprecedent, të revanshit të krimit në këtë vend dhe këtë shtet, qeveria ka shkatërruar të gjitha sistemet e policisë. TIMS-in, databazën e policisë shkencore, e cila përmban çdo gjë rreth kriminelëve dhe grupeve kriminale, ka shkatërruar MEMEX-in dhe faktikisht kemi të bëjmë me një asgjësim total të punës afro 30-vjeçare të Policisë së Shtetit shqiptar. Shkatërrimi i këtyre sistemeve nuk ka asnjë lidhje me sulmet e e-Albania.  Shkatërrimi i këtyre sistemeve është bërë me qëllimin e vetëm për të zhdukur provat që ekzistojnë mbi lidhjet e tmerrshme të krimit, për Edi Ramën, Taulant Ballën, Damian Gjiknurin, Erion Veliajn dhe qeveritarë të tjerë. Duke asgjësuar të dhënat e këtyre sistemeve, janë asgjësuar provat materiale të pakontestueshme të këtyre lidhjeve. Edhe në rast se prokuroria, për aksident ka në diskonim në dosje të dhëna të tilla, ato validizohen vetëm duke u gjetur në arkivën e tyre. Dënoj këtë akt, ndër më të papërgjegjshmit dhe më të rrezikshmit. Sot gjurmët e gishtave të çdo shqiptari janë në çdo vend që dëshiron t’i ketë.  Sot, asgjë, asnjë urdhër nuk mund të zbatohet më, bazuar në dokumentim shkencor. E sigurt është se ky është një bashkëpunim qeveritaro-policesk, ky është një operacion i paprecedent në ndonjë vend, përveçse në shtetin e mafias, në Shqipëri”, tha Berisha në një konferencë për mediat këtë të Premte.

“Dua të informoj shqiptarët me përgjegjësi të plotë, nga burime të trefishta, se në operacionin e shkatërrimit të infrastrukturës dixhitale në Shqipëri, janë përveç të tjerash edhe hakera të qeverisë, hakera rusë dhe serbë. Kjo është një e vërtetë e konfirmuar për opozitën nga burime shumë serioze. E thashë këtë jo për të ekzoneruar rolin e një fuqie armike siç është Irani, por për t’u thënë të vërtetën shqiptarëve, që ia fsheh Edi Rama dhe klika e tij. Shqiptarët janë dëshmitarë se hakerimi masiv i të dhënave dixhitale personale filloi me dorëzimin e këtyre të dhënave te patronazhistët, vazhdoi me dorëzimin e targave, e letërnjoftimeve, pra që të gjitha këto janë pa asnjë diskutim, se unë s’besoj që Irani i dha të dhënat personale patronazhistëve. Kosova është sulmuar nga sistemet e Shqipërisë, Mali i Zi gjithashtu është në atak dhe Maqedonia. Për këto dy të fundit s’kam të dhëna se janë sulmuar nga Shqipëria, por për Kosovën e sigurt, që është sulmuar nga sistemet shqiptare. Ç’ka do të thotë që penetrimet nga hakerat serb ose ruse se dihet që problemet i kanë me Kosovën. Ekspertët  Kosovës kanë deklaruar se sulmet janë nga Rajoni. Por Edi Rama do ti bulojë të gjitha me Ejatullaht”, shtoi Berisha.

Lexo edhe:

KLP hesht pas sulmeve të Ramës ndaj prokurores Gjeli

Fatmir Xhafaj paralajmëron goditjen përfundimtare të drejtësisë për llogari të Ramës

Ish-kryeministri deklaroi se “personalisht Edi Rama, sipas të gjitha indicieve, ka qenë dhe është në hetim ndërkombëtar”, duke iu referuar një çështjeje që po hetohet në SHBA, ky i dyshuar është ish-drejtori i kundërzbulimit të FBI-së në SHBA, Charles McGonigal, me lidhje me kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama.

Por ka edhe çështje të tjera, tha ai, duke saktësuar më tej “ajo me kartelin Sinaloa”.

“E patë foton duke dalë trojka nga zyra e Edi Ramës?  Dje e kishte Washington Examiner këtë problem. A e keni parë se del i çekuilibruar shpesh para jush”, tha Berisha.

Etiketa: Edi RamahakerhakerimSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KLP hesht pas sulmeve të Ramës ndaj prokurores Gjeli

09:52 : 25/07/2025
AKTUALITET

Fatmir Xhafaj paralajmëron goditjen përfundimtare të drejtësisë për llogari të Ramës

17:09 : 24/07/2025
AKTUALITET

Braçe: Kam subjektet që marrin qumësht pluhur dhe vaj palme, të kontrollohen fabrikat e bulmetit

16:18 : 24/07/2025
AKTUALITET

Berisha: Karteli i Sinaloas dhe i “Hakmarrjes për Drejtësi” kanë marrë leje ndërtimi në bregdet

15:20 : 24/07/2025
AKTUALITET

A po ndërtohet Tirana mbi para të pista?

12:35 : 24/07/2025
AKTUALITET

Vajza e Frederik Radit: Ma vranë babain në gjumë, Policia dhe Prokuroia e Lezhës fshehin autorin

11:53 : 24/07/2025
Para

Goditja ndaj Carës/ Disiplina mbyll “Kukës Arena”

TË GJITHA

Pyllit dhe liqenit të Komanit i del pronari: 2 euro hyrja për njerëzit dhe 5 për makinat

10:10 : 25/07/2025

KLP hesht pas sulmeve të Ramës ndaj prokurores Gjeli

09:52 : 25/07/2025

“Toyota Yaris”/ Avokatja Erida Lazimi ndikoi “me para” te gjyqtari i Tiranës, SPAK e çon për gjykim

09:48 : 25/07/2025

Dhënia në përdorim e kalave për kafene rrezikon privatizimin e trashëgimisë kulturore

09:28 : 25/07/2025

Bie sistemi online i QKB-së në e-Albania, bizneset ankohen se nuk po dorëzojnë dot bilancet

09:18 : 25/07/2025

Ngriti “shtëpi bari” në Spanjë, arrestohet 54-vjeçarja në Kavajë/ EMRI

09:10 : 25/07/2025

Vizita me Alban Pezën te “Met Building”, si e la Ajola Xoxa pa blerë apartamentin se nuk i pëlqeu ndriçimi

09:02 : 25/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com