• Kontakt
Thursday, August 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sekretet e Policisë/ Pse urdhëri për censurën mediatike është thjesht i pazbatueshëm

20:58 : 19/09/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Prokurori i Tiranës, Bledar Valikaj, njëkohësisht bashkëshort i deputetes socialiste, Ermonela Felaj, urdhëroi pasditen e së Hënës median që të mos publikojë të dhënat masive të rrjedhura nga Policia e Shtetit, pas atij që konsiderohet si sulmi më i rëndë i hakerimit në historinë e Shqipërisë.

Urdhëri i prokurorit u shpërnda nga Policia e Shtetit dhe gjuha e përdorur në tekst ishte e njëjtë me kërcënimet e herë pas hershme të lëshuara nga kryeministri Edi Rama, sa herë që media ka raportuar për të dhëna konfidenciale shtetërore.

Përtej faktit që “urdhëri” i prokurorit është në tejkalim të rolit të tij dhe ndërhyrje flagrante në funksionet e “pushtetit i katërt”, vendimi i Valikajt për të censuruar informacion konfidencial dhe sekret është gjithashtu i pazbatueshëm, për një arsye shumë të thjeshtë;

Të dhënat e Policisë së Shtetit janë publikuar nga profilin “Homeland Justice” në rrjetin social Telegram.

Lexo edhe:

Fjalëkalimi i dobët i lejon hakerëve të fundosin kompaninë 158-vjeçare

U shkarkua nga Çuçi/ Gledis Nano fiton gjyqin ndaj qeverisë, do dëmshpërblehet me 100 mijë euro

Pra, edhe në rast se media vendos të mos i publikojë këto të dhëna, sërish personat e interesuar mund të shkarkojnë informacionin nga rrjeti Telegram.

Ka një mënyrë që urdhëri i Valikajt të zbatohet plotësisht-të urdhërohet rrjeti ndërkombëtar Telegram që të fshijë të dhënat e Shtetit Shqiptar.

Por, a e ka kaq forcë Prokuroria Shqiptare sa të urdhërojë rrjetin social? Natyrisht, askush nuk beson se kjo gjë është e mundur.  Censurimi i rrjetit Telegram është po aq i pamundur, njëlloj si të urdhërohet bllokimin i të dhënave që publikohen në “Facebook” apo “Twitter”-thjesht e pamundur, në rast se nuk ke mik CEO-t e këtyre rrjeteve sociale.

Kjo është sa i përket aspektit teknik.

Vendimi i prokurorisë, i diktuar dukshëm nga Policia e Shtetit, ka edhe një problem ligjor. Vepra penale “nxjerrja e sekretit hetimor” lidhet kryesisht me funksionarët/zyrtarët, të cilët kanë akses në informacion të klasifikuar dhe që janë të detyruar ligjërisht të ruajnë dhe mbrojnë konfidencialitetin.

Prokurori dhe, bashkë me të edhe Policia, kanë urdhëruar censurimin e një informacioni, të cilin në fakt as nuk e dinë se cili është dhe çfarë kanë në duar “hakerat”.

Kur “Homeland Justice” publikoi informacione konfidenciale të qytetarëve, të njëjta me ato që janë në duar edhe të Patronazhistëve të Partisë Socialiste, asnjë prej institucioneve ligjzbatuese nuk u shqetësua dhe askush nuk urdhëroi, të paktën formalisht, mos-publikimin e tyre.

Për Shtetin, qytetarët janë të dorës së dytë. Më e rëndësishmja është që të mbrohen informacionet shtetërore. Gjithësesi, media nuk është subjekt që trajton dhe përpunon të dhëna sekrete dhe konfidenciale. Kjo është detyrë e institucioneve të posaçme dhe janë ato që kanë detyrë të respektojnë parashikimet e Kodit Penal. Çdo ndalim për median është thjesht censurë.

Urdhëri i prokurorit, i nxitur nga Policia e Shtetit dhe qeveria, zbulon edhe një tjetër qasje jo-korrekte të institucioneve ligjzbatuese.

Deri më tani, nuk ka asnjë informacion publik nëse po hetohet se ku përfunduan dhjetra milionë euro për sigurinë kibernetike, të cilat u zhduken si me magji nga një grup hakerash. Prej vitesh, “Shqipëria dixhitale” ka qenë lajt-motiv i kryeministrit Edi Rama. Kjo Shqipëri e internetit u rrëzua si kështjellë rëre e bashkë me të avulluan edhe milionat e eurove për sisteme e sigurimi kompjuterike.

Para se të urdhërohet censura mediatike, më së pari duhet hetuar se si janë shpërdoruar miliarda lekë për sisteme skarco. Kjo është ajo që duhet të shohi prokurori i çështjes dhe Policia. Sa për informacionin sekret, edhe sikur media të pranonte të vetë-censurohej, informacionet sekret dhe konfidenciale gjenden tek “Homeland Justice”.

“Çunat e Dubait”, “çunat e Lodrës” apo kushdo “çuna” mjafton të hapë “Telegramin” dhe gjen aty çdo gjë, për të cilën Policia dhe Qeveria ishte e detyruar ta ruante si “sytë e ballit”. Tashmë, çdo gjë është para “syve të botës” dhe asgjë nuk mund të ndalohet me njoftime kërcënuese ndaj medias.

Etiketa: emailetgledis nanohakerasekreti

Lajme të lidhura

BOTA

Fjalëkalimi i dobët i lejon hakerëve të fundosin kompaninë 158-vjeçare

20:41 : 21/07/2025
AKTUALITET

U shkarkua nga Çuçi/ Gledis Nano fiton gjyqin ndaj qeverisë, do dëmshpërblehet me 100 mijë euro

13:22 : 20/07/2025
AKTUALITET

Zbulohen 4 emrat për kreun e BKH

18:17 : 09/06/2025
AKTUALITET

Përfundon sot afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH, në garë edhe Gledis Nano

12:51 : 06/06/2025
AKTUALITET

Sekreti

14:33 : 03/04/2025
BOTA

Vladimir Putin me origjinë nga Kosova? Zbulohet ADN-ja e presidentit rus

19:41 : 24/03/2025
Para

Poston VIDEO-n e lamtumirës së Mbretëreshës, Berisha: Ceremonia më madhështore!

TË GJITHA

Kompania “G&E Investment” me bilanc zero, merr kullë 43 katëshe tek Uji i Ftohtë në Vlorë

20:58 : 07/08/2025

Olimpija Ljubljana-Egnatia/ Mbyllet pjesa e parë, rezultati dhe statistikat

20:50 : 07/08/2025

Trump kërkon regjistrim të ri të popullsisë së SHBA-ve, pa emigrantët

20:44 : 07/08/2025

Bayern Munich fiton thellë miqësoren me Tottenhamin, shkëlqen Harry Kane

20:39 : 07/08/2025

FOTO/ 34-vjeçari serb arratiset nga paraburgimi në Mitrovicën e Veriut

20:31 : 07/08/2025

Vatër e madhe zjarri në Mirditë, flakët përfshijnë pyllin me pisha

20:20 : 07/08/2025

Mashtrimet online me ilaçet, përdorin imazhet e mjekëve për të bindur të moshuarit për “mrekullinë”

20:05 : 07/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com