• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Debatet e munguara në Absurdistan

23:05 : 12/09/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Ilir Kalemaj

Vjeshta nisi me pritshmëri të mëdha nga opozita por bitisi me makiazhet e zakonshme para-elektorale nga mazhoranca. Kjo e shtrirë në disa rrafshe. Së pari, nëpërmjet konukturës së sigurisë që përfshinë aleatët tanë kryesorë si SHBA dhe vendet e NATO-s me mbylljen e paprecedentë të ambasadës së Iranit ku shërbimet partnere të inteligjencës duket se kanë evidentuar qartë sulmin kibernetik të shtetit iranian. Kjo natyrisht është dhe një fitore jo e vogël politike në planin e brenshëm pasi vlen si një rikonfirmim mbështetje ndërkombëtare për qeverinë aktuale ose s ëpaku shitet si e tillë nga qeveria aktuale. Në një vend ku legjitimiteti politik përftohet kryesisht për së jashtmi dhe në epokën e sotme ku nuk mund të flitet për sovranitet të plotë nga asnjë vend që është pjesë e strukturave euro-atlantike (dhe jo vetëm), kjo natyrisht ngre shumë kandarin në favor të palës në pushtet. Stabilokracia, apo prioritizimi i stabilitetit mbi demokracinë, është një tjetër element që i vlen qeverisë aktuale në një situatë me kriza të forta të brendshme dhe të jashmte.

Së dyti, keqmenaxhimi i aseteve energjetike, në vend që të vinte përpara përgjegjësisë asbolute qeverinë aktuale, në fakt po përdoret si pretekst për të shtuar barrën në buxhetin e brishtë të familjeve dhe bizneseve shqiptare. Pra nuk thuhet asnje fjalë për 1.8 milion MWH që janë humbje në rrjet dhe c’duhet bërë për të përmisuar këtë defiçensë. As për raportet mes prodhimit dhe konsumit që po të menaxhoheshin mirë dhe mos të spekullohej rëndshëm në kurriz të buxhetit dhe taksapaguesve shqiptarë kur luhet me eksport-importin e energjisë, nuk do të shihnim skenarë lufte, as do të diferenconim qytetarët në të nënës dhe të njerkës dhe as do të kishim nevojë për anijet që na vijnë nga Bangladeshi dhe janë bombë ekologjike për Vlorën.

Së treti, ndonëse opozita po vijon t’u bjerë tambureve për mega-aferën e incineratorëve, fakti që është e përcarë në tre pjesë a më tepër, mos-koordinimi strategjik dhe taktik mes tyre dhe diversioni që po ju bën mazhoranca nëpërmjet çështjes së dosjeve etj., ka bërë që ose kjo çështje të humbasë deri diku valencën publike apo të rrezikojë të përfundojë në kalendat greke. Pra ta mbulojë pluhuri i harresës dhe mos të kapitalizohet politikisht sic duhet. Por pavarësisht kësaj, fakti mbetet që kemi të bëjmë me një opozitë kryesisht reaktive dhe jo proaktive, denoncuese dhe jo propozuese, konfuze dhe jo kreative. Një opozitë me pak ide dhe mendim politik dhe shumë kakofoni që thjesht ndihmon thellimin e keq-qeverisjes duke mos bërë asgjë për të kuruar krizën e besimit.

Lexo edhe:

Një kandil gjigant del në një plazh amerikan, autoritetet paralajmërojnë: Mos e prekni!

Trump: Nëse Serbia sulmon Kosovën, nuk bën tregti me SHBA

Së fundmi, çështjet madhore me të cilat po ballafaqohet vendi, si kriza e çmimeve, rritja e jashtëzakonshme e kostos së jetesës, zhvlerësimi i jetës nga rritja e shpejtë e krimit, krijimi i një hendeku të madh social dhe ekonomik mes shtresave të popullsisë, po gjejnë pak vend në ligjërimin politik por edhe publik në tërësi. Një nga çështjet më të mediatizuara ndërkombëtarisht së fundmi, vençarisht në Britaninë e Madhe është ajo e emigrimit të paligjshëm të shqiptarëve që po ikin si nga një vend në luftë, por edhe punësimit të tyre në fermat e kanabisit dhe shtëpitë e barit në Spanjë, Angli dhe gjetkë. Ndërkohë ka pak rezonancë në debatin publik për të kuptuar pasojat e kësaj vale të paprecedentë migratore.

Kjo ndodh ndërsa shtete europiane si Gjermania janë duke reformuar me shpejtësi legjislacionin e tyre për të përshpejtuar marrjen e punonjësve të aftë në punë dhe për t’i pajisur me pasaporta gjermane brenda tre viteve, nisma të detyruara nga plakja e popullsisë dhe boshllëqet në tregun e punës, Shqipëria paguan faturën e lartë të shkollimit dhe trajnimit të tyre para se ta braktisin vendin përfundimisht. Kjo brain-drain ndikon jo vetëm në thellimin e gropës së pensioneve, në rritjen e mungesës së punonjësve të kualifikuar në treg, në koston e shkollimit dhe trajnimit të tyre para se të ikin, por edhe në humbjen e një potenciali të jashtëzakonshëm për të mirë-drejtuar sektorë me rëndësi jetike për ekonominë shqiptare. Këto janë debatet e munguara në Absurdistan.

Etiketa: ilir kalemajKriza e cmimevembyllja e ambasades se iranitnatoQeveria shqiptareSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Një kandil gjigant del në një plazh amerikan, autoritetet paralajmërojnë: Mos e prekni!

20:05 : 27/06/2025
BOTA

Trump: Nëse Serbia sulmon Kosovën, nuk bën tregti me SHBA

19:39 : 27/06/2025
BOTA

Supremacia ajrore e SHBA-së, Kina ngre grup pune për studimin e avionëve amerikanë

19:00 : 27/06/2025
BOTA

SHBA/ Gjykata Supreme kufizon fuqinë e gjyqtarëve për të bllokuar urdhrat e Trump

18:43 : 27/06/2025
BOTA

Si i përdori SHBA-ja bombat depërtuese në objektet bërthamore të Iranit?

18:33 : 27/06/2025
BOTA

“Paqja nuk është më e garantuar”, Britania blen 12 avionë luftarakë F-35 nga SHBA

18:00 : 27/06/2025
Para

Presidentja hungareze viziton nesër Kosovën

TË GJITHA

Europa përvëlohet nga vapa/ Në Itali, Francë, Spanjë e Portugali, termometri shkon deri në 42°C

21:19 : 27/06/2025

Makina përplasi 3 të mitur/ Eksperti: Monopatinat s’duhet të kalojnë 25 km/orë, drejtuesit të bëjnë kurs

21:05 : 27/06/2025

Balaj protagonist, Vllaznia fiton miqësoren ndaj ekipit rumun

21:04 : 27/06/2025

Mungesa e kontrollit të lejeve minerare rrit kostot mjedisore në Bulqizë

20:55 : 27/06/2025

Trump paralajmëron Iranin: Do të urdhëroj bombardime nëse vijon pasurimi i uraniumit

20:45 : 27/06/2025

Tjetër dëmtim për David Alaba-n, mbrojtësi i Real Madridit jashtë për dy muaj

20:42 : 27/06/2025

Muçollari: Nuk kemi garanci për sigurinë ushqimore, vëmendja e qeverisë është zero

20:41 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com