• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Mbreti i ri i Britanisë së Madhe është i lidhur ngushtë me islamin

21:06 : 20/09/2022
në BOTA

Mbreti Charles III do të na befasojë. Burri, familja e të cilit ka shërbyer si simbole fizike të kolonializmit, e ka kaluar jetën e vet duke u përpjekur që ta çlirojë mendjen nga paragjykimet e rrënjosura të perandorisë. Kreu i ri i shtetit i Britanisë është admirues i zëshëm i islamit, kritikues i intervencionalizmit perëndimor dhe mbrojtës i multikulturalizmit, që do t’i sigurojë vendit të tij miq të rinj – dhe disa armiq populistë – në mbarë botën.

Ben Judah

Mbreti i ri me dekada ka synuar që ta çlirojë veten nga ajo që ai e quan “materializëm perëndimor” duke e zhytur veten në besimin e dytë më të madh në botë. Si princ i Uellsit, ai u fut në studimin e tekstileve, kopshteve e arkitekturës. Sidoqoftë, ai nuk u ndal aty. Mbreti gjithashtu e ka studiuar gjuhën arabe për ta kuptuar Kuranin.

Ky pasion mund të thuhet se vetëm e ka frymëzuar monarkun e ri të Britanisë. Në fjalimet që nga viti 1993, ai kishte paralajmëruar se “shkalla e keqkuptimit mes botëve islame e perëndimore mbetet i lartë në masë të rrezikshme” dhe kishte thënë: “Unë besoj me gjithë zemër se lidhjet mes këtyre dy botëve kanë rëndësi sot më shumë se kurrë më parë.” Duke e refuzuar narracionin e popullarizuar të “përplasjes së civilizimeve” të krijuar mes botës myslimane dhe Perëndimit, princi i atëhershëm i Uellsit shkoi tutje duke deklaruar se Islami është “pjesë e të kaluarës dhe të tashmes sonë, në të gjitha fushat e përpjekjes njerëzore. Ai ka ndikuar për ta krijuar Evropën moderne. Ai është pjesë e vetë trashëgimisë sonë, as një gjë mënjanë.”

Përderisa fanatizmi dhe islamofobia u rritën në nivel të shfrenuar pas sulmeve të 11 shtatorit, ai e përforcoi qëndrimin. “Mbijetesa e këtij planeti do të varet nga të kuptuarit tuaj se mund ta arrini unitetin përmes diversitetit”, tha ai më 2006 në Pakistan, duke vazhduar me citimin e Kuranit: “Kanë vëmendje vetëm ata që kanë zemra; besojnë (ose shohin shenja) vetëm ata që kanë zemra.” Pikëpamjet e tij e vënë atë larg jashtë rrjedhës kryesore: jo vetëm kundërshtimi i tij ndaj ndalimit të mbulesave islame të fytyrës në Francë, por edhe kritika e tij ndaj vizatimeve daneze me të cilat përqeshej profeti Muhamed.

Lexo edhe:

Vritet lideri i shtetit islamik në Irak dhe Siri

Propozimi për zhvendosjen e banorëve të Gazës në Jordani, Trump fton Mbretin në Shtëpinë e Bardhë

Admirimi i islamit nga Charles-i është i dukshëm në jetën dhe punën e tij personale. Ai sajoi një kopsht me qilima në shtëpinë e tij të dashur në Highgrove, i frymëzuar nga dizajnët islame me drurë të përmendur në Kuran. Ai është mbështetës i Qendrës së Oksfordit për Studime Islame dhe në Shkollën e tij të Arteve Tradicionale të Fondacionit të Princit mbahen një varg i madh kursesh për traditat islame. Ai i ka bërë vizitat në faltoret islame, vendet e shenjta dhe madje xhaminë shumë të rëndësishme, “Al-Azhar”, në Kajro pjesë të udhëtimeve mbretërore. Imami i madh i xhamisë “Al-Azhar” e quajti atë “zë të drejtë perëndimor” për Islamin dhe e lartësoi takimin e tyre. Kryediplomati i ri mbretëror britanik – ndonëse mund të mos ketë thënë kështu në mënyrë eksplicite – dëshiron që t’i shërojë plagët e lëna nga periudha e 11 shtatorit.

Përpjekjet e tij për të hapur dialogë kulturorë, nuk kufizohen me islamin. Ai ka ndërtuar ura të konsiderueshme edhe me çifutët, duke organizuar në ndejë mbretërore për festën Hanukkah më 2019 në Pallatin Buckingham dhe duke u miqësuar me rabinj udhëheqës e duke i nderuar të mbijetuarit e Holokaustit duke porositur portrete të tyre në koleksionet mbretërore. Sa u përket trashëgimisë së perandorisë dhe atyre që janë viktimizuar në vende të tjera, ai ka shkuar më larg se që ka shkuar ndonjëherë nëna e tij duke thënë më 2021 se “skllavëria ishte mizori” dhe, në mënyrë intriguese, që “ka ardhur koha” për t’u ballafaquar me trashëgiminë e saj.

Sidoqoftë, është magjepsja e re e mbretit me islamin, që i ka ndërlikimet më qartazi politike. Si princi Uellsit, ai në mënyrë të zëshme e kundërshtoi neokolonializmin perëndimor. Kur qeveri e Tony Blair-t u përgatit për ta ndjekur ShBA-në në Irak, Charles-i e bëri të njohur kundërshtimin e tij ndaj qeverisë. “Marshimi duke bartur një flamur për demokracinë e stilit perëndimor ishte çmenduri dhe gjë e kotë”, citohet të ketë thënë ai në biografinë e gazetarit Robert Jobson. Mbreti është gjithashtu përkrahës i shquar i palestinezëve, më së voni dhe në mënyrën më të theksuar duke u uruar atyre “liri, drejtësi dhe barazi” përderisa i bëri presion në mënyrë të përsëritur qeverisë britanike për të bërë më shumë.

Përqafimi i islamit nga mbreti ka ndodhur përkundër rritjes së islamofobisë në Perëndim, kontekst politik për të cilin ai është mirë i vetëdijshëm. Duke folur në vitin 2016, ai tërthorazi i kritikoi presidentin atëherë të porsazgjedhur amerikan, Donald Trump, dhe politikën e tij për të ndaluar shumë vizitorë nga vendet me shumicë myslimane. Charles-i e vajtoi rritjen e “shumë grupeve populiste në mbarë botën, që janë gjithnjë më agresive ndaj atyre që i përmbahen një besimi pakicë. E tërë kjo ka ngjashmëri thellësisht shqetësuese me ditët e errëta të viteve të tridhjeta”. Kjo është ajo që e bën ambivalencën e deklaruar të Charles-it për titullin e tij “Mbrojtës i Besimit”, në vend se të thotë se e sheh më shumë veten si “Mbrojtës të Besimit”, rrjedhimore. Mbreti i ri i Britanisë është një burrë misioni i të cilit është që ta vë në vend të parë multikulturalizmin – jo nacionalizmin.

Tash, kritikët mund të pyesin se sa shumë Charles-i, që ka shumë pallate dhe reputacion për privilegje pedante, është liruar nga materializmi perëndimor. Ai gjithashtu ka pranuar, edhe para edhe pas marrjes së fronit, se si sovran pritet të jetë më i matur për opinionet e veta. Është e paqartë se sa shumë do të vazhdojë që t’i shprehë deklaratat e veprimet politike. Ai tashmë është kritikuar nga e djathta për zotimin në një bisedë telefonike me presidentin francez për ta vazhduar punën e përbashkët, “duke filluar nga mbrojtja e klimës dhe e planetit”.

Përderisa Charles-i III i hip fronit, ai do të jetë i vetëdijshëm në mënyrë intensive që pushteti i monarkisë është që ta përdorë pushtetin e saj simbolit për të vënë gjëra të caktuara mbi politikën si mision kombëtar – njësoj siç bëri mbretëresha me “Commonwealth”-in. “Unë gjithmonë e kam parë Britaninë si komunitet të komuniteteve”, u tha ai javën e kaluar udhëheqësve të besimeve. Një mbret i hapur, që jep mesazh për Bajram, që e mbron diversitetin dhe që neveritet nga islamofobia, mund të fitojë miq dhe të shërojë plagë jashtë vendit. Me të njëjtën monedhë, mund të bëjë edhe armiq në Shtetet e Bashkuara, nëse Trumpi ose lëvizja e tij kthehen ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë me llojin e politikës supremaciste që Charles-i e ka refuzuar.

Ben Judah është autor i librit “Kjo është Londra” dhe anëtar i Qendrës Evropiane në Këshillin e Atlantikut./Nacionale/

Etiketa: irakislaminmbreti

Lajme të lidhura

BOTA

Vritet lideri i shtetit islamik në Irak dhe Siri

11:02 : 15/03/2025
BOTA

Propozimi për zhvendosjen e banorëve të Gazës në Jordani, Trump fton Mbretin në Shtëpinë e Bardhë

21:13 : 02/02/2025
BOTA

Tragjedia me përmbytjen në Spanjë, qytetarët sulmojnë Mbretin Felipe: Vrasës!

15:06 : 03/11/2024
BOTA

Pas 30 vjetësh, hapet në Irak, Ambasada e Zvicrës

20:21 : 03/09/2024
BOTA

Urdhër arresti për një zyrtar në Irak, vodhi 2.5 miliardë dollarë nga taksat

09:14 : 28/08/2024
BOTA

Sulmohet baza ushtarake amerikane në Irak, plagosen 5 marinsa

21:05 : 06/08/2024
Para

Demi sulmon dy persona, ua ngulë brinjët dhe i tërheq zvarrë (VIDEO)

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com