• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Rritet trysnia ushtarake e diplomatike ndaj Vladimir Putinin

23:01 : 17/09/2022
në BOTA

Trysnia ndaj presidentit rus Vladimir Putin është rritur si në fushën e betejës ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Në terren trupat ukrainase vazhduan edhe të shtunën të nxisin kundërsulmin e tyre, me synimin për të avancuar më tej në verilindje të Ukrainës, një rajon që tashmë kontrollohet pjesërisht nga trupat vendase.

Në një takim të nivelit të lartë mbajtur në Uzbekistan, në kuadër të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, një aleancë sigurie prej tetë vendesh, zoti Putin u zotua të vazhdojë më tej me sulmin ndaj Ukrainës, pavarësisht probleme me të cilat është përballur së fundmi në frontin e betejës. Por presidenti rus po përballet edhe me shqetësime të shprehura nga India e Kina lidhur me konfliktin e zgjatur.

“Unë di që epoka e sotme nuk është e luftës”, i tha kryeministri indian Narendra Modi udhëheqësit rus gjatë një takimi të premten në Uzbekistan. “E kemi diskutuar këtë me ju në telefon disa herë, se demokracia dhe dialogu prekin të gjithë botë”, shtoi ai.

Po në Uzbekistan, një ditë më parë, zoti Putin pranoi se Kina kishte pyetje dhe shqetësime në lidhje me luftën në Ukrainë, por ai nuk foli se për çfarë bëhej fjalë kontretisht. Megjithatë zoti Putin falënderoi presidentin kinez Xi Jinping për atë që e quajti, “pozicion i balancuar” i qeverisë së tij mbi konfliktin.

Tërheqja e nxituar e trupave ruse këtë muaj nga disa pjesë të rajonit verilindor që ata pushtuan në fillim të luftës si dhe shprehja publikisht e rezervave nga aleatët kryesorë të tij, diçka që ka ndodhur rrallë, nënvizojnë sfidat me të cilat përballet zoti Putin në të gjitha frontet. Si Kina ashtu edhe India kanë mbajtur lidhje të forta me Rusinë si dhe një pozicion neutral në raport me luftën në Ukrainë, shkruan VOA.

Lexo edhe:

Tha se shtetet baltike bllokuan bisedimet e BE-së me Putin, Merkel kritikohet ashpër për deklaratat e saj

Putini feston sot ditëlindjen, Kim Jong-un e uron dhe i premton aleancë të pathyeshme ushtarake

Në një deklaratë zoti Xi shprehu mbështetjen për “interesat thelbësore” të Rusisë, por gjithashtu tha se po kërkonte të punonte së bashku (me Moskën) për të “injektuar stabilitet” në çështjet botërore. Zoti Modi tha se gjithashtu dëshironte të diskutonte “se si mund të ecet përpara drejt rrugës së paqes”, duke shtuar se shqetësimet më të mëdha me të cilat përballet bota, janë problemet e lidhura me sigurisë ushqimore, karburantet e plehrat kimikë.

“Ne duhet të gjejmë një rrugëdalje dhe për këtë duhet të kontribuoni edhe ju gjithashtu”, theksoi zoti Modi, çka u pa si një qortim i rrallë publik ndaj presidentit rus.

Komentet e kryeministrit të Indisë hodhën hije mbi pritshmëritë e zotit Putin, i cili e kishte parë takimin e nivelit të lartë, si një mundësi për të forcuar statusin e tij, e si një dëshmi, se ai nuk ishte dhe aq i izoluar ndërkombëtarisht.

Etiketa: kinaPutintrysni

Lajme të lidhura

BOTA

Tha se shtetet baltike bllokuan bisedimet e BE-së me Putin, Merkel kritikohet ashpër për deklaratat e saj

10:42 : 10/10/2025
BOTA

Putini feston sot ditëlindjen, Kim Jong-un e uron dhe i premton aleancë të pathyeshme ushtarake

09:17 : 07/10/2025
BOTA

“E nënvlerësuam Putinin”, paralajmëron Macron: Evropa të përgatitet për skenarin më të keq

21:14 : 06/10/2025
BOTA

Zgjatja me një vit e marrëveshjes bërthamore, Trump pranon ofertën e Putin

18:45 : 06/10/2025
BOTA

Rusia ndihmë Kinës në përgatitjet për pushtimin e Tajvanit

22:02 : 05/10/2025
BOTA

Pasi përuroi urën më të lartë në botë, Kina ndërton në majë të saj restorantin në 2600 metra nga toka!

14:22 : 05/10/2025
Para

"Patericat e kryeministrit i dinë të gjithë"/ Balliu: Rama, agjent i mirëfilltë rus

TË GJITHA

“E ndritën” me 11 Majin/ Celibashi: Nuk kemi marrëveshje me SPAK për zgjedhjet lokale

12:10 : 10/10/2025

Zhduket pa gjurmë në Greqi 49-vjeçari shqiptar, familja kërkon ndihmë (FOTO-EMRI)

12:07 : 10/10/2025

Kombëtarja mbyll përgatitjet në Tiranë, ja si pritet të jetë formacioni ndaj Serbisë

12:03 : 10/10/2025

Shisnin kokainë në Pogradec, arrestohen katër të rinj, shpallet në kërkim një tjetër

11:55 : 10/10/2025

Kërcënoi gjyqtarët, lihet në burg xhaxhai i vrasësit të Astrit Kalasë

11:52 : 10/10/2025

Një person kërcënon rojën e Gjykatës së Apelit/ EMRI

11:48 : 10/10/2025

Washington Examiner: Lidhja e ngushtë e Ramës me Sorosin ndikoi te vendimet për sanksionet e SHBA në Shqipëri

11:45 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com