• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Katër deklarata problematike që lipset të marrin gjegje

08:14 : 12/09/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, POLITIKE

Nga Genc Pollo, ish-ministër dhe deputet

“Lufta është tepër e rëndësishme për t’u a lënë gjeneralëve” është një thënie që i atribuohet Georges Clemenceau, kryeministrit francez që udhëhoqi vendin e tij dhe Antantën  drejt fitores  në Luftën e Parë Botërore.  Do të hezitoja shumë ta zbatoja urtësinë e tij për diplomatët që merren me Ballkanin, veçanërisht me problemet e ish-Jugosllavisë.  Dhe me diplomatë këtu nënkuptojmë kryesisht ofiqarë  evropianë dhe amerikanë që përpiqen të gjejnë zgjidhje për konflikte të përgjakshme deri te ngërçe të rrezikshme politike.  Ne lipset të jemi mirënjohës për përpjekjet e tyre sidomos kur ato kanë  sukses.

Disa deklarata në një intervistë së fundmi të z. Christopher Hill, ambasadorit të SHBA-së në Serbi, me Këshillin Atlantik gjithësesi mu dukën problematike A(zbulesë: ai është një mik i mirë i imi në fillim të viteve 90 kur shërbente si  zv. ambasador në Tiranë). Chris Hill është njohës i rajonit me shumë përvojë në situata të vështira;  ai ka të drejtë në shumçka që thotë. Por disa nga pohimet e tij nuk qëndrojnë. Le t’i marrim këto çështje një nga një.

Çështja 1: “Nuk jam i sigurt se është një kritikë e vlefshme se Ballkani i Hapur është një përpjekje e Serbisë për të dominuar të tjerët. Kjo është thënë dekada më parë në BE për Gjermaninë, si tepër e madhe”.

Lexo edhe:

Vota e Diasporës, një pasqyrë e zgjedhjeve brenda vendit?

Biletat e sfidës Shqipëri-Serbi me short, publikohet komunikata e FSHF!

Gjermania është qartazi e madhe; por në Bashkësinë Ekonomike Euroipiane fillestare me  gjashtë anëtarë përfshi Francën e Italinë dhe në Bashkimin Europian aktual me 27 shtete anëtarë ajo e gjen veten në një strukturë të ekuilibruar për sa i përket fuqisë politike, peshës ekonomike dhe popullsisë.  Berlini ka shumë peshë, por nuk mundet të sundojë i vetëm.  Shikoni Bankën Qendrore Europiane! Përveç kësaj pas luftës, Gjermania është një demokraci miqësore (për këtë lexoni më poshtë)

Ndryshe nga kjo, në një treshe të painstitucionalizuar si BallkanHapu,  Serbia do të sundonte faktikisht.

 Çështja 2: “(Ballkani i hapur) mbështet standardet e BE-së, në aspektin e sundimit të ligjit, në aspektin e rregulloreve” 

Mbetet e pakuptueshme  pse mbështetësit e BallkanHapu heshtin për Tregun e Përbashkët Rajonal të Procesit të Berlinit. Ose thjesht e shtojnë në listën e inisitivave të vjetra e gjysëm të shuara.  Procesi i Berlinit i ka të gjitha virtytet e pretenduara të BallkanHapu  dhe asnjë nga anët e tij negative.  Pyetje e thjeshtë: a do t’i besonit ju  respektimit të standardeve të BE-së në një nismë të Ballkanit Perëndimor ku BE-ja (dhe SHBA-ja) është institucionalisht e përfshirë apo në një tubim periodik të disa autokratëve të korruptuar?  Sepse sado fasada Potjemkini të pikturojnë lobistët, Serbia dhe Shqipëria kanë avancuar shumë drejt autokracisë.

Çështja 3: “Unë do të thoja se marrëdhënia serbe me Shqipërinë është po aq e mirë sa ka qenë ndonjëherë në histori”

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë/Jugosllavisë në përgjithësi kanë qenë gjithmonë të mira ose normale.  Ironikisht edhe gjatë qeverisjes së Enver Hoxhës dhe Josip Broz Titos.  Ata tensionoheshin  kur gjërat në Kosovë shkonin keq.  Afrimi aktual mes Ramës dhe Vuçiqit është si të zgjidhësh një problem që nuk ekziston. Ky afrim nuk ka kontribuar për ndonjë “normalizim” mes Kosovës dhe Serbisë, e aq më pak njohjen reciproke.  Për të mos thënë se e ka komplikuar statusin ndërkombëtar të Kosovës.

Çështja 4 “Por unë mendoj se, nëse shikoni shtrirjen e gjerë të kësaj çështjeje, nëse shikoni harkun e gjerë se ku po shkon Serbia, ajo po shkon drejt perëndimit. Ju vini në dukje anketat e tyre të opinionit që sugjerojnë se Serbia ka simpati për shumë serbë.  që shtrihen më tej në lindje… nëse shikoni se ku po shkojnë të rinjtë serbë për arsimimin e tyre për punë, për trajnimin e tyre dhe çfarë lloj modeli ata e shohin veten duke u fokusuar në të është shumë drejt Perëndimit”

Koha kur njerëzit në Perëndim besonin se globalizimi dhe angazhimi ekonomik do të zbutnin Kinën dhe Rusinë etj., duke i shtyrë ata të bëhen aktorë përgjegjës në një rend botëror të bazuar në rregulla i përket të shkuarës.

Dhe ne kemi parë kinezë dhe rusë, përfshi edhe fëmijët e nomenklaturës, duke shijuar jetën ose duke studiuar në Perëndim që kthehen në shtëpi për të përqafuar autokracinë dhe revizionizmin perandorak. Kjo  deri diku vlen edhe për Serbinë.  Sepse natyra e regjimit serb nuk ka ndryshuar shumë dhe propaganda e tij e ka bërë të vetën.

Nëse modeli i Serbisë së pas Millosheviqit do të zbatohej në Gjermaninë e pasluftës, do të thoshte të kishim Goebelsin si kancelar të Gjermanisë Perëndimore në vitet ’60;  i cili  do të refuzonte  të adoptonte qendrimet  perëndimore ndaj sovjetikëve.

Ky është realiteti dhe zbukurimi i tij nuk është i dobishëm.

Etiketa: ballkani i hapurgenc polloLuftaSerbiShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vota e Diasporës, një pasqyrë e zgjedhjeve brenda vendit?

20:21 : 12/05/2025
SPORT

Biletat e sfidës Shqipëri-Serbi me short, publikohet komunikata e FSHF!

16:51 : 12/05/2025
AKTUALITET

Si ndahen votat në rang vendi deri tani, projeksionet e mandateve për secilin Qark

14:56 : 12/05/2025
AKTUALITET

Qarku Berat/ Rezultati i kutive të para, ja kush është në avantazh 

04:33 : 12/05/2025
AKTUALITET

Ambasadori i BE: Po vëzhgojmë procesin, zgjedhjet lidhen drejtpërdrejt me integrimin

11:26 : 11/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Emigrantët kthehen për të votuar, rritet fluksi në doganën e Kakavijës

10:07 : 11/05/2025
Para

Sot nis viti i ri shkollor, vetëm 29 mijë nxënës ulen për herë të parë në banka

TË GJITHA

REL: Udhëheqësit evropianë mblidhen në Tiranë në kërkim të zgjidhjeve kreative për Ukrainën

09:00 : 13/05/2025

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

08:45 : 13/05/2025

Këmbimi valutor 13 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:32 : 13/05/2025

Rezultati/ PS fiton për herë të parë në Paskuqan, diferenca vetëm 45 vota

08:21 : 13/05/2025

Analiza: Fati i zgjedhjeve ishte në dorë të moshës së tretë

08:11 : 13/05/2025

Dy kuti shpallen të pavlefshme në Sukth, njëra me dëmtim, tjetra problem teknik

08:03 : 13/05/2025

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com