• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

BIRN: Mbyllja e shkollave turke në Tiranë, me kërkesë të Erdogan

21:18 : 22/09/2022
në AKTUALITET, BOTA, POLITIKE

Këshilli i Ministrave vendosi të enjten mbylljen e institucionit arsimor parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”, i cili funksiononte si kolegj për vajza dhe djem dhe financohej nga fondacioni “Gulistan” i lakuar për lidhjet me klerikun turk Fetullah Gylen.

Vendimi u publikua në faqen zyrtare të Kryeministrisë pa asnjë shpjegim apo arsyetim

Gati dy javë nga nisja e vitit të ri shkollor, qeveria shqiptare e detyron kolegjin “Mehmet Akif Ersoy” me aktivitet prej 26 vitesh në Shqipëri  që të plotësojë dokumentet për transferimin e nxënësve në shkolla të tjera, të mbulojë shpenzimet e këtyre procedurave dhe të  kthejë pagesat e kryera nga prindërit për shkollimin e fëmijëve.

Avokati i fondacionit “Gulistan”, Isuf Shehu tha se vendimi ishte arbitrar dhe do të kundërshtohej.

“Vendimi është i papritur, pasi fondacioni ishte njoftuar për një inspektim të ri nga Ministria e Arsimit dhe institucionet në varësi,” tha Shehu për BIRN. Ai këmbënguli se arsyet e dhëna nga qeveria përpara vendimit ‘nuk qëndronin’.

Lexo edhe:

Erdogan: Përplasja Izrael-Iran po shkon pranë “pikës pa kthim”

A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?

Vendimi i Këshillit të Ministrave për mbylljen e kolegjit ku studiojnë 160 vajza dhe djem vjen pas kërkesave të përsëritura të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan për mbylljen në Shqipëri të shkollave që ai i akuzon për lidhje me kundërshtarin e tij Gylen.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë në janar të këtij viti, Erdogan u shfaq i paduruar dhe e quajti lënduese faktin se lëvizja e kundërshtarit të tij politik kishte ende fushë veprimi në Shqipëri.

“Fakti që FETO është ende në gjendje të gjejë fushëveprimi në vendin mik dhe vëlla Shqipërinë, e lëndon thellë popullin tonë, bijtë e bijat e të cilit kanë rënë dëshmorë. Pritshmëria jonë më e sinqertë është që në periudhën që kemi përpara të ndërmerren hapa më konkretë, vendimtarë dhe hapa më të shpejtë kundër strukturimit të FETO në Shqipëri,” tha presidenti turk në një konferencë për shtyp me Ramën.

Kryeministria nuk u përgjigj deri në publikimin e këtij shkrimi pyetjes nëse vendimi për mbylljen e kolegjit “Mehmet Akif” ishte një nënshtrim ndaj kërkesave të përsëritura të presidentit turk,  Erdogan.

Në shtator 2020, qeveria mbylli edhe disa institucione të tjera arsimore fetare dhe laike të ngritura me financime turke.

Mbyllja brenda një dite e medreseve “Hafiz Abdullah Zëmblaku” në Korçë dhe “Ali Korça” në Kavajë, si dhe institucionit parauniversitar “Memorial International School of Tirana”, që administrohej nga Shoqëria “Turgut Ozal Education” nuk pati një arsyetim publik, por agjencia turke e lajmeve “Anadolu Agency” i quante të lidhura me “strukturat e organizatës terroriste FETO”./BIRN

Etiketa: analizebirnErdoganmehmet akif

Lajme të lidhura

BOTA

Erdogan: Përplasja Izrael-Iran po shkon pranë “pikës pa kthim”

18:20 : 20/06/2025
BOTA

A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?

09:11 : 20/06/2025
BOTA

Erdogan sulmon Netanyahun: Ia ka kaluar dhe Hitlerit me mizoritë e tij

15:43 : 18/06/2025
BOTA

Erdogan akuza Netanyahu: Është kërcënimi më i madh për sigurinë në Lindjen e Mesme

21:31 : 17/06/2025
BOTA

Turqi/ Lëshohen urdhër-arreste për dhjetëra zyrtarë të Stambollit

13:57 : 31/05/2025
BOTA

Erdogan: Nuk kam ndërmend të kandidoj përsëri për president

13:45 : 22/05/2025
Para

Rama paralajmëron nga SHBA:Kemi disa skenarë! Shqiptarët i pret një dimër i vështirë

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com