• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Iu refuzua azili politik në Shqipëri, lidhja e gazetarit me mafiozin turk

10:02 : 19/09/2022
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE

Erdhi për të gjetur strehim në Shqipëri, por një gazetar turk u dëbua në vendin e tij brenda 24 orësh që kurse zbriti në territorin shqiptar.

Shpejtësia me të cilën u largua nga Rinasi Ahmet Emre Olur, edhe pse kërkoi azil politik në vendin tonë me pretendimin se i rrezikohej jeta, u ndikua me sa duket edhe nga një insistim i ministrit të Brendshëm të Turqisë.

Ndalimi dhe dëbimi

Ahmet Emre Olur, i njohur si këshilltar për shtyp i kreut të një organizate kriminale, i quajtur Sedat Peker, i cili ka turbulluar jo pak ujërat e politikës turke me denoncimet e saj nëpërmjet “Yotube”, ishte në kërkim prej muajsh, derisa u ndalua në Tiranë. I riu mbërriti gjatë ditës së diel në aeroportin e Stambollit rreth orës 09:15 nëpërmjet një avioni të “Air Albania”. Olur, i cili u nxor nga avioni në aeroport nga ekipet e Departamentit të Policisë së Stambollit kundër Krimit të Organizuar, më pas u dërgua në Departamentin e Policisë në aeroport. Pas procedurave atje, Olur u nis nga aeroporti në orën 10:30 për t’u dërguar në Drejtorinë e Sigurisë Provinciale të Stambollit në Vatan Caddesi.

Epilogu

Lexo edhe:

E rëndë në Turqi, i riu vret të fejuarën pasi mbeti shtatzënë nga përdhunimi

Kontrata e transferta të sigurta?! Hiqej si menaxher futbolli, merr 4600 euro e zhduket

Gazetari i konsideruar si “konsulent mediatik”, ka mbërritur në Maqedoninë e Veriut më 25 maj të vitit të kaluar. Ndërkohë që autoritetet turke e kërkonin ngado, 26- vjeçari është konstatuar se ka shkuar në Abu Dhabi, kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), nëpërmjet Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, më 12 shtator 2022. Ky vend ka njoftuar autoritetet turke se do ta dëbonin të riun, por ai u largua nëpërmjet një avioni duke udhëtuar në drejtim të Serbisë. Pavarësisht kësaj, policia serbe nuk i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së palës turke për ta dëbuar atë me pretendimin se ai ishte pasagjer ndërkombëtar. Ka qenë udhëtimi i Ahmet Emre Olur në drejtim të Tiranës, ai që i dha fund përpjekjeve të tij për t’i shpëtuar arrestimit dhe për pasojë ishte fundi i një epilogu të gjatë përpjekjesh për t’i shpëtuar ndalimit. I riu ka udhëtuar drejt kryeqytetit shqiptar rreth orës 06:00 të mëngjesit të 17 shtatorit, ku edhe është ndaluar përkohësisht. Pavarësisht kërkesës për azil, 26-vjeçari është depërtuar brenda 24 orëve nga vendi ynë.

Akuzat

Mbi 26-vjeçarin turk, për të cilin autoritetet kërkuan me ngulm arrestimin e tij, rëndojnë disa akuza. Sipas mediave turke, ndaj Emre Olur, rëndojnë të paktën 6 akuza. Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë në Turqi ka ngritur ndaj tij, akuzat si “Kanosja”, “Lëvdimi i krimit dhe i kriminelit”, “Fyerja”, “Anëtar i një organizate të krijuar me qëllim kryerjen e një krimi”, “Lëndim i thjeshtë”, “Fyerje me zë, me shkrim apo mesazh video”. Është konstatuar se Ahmet Emre Olur, ka shkuar në Maqedonia e Veriut nga vendi ynë më datë 23.5.2021 në kuadër të studimeve të kryera për gjetjen e tij. Mediat turke thonë gjithashtu, se Olur ishte thirrur nga autoritetet shqiptare me pretekstin e përfundimit të procedurave të qëndrimit në Shqipëri. Avokatët e Olur kanë deklaruar se transferimi i tij në Turqi është në kundërshtim me rregullat e GJEDNJ.

Nga kërkesa te dëbimi, çfarë ndodhi brenda 24 orëve

Ministri i Brendshëm i Turqisë, Süleyman Soylu, duke reaguar në një deklaratë në “Twitter”, përgëzoi autoritetet për arrestimin e 26-vjeçarit, duke e konsideruar atë një mashtrues. “Unë përgëzoj Departamentin tonë të Policisë që solli një tjetër mashtrues në vendin tonë me monitorim të ngushtë”, tha ai, ndërsa mediat turke thanë se kishte pasur një bisedë me homologun e tij shqiptar. Nga kërkesa për azil e të riut turk deri te dëbimi i tij nuk kaluan as 24 orë. Në të njëjtën kohë, Ahmet Emre Olur, kishte depozituar edhe një kërkesë pranë autoriteteve shqiptare i përfaqësuar nga dy avokatë mbrojtës. “Të trajtohet kërkesa për Azil Politik në shtetin Shqiptar, për arsye sepse dëbimi nga Shqipëria mund të më rrezikojë seriozisht jetën dhe njëkohësisht mund të diskriminohem për shkak të bindjeve politike në shtetin e Origjinës. Kërkues: Ahmet Emre Olur, Përfaqësuar nga avokatët: Arben Llangozi, Orgesa Serani”, thuhet në kërkesën e depozituar për azil politik. Avokati mbrojtës i kontaktuar nga “Panorama” tha se kërkesa e tyre për azil politik nuk ishte marrë parasysh nga asnjë prej institucioneve përkatëse, përfshirë Komisariatin e Rinasit, i cili ligjërisht është ai që duhet të pranojë kërkesat përkatëse. Sipas ligjit, nëse kërkesa pranohet, brenda gjashtë muajsh shqyrtohet nga autoritetet, por në rastin e gazetarit turk, dera ka qenë e mbyllur edhe për vetë avokatët.

Kush është mafiozi turk që i shkakton nervozizëm Presidentit Erdogan

Gazetari turk, Ahmet Emre Olur, i cili u dëbua nga Shqipëria mëngjesin e së dielës drejt Turqisë, akuzohet si këshilltar mediatik i të ashtuquajturi kumbari i mafies turke, Sedat Peker, i cili aktualisht jeton në Dubai. Ndërsa kërkohet për t’u arrestuar nga autoritetet në Turqi, Peker përdori rrjetin “Youtube” për të bërë denoncime të shumta ndaj zyrtarëve të lartë të qeverisë përfshirë edhe ministra, duke i akuzuar ata që nga përfshirja në vrasje, përdhunime, kontrabandë droge, abuzim të pushtetit dhe shumë aktivitete të tjera kriminale. Në video-mesazhet e tij, Peker ka vënë në shënjestër në veçanti ministrin e Brendshëm, Suleyman Soylu. Ish-udhëheqës i një grupi kriminal për vite të tëra ka mbajtur kontakte të ngushta me presidentin Erdogan, por tani ai është kthyer në kritikun më të fortë të tij. Denoncimet e tij për implikimet e politikës me krimin e organizuar tregojnë, se korrupsioni është shtrirë deri në pallatin presidencial. Në “Twitter” ai ka publikuar biseda private në “WhatsApp” dhe fotografi të disa teksteve që mund të vërtetojnë, se disa persona në rrethin e ngushtë të Erdoganit janë të përfshirë në afera ryshfeti. Peker ka akuzuar për korrupsion edhe një deputet të AKP-së, Zehra Taþkesenlioðlu dhe vëllain e tij si dhe ish-shefin e autoritetit mbikëqyrës të bursës (SPK), Ali Fuat Taºkesenlioðlu. Ata i kishin kërkuar kompanisë, “Marka Investment Holding” 12 milionë lira turke (rreth 660 mijë euro). Pasi shefja e firmës, Mine Tozlu Sineren, i konfirmoi në televizionin turk këto akuza, SPK-ja ka bërë kallëzim penal. Për t’i shpëtuar një urdhër-arresti, Pekerit iu desh të largohet nga Turqia dhe pas disa stacionesh tashmë ai është vendosur në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai poston mesazhe në “Twitter” me pseudonimin “Deli Çavuº”, që do të thotë “rreshteri i çmendur”. Abu Dhabi deri tani e ka injoruar kërkesën e Turqisë për ekstradim. Duke u bazuar në dëshmitë e Peker, edhe opozita turke ka bërë kallëzim kundër anëtarëve të qeverisë, por nuk ka mundur të gjejë hetues, që të ndërmarrë hetime ndaj qeverisë.

/Panorama/

Etiketa: Ahmet Emre Olurazil politikErdoganTurqi

Lajme të lidhura

BOTA

E rëndë në Turqi, i riu vret të fejuarën pasi mbeti shtatzënë nga përdhunimi

18:17 : 27/06/2025
AKTUALITET

Kontrata e transferta të sigurta?! Hiqej si menaxher futbolli, merr 4600 euro e zhduket

21:20 : 26/06/2025
BOTA

Dyshohet se kanë lidhje me lëvizjen e Gylen, arrestohen 158 persona në Turqi

14:05 : 24/06/2025
BOTA

Turqia goditet nga një tërmet i fortë, ja sa ishte magnituda

08:40 : 24/06/2025
BOTA

Erdogan: Përplasja Izrael-Iran po shkon pranë “pikës pa kthim”

18:20 : 20/06/2025
BOTA

A po shkatërrohet partia më e madhe opozitare turke?

09:11 : 20/06/2025
Para

Vodhën vegla pune dhe ia shitën një të dënuari për vrasje, arrestohet 26-vjeçari

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com