• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Sulmet kibernetike/ DASH sanksione të reja ndaj iranianëve të lidhur me “Gardën”

22:09 : 14/09/2022
në BOTA

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj dhjetë individëve dhe dy entiteteve të lidhur me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit. Ata akuzohen për kryerje të akteve keqdashëse kibernetike, përfshirë kërcënime për publikim të dhënash në këmbim të parave, të njohura si sulme “ransomware”.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Sanksionet u vendosën në koordinim mes disa agjencive, Departamentit të Drejtësisë, atij të Thesarit, Byrosë Federale të Hetimit, “USCYBERCOM”, Agjencisë së Sigurisë Kombëtare si dhe Agjencisë mbi Sigurinë Kibernetike e të Infrastrukturës.

Incidentet “Ransomware” kanë ndërprerë shërbime me rëndësi dhe verpimtarinë e bizneseve në mbarë botën.

Agjencia e lajmeve “Reuters” shkruan se tre iranianë janë akuzuar për përpjekje për të zhvatur qindra mijëra dollarë nga organizata në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Iran dhe Izrael.

Lexo edhe:

Paralajmëron Google: Mos përdorni Wi-Fi publik, rrezikoni llogaritë bankare

DASH: Vendimet e fundit të Republikës Sërpska ndikuan në heqjen e sanksioneve ndaj Dodikut

Agjencia e lajmeve “Associated Press” shkruan se për tre individë të sanksionuar rasti u paraqit në gjykatën federale në Nju Xhersi, konkretisht në Union County, e cila ishte viktimë e një sulmi kibernetik vitin e kaluar. Autorët e akuzuar mendohet se ndodhen në Iran. Një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë tha të mërkurën për “Associated Press” se akuzat e bëjnë “funksionalisht të pamundur” largimin e tyre nga Irani.

Shqiperia ka qenë një nga vendet e goditura se fundmi nga sulmet kibernetike iraniane. Të martën Sekretari amerikan i Shtetit bisedoi në telefon me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama gjatë të cilës ai “dënoi sulmin e papërgjegjshëm kibernetik të 9 shtatorit kundër sistemeve të kontrollit kufitar të Shqipërisë, i cili pason sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë më 15 korrik”.

Më 7 shtator, Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike duke i dhënë stafit të ambasadës iraniane në Tiranë 24 orë kohë për tu larguar nga vendi, pasi akuzoi Teranin si autor të sulmeve kibernetike.

Në njoftimin e DASH-it thuhet se “autorët e “Ransomware” dhe kriminelë të tjerë kibernetikë synojnë bizneset dhe infrastrukturën kritike duke kërcënuar sigurinë fizike dhe ekonominë e Shteteve të Bashkuara dhe kombeve të tjera”.

“Shtetet e Bashkuara po ndërmarrin veprime sot për të luftuar dhe parandaluar kërcënimet e ransomware”, thuhet gjithashtu në njoftim ku shtohet se janë shpërblyer tre individë që kanë dhënë informacione mbi këto aktivitete. DASH thotë se ofron 10 milionë dollarë për informacione që mund të çojnë tek identifikimi apo vendndodhja e cilitdo personi, që falë udhëzimeve apo nën kontrollin e një qeverie të huaj, merr pjesë në sulme keqdashëse kibernetike kundër SHBA-ve.

/VOA/

Etiketa: dashhakerIranisulme kibernetike

Lajme të lidhura

Teknologji

Paralajmëron Google: Mos përdorni Wi-Fi publik, rrezikoni llogaritë bankare

12:22 : 12/11/2025
RAJONI

DASH: Vendimet e fundit të Republikës Sërpska ndikuan në heqjen e sanksioneve ndaj Dodikut

08:53 : 30/10/2025
BOTA

Inteligjenca europiane: Irani po rindërton arsenalin e tij bërthamor me ndihmën e Kinës

16:48 : 29/10/2025
BOTA

Kina akuzon SHBA-në për sulme kibernetike

15:14 : 19/10/2025
BOTA

Irani: S’jemi të detyruar të respektojmë “kufizimet” për programin bërthamor

17:09 : 18/10/2025
AKTUALITET

Microsoft: Sulmet kibernetike ruse kundër anëtarëve të NATO-s janë rritur me 25%

15:26 : 17/10/2025
Para

“Hap pozitiv”, Pioli: Milan s’duhej të pësonte, mund të përmirësohemi

TË GJITHA

Kanceri i pankreasit, zakoni i rrezikshëm që “shkakton” formën agresive të sëmundjes

23:02 : 14/11/2025

Horokopi për ditën e shtunë, 15 nëntor 2025

22:58 : 14/11/2025

Ka 4 dosje në hetim nga SPAK! Balliu: Kolegët vënë bast për Ceno Klosin, do e marrin sot apo nesër

22:40 : 14/11/2025

Kush është i riu me 3 personalitete që mashtronte dhe shantazhonte 17-vjeçaren shqiptare në Greqi

22:34 : 14/11/2025

Vrasja e Alban Gropçajt në Brazil/ 6 vite pa drejtësi, pronari italian dhe e dashura e tij të lirë

22:21 : 14/11/2025

Vdekja e çiftit shqiptar në Francë/ Motra e Andon Janaqit zbulon telefonatën e fundit

22:12 : 14/11/2025

“SPAK ka ushtruar dhjetëra kontrolle te vartësit e Ballukut”, Lala: Mund të ketë akuza të reja

22:02 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com