• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Anija me naftë kontrabandë nga Libia në Durrës, PL: Është shkelur rezoluta e OKB

14:16 : 16/09/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Lexo edhe:

“11 Maji”/ Ilir Meta audio-mesazh nga burgu: Ja vdekje, ja liri!

Braktisja e fermerëve/ PL: Mundin dhe djersën e tyre qeveria e kanë hedhur në rrugë

Partia e Lirisë ka akuzuar autoritetet në lidhje me anijen me 2275 ton naftë që u sekuestrua në Portin e Durrësit.

Në një deklaratë për mediat nga selia e Partisë së Lirisë, Sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi theksoi se institucionet duhet të japin llogari se kush ishte agjencia doganore që do të kryente procedurat dhe se kush ishin porositësit.

“Kanë kaluar më shumë katër ditë që kur Policia e Shtetit kapi një anije me 2 275 ton naftë kontrabandë në portin e Durrësit. Deri tani nuk ka asnjë informacion nga autoritetet shtetërore, në veçanti nga institucionet e sigurisë kombëtare mbi këtë ngjarje kaq të rëndë, që përbën një shkelje flagrante të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit për embargon ndaj Libisë.

Skandali bëhet edhe më i rëndë në rrethanat kur Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe anëtar i Këshillit të Sigurimit të OKB, të cilin edhe e ka drejtuar. Në këtë situatë që e vë Shqipërinë në pozicionin më të shëmtuar në raport me partnerët ndërkombëtarë, por mbi të gjitha në raport me veten, është një detyrim kushtetues që Qeveria, Policia e Shtetit, Shërbimi Informativ Shtetëror, Prokuroria dhe institucionet e tjera përgjegjëse të sigurisë dhe inteligjencës të sqarojnë sa më parë se:

E informuar që 48 orë më parë nga agjencitë partnere për mbërritjen e anijes, përse u lejua futja e saj në ujrat territoriale shqiptare?
Kush ishte porositësi apo porositësit e kësaj sasie të madhe nafte, që më pas rezultoi se ishte kontrabandë?

Cila ishte agjencia doganore që do të kryente procedurat për ankorimin e anijes deri në shkarkimin e saj në depozitat e naftës në Porto Romano?

Përse Policia e Shtetit derimë tani ka arrestuar vetëm libianët dhe sirianët që shërbenin në anije dhe askënd tjetër nga ata që e kanë porositur ngarkesën duke i dhënë garanci të marrë detin për ditë të tëra nga Libia në Durrës?

Cili është roli i luajtur nga agjencitë shqiptare të sigurisë dhe inteligjencës pasi situata rëndohet nga fakti që tentativat për kontrabandën e naftës janë një rast I përsëritur, çka do të thotë se thyerja e embargos ka qenë e vazhdueshme?

Është e qartë pra se ka patur një arsye shumë të fortë për kompaninë shqiptare të kthejë kësaj here mbrapsht, në momentin e fundit, ngarkesën, që në total vlerësohet të kapë një vlerë rreth 4.2 milion dollarë.

Arsyeja ka qenë jo nga institucionet shqiptare të sigurisë dhe të inteligjencës por nga agjencitë e vendeve partnere. Pra po të mos ishte për to, kontrabanda dhe thyerja e embargos do të vazhdonte si më parë.

Porositja e naftës nga Libia nuk është i vetmi rast në këto muaj, sepse edhe më herët, të tjera sasi nafte nga ky shtet janë porositur për tregun shqiptar.

Skandali thellohet dhe rëndon edhe më shumë përgjegjësinë e institucioneve të sigurisë kombëtare dhe të inteligjencës, sepse futja e naftës kontrabandë në Shqipëri është një shkelje shumë e rëndë, jo vetëm për ligjet e vendit që parashikojnë nga gjobë deri në 7 vite burg, por mbi të gjitha është shkelur Rezoluta e Këshillit të Sigurimit 2644 (2022) , pjesë e së cilës është edhe Shqipëria, e cila miratoi unanimisht zgjatjen e embargos së naftës dhe produkteve të tjera me Libinë deri në 30 tetor të vitit të ardhshëm.
Kush i ka dhënë garanci porositësit apo porositësve shqiptarë të shkelnin embargon e naftës nga Libia?

Kush i njoftoi ata për sinjalizimin e anijes nga shërbimet partnere, çka i detyroi në momentet e fundit të refuzonin ngarkesën?

Kush e dekonspiroi paralajmërimin e shërbimeve partnere dhe në këmbim të çfarë?

Përse institucionet heshtën në dy rastet e para, kur ende ishte në fuqi Rezoluta e Këshillit të Sigurisë për embargon e naftës dhe produkteve të tjera me Libinë?

-Nëse institucionet shqiptare janë në dijeni se cila kompani është furnizuar me naftë kontrabandë nga ana e Libisë, a janë hetuar dhe a janë vendosur para përgjegjësisë?

Është e qartë se Edi Rama është bekuesi dhe përfituesi kryesor i kontrabandës së naftës në Shqipëri, përgjegjësi për të cilën ai shumë shpejt do të japë llogari para popullit shqiptar dhe drejtësisë së pa kapur. Ora e llogaridhënies po afron.”, tha Blushi.

Etiketa: anije naftePartia e Lirisetedi blushi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“11 Maji”/ Ilir Meta audio-mesazh nga burgu: Ja vdekje, ja liri!

19:01 : 01/05/2025
AKTUALITET

Braktisja e fermerëve/ PL: Mundin dhe djersën e tyre qeveria e kanë hedhur në rrugë

17:20 : 30/04/2025
AKTUALITET

Kryemadhi tregon pse kërkon vota për Metën pas divorcit. Kritikon Tedi Blushin për drejtimin e PL

23:05 : 14/04/2025
AKTUALITET

Në prag të zgjedhjeve/ Tjetër largim nga Partia e Lirisë, ja kush jep dorëheqjen

14:47 : 10/04/2025
AKTUALITET

PL prezanton kandidatët/ Meta: Na duhen 84 mandate, ndryshimi ynë i parë do të jetë Kodi elektoral

12:15 : 05/04/2025
AKTUALITET

Tjetër largim nga PL-ja, ikën kryetarja e Gruas, numri 4 i partisë

13:47 : 12/03/2025
Para

“Kërdia” në Berat, sekuestrohen 95 telefona me vlerë 37 mln lekë

TË GJITHA

1 orë para mbylljes së votimit, sa është pjesëmarrja deri në orën 18:00

18:32 : 11/05/2025

Sarandë/ Komisioneri i PL-së pëson krizë epileptike, mbërrin ambulanca

18:24 : 11/05/2025

EMRI/ U kap me listë emrash pas takimit me Elvis Roshin, shoqërohet në komisariat një grua

18:09 : 11/05/2025

Patronazhistët zyrë sekrete te ‘Petro Nini’, ikin me vrap pasi zbulohen/ VIDEO

18:08 : 11/05/2025

Komisioni Rregullator nuk shqyrton kërkesën e PS për shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë

17:58 : 11/05/2025

Aksident në aksin Korçë – Pogradec, dy të plagosur

17:47 : 11/05/2025

Shifrat, ja sa është pjesëmarrja në votime deri në orën 17:00

17:41 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com