• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SHBA “zgjidh qesen”/ 10 milionë dollarë për ‘kokat’ e hakerave që sulmuan Shqipërinë

13:15 : 15/09/2022
në AKTUALITET, BOTA

Mansour Ahmad, Ahmad Khatibi e Amir Hossein Nikaiin. Kushdo që jep informata për figurën e hakerave, mund të shpërblehet deri me 10 milionë dollarë nga Departamenti amerikan i Thesarit.

Arsyeja? Janë të dyshuar si përgjegjës për sulmin kibernetik të ndërmarrë ndaj sistemit qeveritar më 15 korrik 2022, me urdhërues Shërbimet Sekrete iraniane MOIS. Si edhe për sulmin e dy muajve më pas në Shqipëri, i cili u ndërmor ndaj sistemit TIMS.

Shqipëria, e ka mbajtur Teheranin përgjegjës për të dyja ngjarjet dhe për shkak të së parës, ka ndërprerë në mënyrë unilaterale raportet diplomatike mes vendeve, duke dëbuar diplomatët iranianë në Tiranë.

Nga të tre këta eksponentë, nuk rëndojnë vetëm akuza për aktet ndaj Shqipërisë, pasi këto janë thjesht të fundmet.

Amerikanët, dyshojnë se tre hacker-ët janë të përfshirë në sulme kibernetike të ndërmarra edhe në SHBA, kryesisht në sisteme lokale të Mississippi-t dhe Indiana-s.

Lexo edhe:

Irani ekzekuton një të dënuar për spiunazh për Izraelin

Sulmi i Izraelit në Iran, si i përdori Mossad-it agjentet femra

Akuzat gjithsesi, nuk e përcaktojnë nëse të tre ata kanë punuar apo nën tutelën e Qeverisë iraniane. Por në një raport të bashkëngjitur, bëhet me dije se ata janë të atashuar pranë Gardës Revolucionare Islamike. Ajo është praktikisht një forcë iraniane në çështjen e sigurisë dhe inteligjencës.

Këtyre sanksioneve u është bashkëngjitur edhe një masë direkte ndaj Ministrisë së Inteligjencës iraniane dhe ministrit përgjegjës për këtë dikaster. Kjo për shkak të sulmeve të hakerave në Shqipëri.

Në rrugë të tjera nga inteligjenca amerikane ndërkohë, është bërë me dije se të tre, si Ahmadi, Khatibi dhe Nikaein, janë shtetas iranianë. Ata janë të punësuar në kompani të mëdha teknologjike, të cilat operojnë në Iran.

Kjo gjithsesi, mendohet se është thjesht një detyrë kamufluese, për aktivitetin e tyre të vërtetë.

Sanksionet
Pjesë e sanksioneve amerikane janë bërë 10 persona dhe dy entitete. Ata janë sanksionuar për rolet në kryerjen e akteve keqdashëse kibernetike, ku përfshihet edhe ai ndaj Shqipërisë.

Washingtoni është zotuar se do të godasë Iranin fuqishëm për sulmet ndaj Shqipërisë. Washingtoni do të operojë së bashku me Tiranën për zhbërjen e çdo sulmi të mundshëm.

Vendimi për shpalljen e tre emrave në atë listë dhe dhënia e shpërblimit prej 10 milionë dollarësh për informacione, është qartazi në ndjekje të rrjedhës politike mbështetëse për Shqipërinë në këtë aspekt, duke qenë se dyshimet bien mbi përfshirjen e të tre hacker-ëve në sulmin ndaj Tiranës.

Etiketa: hackerIranisulmi kibernetik

Lajme të lidhura

BOTA

Irani ekzekuton një të dënuar për spiunazh për Izraelin

11:50 : 17/09/2025
BOTA

Sulmi i Izraelit në Iran, si i përdori Mossad-it agjentet femra

08:56 : 15/09/2025
BOTA

Irani miraton inspektime të reja bërthamore nga OKB-ja

20:13 : 14/09/2025
BOTA

Dritë jeshile nga Khamenei, rikthehen bisedimet për marrëveshjen bërthamore

18:26 : 14/08/2025
BOTA

Irani arrestoni 21,000 persona gjatë luftës me Izraelin

18:41 : 12/08/2025
BOTA

Presidenti iranian: Rindërtimi bërthamor pa bisedime me SHBA-në, i kotë

21:33 : 11/08/2025
Para

Zbulohet çfarë u diskutua në takimin e Yuri Kim me Tabakun, Gjiknurin dhe Kryemadhin

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 19 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/09/2025

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com