• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD zbulon ‘hilen’ që fshihet në VKM-në e qeverisë për konfiskimin e kateve pa leje

12:11 : 16/09/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike ka denoncuar sërish vendimin e marrë në Mbledhjen e Këshillit të Ministrave për konfiskimet e ndërtimeve pa leje dhe paralajmëron se PD nuk do të lejojë zbatimin e këtij plani “armiqësor ndaj Shtetit dhe shqiptarëve”.

Partia Demokratike thekson se VKM e kryeministrit Edi Rama për konfiskimet e ndërtimeve të paligjshme, shkel çdo parim të kuadrit ligjor në fuqi. Në një komunikim për mediat sekretarja për Transparencën Luftën kundër Korrupsionit dhe Kthimit të Pronave, Ledina Mandia, tha se në 5 vitet e fundit janë 3 mijë e 304 qytetarë të dënuar me burg për ndërtime pa leje.

Deklarata e plotë nga PD-ja:

Rama shkeli edhe zotimin e vet për të luftuar informalitetin, të cilin e ka lejuar me vullnet të lirë, me porosi të tij për klientët e tij, por ka dënuar qytetarët e thjeshtë.

Në 5 vitet e fundit janë 3 mijë e 304 qytetarë të dënuar me burg për ndërtime pa leje.

Lexo edhe:

Kush ia mbylli gojën opozitës për “Zvërnecin”?

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

Rama pretendon se këto rregulla të konfiskimit janë në përputhje me ligjin 107/2014, ndërkohë që në pikën 2 të VKM fton të gjithë Zhvilluesit/ Ndërtuesit t’i kalojnë ministrisë përgjegjëse, me akt noterial në favor të Shtetit, me kontratë premtim shitje me vlerë 1 Euro, të drejtën e pronës të sipërfaqeve të ndërtuara pa leje ose tejkalim të lejes ndërtimit, me qëllim interesi publik apo banesa sociale.

Dhe në këtë rast, referuar pikës 3 të VKM, ndërtuesi i paligjshëm po negocion me qeverinë të ndryshojë Lejen e Ndërtimit dhe të ligjërojë në vijim ndërtimin pa leje.

Pra, Shteti bëhet bashkëpronar me kriminelin, përmes një marrëveshje miqësore.

Por nuk mbaron këtu.

Ndërtimet e konfiskuara sipas këtij vendimi mund t’i transferohen, me të drejtë parablerjeje subjektit zhvillues të objektit apo çdo subjekti të autorizuar prej tij, për një vlerë jo më të vogël se çmimi i tregut. Ndërkohë çmimi i tregut, për qeverinë, janë vlerat e referencës, të cilat janë minimaliste krahasuar me tregun imobiliar.

Qeveria sot shpronëson dhe shpërblen pronarët e ligjshëm me çmim reference, të cilat goditen në rrugë gjyqësore, dhe nuk e njeh çmimin e tregut.

Por në rastin e mafias së ndërtimit, të cilën tashmë e bën bashkëpronare, u jep të drejtë parablerje me çmim reference, duke shpronësuar shqiptarët e thjeshtë, dhe duke lejuar blerësit preferencial të RAMËS ta shesin këtë pronë me vlerën e tregut imobiliar.

RAMA nuk ka guxuar aq sa të heqë gjobat dhe dënimet penale me VKM, por në asnjë rast nuk është shprehur në formë deklarative për ndjekjen penale të shkelëseve të ligjit, shpërdoruesve të detyrës në IKMT që kanë lejuar ndërtime të tilla etj.

Meqë IKMT nuk vepronte me urdhër të Kryeministrit, tani e angazhon me detyra që klientët e qeverisë të marrin në kohë reale dokumentacionin ligjor dhe nëse nuk e bëjnë, kuptohet që RAMA do t’i kallëzojë penalisht për shpërdorim detyre. Nuk ka jurist me njohuri minimale të ligjit, dhe zyrtar në një kabinet qeveritar normal, që mund të pranojë lajthitje të tilla dhe për më tepër t’i proklamojë si sukses të radhës. Qeveria ndërkohë që duhet të bëjë kallëzime penale, konfiskime etj, pranon marrëveshjen me krimin.

Është përgjegjësi e SPAK dhe organeve të drejtësisë, të regjistrojnë menjëherë procedim penal dhe të procedojnë të gjithë shkelësit e ligjit, ka apo nuk ka kallëzime, si për ndërtuesit abuzues, si për armatën e inspektorëve, që hanë nga paratë e taksapaguesve të varfër dhe majmen nga xhepat e kriminelëve.

PD do të përdorë të gjitha mjetet ligjore për zhbërë këtë masakër anti-ligjore të Edi Ramës me qëllim të ligjërimit të krimit dhe mbushjes së xhepave të tij.

PD nuk do të lejojë zbatimin e këtij plani armiqësor ndaj Shtetit dhe shqiptarëve.

Kriminelët do të dënohen, dhe në asnjë rast nuk do të rehabilitohen dhe të bëhen palë me Shtetin. Ata do të kthejnë çdo gjë të marrë pa të drejtë, dhe çdo pasuri e konfiskuar sipas ligjeve në fuqi do i kalojë Shqiptarëve.

Etiketa: Ledina Mandiandertimet pa lejePartia Demokratikevkm

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kush ia mbylli gojën opozitës për “Zvërnecin”?

13:52 : 31/05/2026
AKTUALITET

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

11:59 : 31/05/2026
AKTUALITET

Berisha: Vetëm në një gjë nuk kam gabuar kurrë, te besimi ndaj demokratëve

13:16 : 30/05/2026
AKTUALITET

Nga Genc Pollo tek Stresi dhe vajza e Nishanit, zbulohet lista e kandidatëve të PD për Këshillin Kombëtar

12:52 : 30/05/2026
AKTUALITET

PD mbledh Kryesinë, në fokus Kuvendi i 30 Majit

19:22 : 25/05/2026
AKTUALITET

Zgjedhjet për kreun e PD-së, sot skadon afati për kandidaturat, Berisha i vetëm në garë

08:52 : 30/04/2026
Para

Tre modelet heqin dorë një javë nga s*ksi për të mbajtur zi për Mbretëreshën

TË GJITHA

U mor i pandehur, Igli Tare del nga SPAK, “kyç” gojën për gazetarët

15:14 : 04/06/2026

Lala: Pozitat e Ballukut janë rënduar, akuzat kanë marzh të lartë dënimi!

14:58 : 04/06/2026

U zgjodh anëtar i Këshillit të PD-së, Stresi: Vij në parti si strateg! Vura bast me Noizyn…

14:55 : 04/06/2026

Votimi në OKB, Gjermania mbetet jashtë Këshillit të Sigurimit

14:38 : 04/06/2026

Favorizoi kompaninë në tenderin e “Albcontrol”, SKEMA: Si tentoi Balluku të fshehë vilën në Dhërmi

14:28 : 04/06/2026

Ballukut i sekuestrohet vila në Dhërmi, SPAK: E fshehu në emër të Igli Tares!

14:15 : 04/06/2026

Zgjerohen hetimet për Belinda Ballukun, SPAK i sekuestron vilën në Dhërmi, shtohen akuzat

14:06 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom