• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ibrahimaj: 1.67 miliardë lekë për kompensimin e ndërtuesve që kanë fituar tendera

11:36 : 06/09/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj prezantoi sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, aktin normativ për rishikimin e buxhetit të vitit 2022.

Ajo tha 6.1 miliardë lekë do të përdoren për të përballuar krizën ekonomike, sipas aktit normativ, nga të cilat 1.67 miliardë lekë do shkojnë për kompensimin financiar të çmimit për disa materiale ndërtimi, për fituesit e tenderave publikë.

Në aktin normativ janë parashikuar 1.67 miliardë lekë për kompensimin financiar të çmimit për disa materiale ndërtimi, sipas përcaktimeve në kontratat publike për punë, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg gjatë vitit 2022. “Ky fond, i cili alokohet në buxhetin e MFE, do të përdoret me VKM bazuar në kërkesat e argumentuara të institucioneve përkatëse dhe vetëm pas ezaurimit të mundësive të financimit brenda tavanit buxhetor 2022 të miratuar për çdo institucion”, sqaroi ministrja.

Ministrja deklaroi se rishikimi i buxhetit, ka si synim kryesor shtrirjen e financimit të paketës së parë të ndihmës për konsumatorët, me qëllim përballimin e mëtejshëm të pasojave të rritjes së çmimeve të konsumit, nëpërmjet alokimit sërish të një fondi kontigjencë për “Paketën e Rezistencës Sociale” ndaj pasojave të krizës, me kosto 6.1 miliardë lekë. “Ndryshimet e propozuara do të shërbejnë për sigurimin deri në fund të vitit 2022 të qëndrueshmërisë së parametrave kyç makrofiskale, krahas orientimit të burimeve financiare drejt mbështetjes së shtresave më vulnerabël dhe politikave prioritare”, tha Ibrahimaj.

Përmes ndërhyrjes, tha Ibrahimaj, rriten me rreth 13 miliardë lekë shpenzimet e përgjithshme, të cilat pas kësaj, arrijnë në nivelin 660.7 miliardë lekë, nga 647.7 miliardë lekë që ishin. “Mundëson një rritje të totalit të shpenzimeve me rreth 13 miliard lekë, kryesisht për të amortizuar goditjen e çmimeve. Më konkretisht, në këtë AN janë alokuar fonde për paketa ad-hoc të ndihmës sociale për të lehtësuar impaktin e rritjes së çmimeve, sigurisht tek shtresat më në nevojë të shoqërisë. Janë alokuar fonde për të kompensuar pjesërisht kostot shtesë në inputet kryesore të investimeve publike, vijimi i të cilave është mjaft i rëndësishëm për mbajtjen vitale të ekonomisë, si në afatin e shkurtër dhe në afatin e mesëm”, tha ministrja.

Lexo edhe:

Interpelanca për “Duranën”/ Bozdo: Në shërbim të klientëve të qeverisë, do krijojë problematika me BE-në

Burri i ministres Ibrahimaj mbështet Spiropalin: Bravo Elisa, qëndrim dinjitoz!

Ministrja informoi edhe se është duke u hartuar një plan, i cili synon një mbështetje më të qëndrueshme me afat të mesëm, duke qenë se parashikohet që kriza të zgjasë. “Fokusi ynë janë pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, ku sfida jonë mbetet përballimi i rritjes së çmimit të energjisë”, deklaroi Ibrahimaj.

Në aktin normativ parashikohet rritje me 4 miliardë lekë e shpenzimeve kapitale me financim të huaj.

Nga ana tjetër, 1.72 miliardë lekë do të shkojnë për subvencionimin e qirasë për familjet e prekura nga tërmeti, pas ezaurimit të tavanit prej 1 miliard lekë të planifikuar për vitin 2022.

Ndërsa 1.2 miliardë lekë do të shkojnë për blerjen e teksteve shkollore falas dhe për mbulimin e shpenzimeve të transportit për mësuesit dhe nxënësit.

Ministria ka alokuar një shtesë prej 48 milionë lekësh si transfertë, përkatësisht për arsimin parashkollor 38 milionë lekë, dhe për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimi 10 milionë lekë.

Po ashtu, shtesë në masën 10 milionë lekë si transfertë e pakushtëzuar të përgjithshme për mbulimin e shpenzimeve të veprimtarive dhe të funksioneve të njësive të vetëqeverisjes vendore që nuk kanë realizuar mjaftueshëm nivelin e të ardhurave.

“Në këndvështrimin e parametrave makroekonomikë, ky akt normativ parashikon një rritje ekonomike reale prej 3.2%. Përmes këtij akti normativ reduktohet deficiti buxhetor dhe huamarrja e brendshme neto me 17 miliardë lekë, duke e ulur atë në nivelin 84 miliardë lekë nga 101 miliardë lekë që është aktualisht. Rrjedhimisht, në përqindje të PBB-së, ky nivel i rishikuar i deficitit ulet në nivelin 4.2%, nga 4.5% që rezultoi në vitin 2021”, u shpreh ministrja.

Akti normativ u miratua me votat e mazhorancës.

Etiketa: Delina Ibrahimaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Interpelanca për “Duranën”/ Bozdo: Në shërbim të klientëve të qeverisë, do krijojë problematika me BE-në

16:04 : 11/06/2026
AKTUALITET

Burri i ministres Ibrahimaj mbështet Spiropalin: Bravo Elisa, qëndrim dinjitoz!

15:59 : 28/04/2026
AKTUALITET

“200 mijë euro për “Delina n’Fest””, denoncimi i PD: Paratë e shqiptarëve shkojnë për bizneset e ministres

13:30 : 10/04/2026
AKTUALITET

Inflacioni/ Ibrahimaj: Është rritur vetëm çmimi i perimeve, mos u shqetësoni!

10:32 : 10/04/2026
AKTUALITET

Çmimet e naftës/ Braçe i përgjigjet Ibrahimajt: Tregu i karburanteve është kartel

19:17 : 16/03/2026
AKTUALITET

“Padrejtësi”/ Braçe-ministres Ibrahimaj: Të rishikohet skema e kompensimit për pensionistët e lënë jashtë

17:35 : 02/03/2026
Para

U vetëvra pasi dhunohej nga burri për 30 vite, vëllezërit e zbuluan gjatë funeralit

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişbahiscasinoMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet