• Kontakt
Sunday, November 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

OKB: 50 milionë njerëz në botë i nënshtrohen skllavërisë moderne

11:48 : 12/09/2022
në BOTA

Numri i njerëzve që bëjnë punë të detyrueshme, apo që janë të martuar kundër dëshirës së tyre, shkon në gati 50 milionë në vitet e fundit, ka thënë Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Punën.

Në raportin më të ri të kësaj agjencie është thënë se krizat sikurse pandemia e koronavirusit, konfliktet e armatosura dhe ndryshimet klimatike kanë rritur pengesat në punësim dhe edukim.

Për pasojë, është rritur varfëria ekstreme dhe migrimi i detyrueshëm, është thënë në raport.

Kombet e Bashkuara kanë synim që të zhdukin të gjitha format e skllavërisë moderne deri më 2030, mirëpo numri i njerëzve që u nënshtrohen këtyre abuzimeve është rritur për 10 milionë në periudhën 2016-2021.

Sipas studimit, deri në fund të vitit të kaluar, 28 milionë njerëz kanë bërë punë të detyrueshme, derisa 22 milionë janë detyruar të jetojnë në martesa të padëshiruara.

Lexo edhe:

OKB: Në Gaza 630 mijë fëmijë kthehen në shkollë pas dy vitesh pushim

Raporti i OKB për ndryshimet klimatike: Përdorimi global i qymyrit arrin nivelin më të lartë historik

Kjo nënkupton se gati një në çdo 150 njerëz në botë preket nga format moderne të skllavërisë, ka thënë raporti.

“Është shokuese që situata e skllavërisë moderne nuk është duke u përmirësuar”, ka thënë Guy Ryder, udhëheqës i Agjencisë së OKB-së për Punë, përmes një deklarate.

“Asgjë nuk mund të arsyetojë abuzimin e tillë të së drejtës themelore të njeriut”.

Në raport është vënë theksi te situata në Kinë.

Atje, shumë agjenci të OKB-së kanë paralajmëruar për mundësinë e punës së detyrueshme, sidomos në rajonin e Ksinjiangut, ku Pekini akuzohet për ndalim të mbi një milion ujgurëve dhe minoriteteve tjera myslimane.

Shumë organizata ndërkombëtare për të drejta të njeriut e konsiderojnë trajtimin që u bën Kina ujgurëve si “gjenocid”. REL

Etiketa: banorënenshtrimOKBskllaveri moderne

Lajme të lidhura

BOTA

OKB: Në Gaza 630 mijë fëmijë kthehen në shkollë pas dy vitesh pushim

11:12 : 01/11/2025
BOTA

Raporti i OKB për ndryshimet klimatike: Përdorimi global i qymyrit arrin nivelin më të lartë historik

17:48 : 22/10/2025
AKTUALITET

“Kodra e Diellit” thahet për ujë, banorët: Vetëm e blejmë, UKT nuk na përgjigjet

16:06 : 22/10/2025
BOTA

OKB rikthehet te Kosova, çfarë pritet nesër në Këshillin e Sigurimit

18:49 : 20/10/2025
BOTA

Misioni paqeruajtës në Gaza, Egjipti kërkon një rezolutë të shpejtë të OKB-së

13:57 : 20/10/2025
BOTA

OKB: Izraeli vazhdon të vrasë civilë në Gaza, pavarësisht armëpushimit

22:08 : 15/10/2025
Para

Shembja e 3 shkollave në Kamëz krijon “kaos”, prindërit: Do zhdukemi nga ky vend

TË GJITHA

Zjarr në një rrjet dyqanesh në Meksikë, humbin jetën 23 persona (VIDEO)

10:18 : 02/11/2025

Malaj vlerëson figurën e Fatos Nanos: U fokusua tek paqja sociale, i dha hapësirë edhe përfaqësimit të opozitës!

09:56 : 02/11/2025

Qëllohet për vdekje një person në Kosovë, policia arreston autorin

09:36 : 02/11/2025

Trump paralajmëron Nigerinë: Do të hyjmë me armë, nëse nuk ndalni terrorin ndaj të krishterëve

09:28 : 02/11/2025

U vra me 6 plumba nga djali i xhaxhait, del foto e 36-vjeçarit Dalan Alliaj

09:12 : 02/11/2025

Homazhet për Fatos Nanon/ Bashkëshortja fjalim lamtumire, ceremonia e varrimit në Sharrë

09:05 : 02/11/2025

Britani e Madhe/ Sulm me thikë në një tren, 10 të plagosur, 9 prej tyre në gjendje të rëndë

08:51 : 02/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com