• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mashtrimi i OPGJ: Me 2 milionë lekë të mbyll çështjen në gjyq

22:09 : 05/09/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Në këtë sezon të ri televiziv, emisioni Stop në Tv Klan është rikthyer duke denoncuar korrupsionin në gjyqësor. Rasti është i një qytetari shqiptar që jeton në Angli, i quajtur Alban, i cili tregon se si është zhvatur nga OPGJ-ja. Historia fillon kur Albani po divorcohej me bashkëshorten, proces i shoqëruar me sherre për kujdestarinë e fëmijës. Çështja shkoi në Prokurorinë e Durrësit me prokurore Oltiana Çifliku.

“Jetoj në Angli, kam pasur disa probleme me drejtësinë shqiptare. Kam pasur divorc me ish-bashkëshorten time dhe kemi pasur ngatërresë për punën e fëmijës. Në sherr e lartë humba kontrollin dhe bëra diçka që nuk duhet ta kisha bërë kurrë, duhet të kisha ruajtur gjakftohtësinë. Oltiana Çifliku ishte prokurorja që ka pasur çështjen time për dhunë ndaj ish-bashkëshortes time. Ajo më akuzoi për shumë gjëra, më akuzoi sikur unë doja të vrisja një polic, më akuzoi sikur unë kisha hedhur tritol diku edhe kjo çështje vazhdoi shumë keq me atë. Kishim ca mosmarrëveshje nëpër telefona me të, edhe i pata çuar rreth 30 mesazhe Oltiana Çiflikut. Edhe në një nga mesazhet unë i thashë o zonjë kërkove lekët, pse u tërhoqe”, tregon denoncuesi.

Midis Albanit dhe prokurores janë shkëmbyer mesazhe në celular për zbutjen e rrethanave. Pasi procesi mbaroi, Albani shkoi në Britani, por një ditë ai informohet se është dënuar me 6 muaj burg, pasi kishte kërcënuar prokuroren. Në këtë pikë u ekstradua dhe kreu dënimin në Shqipëri.

Unë s’kam ditur fare gjë që kam hapur gjyq, i bëri letrat vetë dhe nuk kam qenë në dijeni që kam pasur gjyq në Shqipëri. Gjykata britanike vendosi që të më kthejë në Shqipëri të bëj dënimin 6 muaj. E bëra dënimin 6 muaj dhe pastaj kur erdha në Angli policia britanike më mori në telefon dhe më thanë që ti do të denoncosh Oltiana Çiflikun dhe Vjosa Zaimin sepse çdo gjë që ti ke folur këtu në Angli që na ke treguar për ato të dyja, kanë dalë të vërteta. Ne kemi marrë informacione që të dyja janë të korruptuara”, vijon qytetari në denoncimin e tij për gazetarin e Stop.

Pas përfundimit të dënimit, Albani u rikthye në Britani, por iu kërkua nga autoritetet angleze që të bënte denoncim për prokuroren Oltiana Çifliku dhe gjyqtaren Vjosa Zaimi.

Lexo edhe:

DETAJET/ SPAK kishte në përgjim biznesmenin, gruaja e tij çoi në arrestimin e Roven Zekës

Përgjimi nga SPAK/ Reagon Gjykata Kushtetuese: Nuk kemi pasur asnjë ndikim apo presion të jashtëm

Në Shqipëri ai kontaktohet nga OPGJ Ibrahim Saliko, ku bëri kallëzim për dy zyrtaret e drejtësisë në Durrës. Por kur kuptoi, se asgjë nuk po lëvizte, u tërhoq nga kallëzimi dhe rinisi jetën e tij në Angli.

“Më thanë do flasim me kolegët tanë në Tiranë edhe do shkosh të bësh denoncimin. Kështu vazhdoi. Shkova në Tiranë. Pata një telefonatë nga Ibrahim Saliko edhe më tha që më ka autorizuar SPAK që të marr denoncimin tënd. Erdha një herë për intervistë, m’i bëri gjërat shumë të vështira. Me tha do vish 2-3 herë këtej. I thashë nuk kam më terezi, dua të jem pa stres, nuk mund të merrem me këta lloj njerëzish. I thashë do ta lemë këtë muhabet fare, do tërhiqem nga kjo çështje se nuk kam më nerva”, thotë Albani.

Pak kohë më vonë mori një telefonatë nga OPGJ Ibrahim Saliko, i cili e informoi se ndaj tij ishte hapur një tjetër çështje për deklarim të rremë. OPGJ sugjeroi që dënimin t’ia kthente në dëm monetar dhe i kërkoi 700 mijë Lekë të vjetra, për të mbyllur çështjen. Të tjera para duheshin për avokat, ndaj Albani i dërgoi OPGJ-së 1 milion Lekë të vjetra, në total rreth 2 milionë Lekë të vjetra.

“Kur kam ardhur në Angli, më ka thënë prokurori Bajram Breçani ka hapur një çështje ndaj teje për dëshmi të rreme. I thashë po unë nuk kam rrejt. Ato që kam thënë, i kam thënë të vërteta. E di si është puna tha? I fusim një gjobë? Hajt po e paguaj këtë gjobë e të rri i qetë se nuk kam më nerva, nuk kisha më nerva, isha stresuar nga koka, i thashë do ta paguaj unë gjobën. Dhe më ka çuar një letër, ta ngritur gjykata atë gjobën, ta ka bërë 700 mijë Lekë. I thashë nuk kam t’i paguaj lekët se kam fëmijë të vogël. Më tha m’i ço mua lekët, më ço dhe ca lekë për avokaten, të vijë në gjyq. Ok i thashë. I çova 1 milion Lekë. Edhe u paguajt gjoba. Thashë tani jam pa stres”.

Pasi mori 1 milion Lekë nga Albani me banim në Britani, OPGJ Ibrahim Saliko kërkoi edhe 1 milion të tjera, duke thënë se kishte fëmijën sëmurë.

Vendimi i OPGJ-së rezulton që të jetë i falsifikuar, e për këtë arsye vetë ai, pra Ibrahim Saliko e udhëzon Albanin se çfarë duhet të thotë.

“Ore do të marrin ata dhe do të pyesin, kush ta dërgoi këtë letrën, eee ktej-andej . Ti do ti thuash atë, që m’a ka dërguar një person, që m’u prezantua si ai, por pasi kam komunikuar me atë, nuk ishte numri i telefonit të atij. Numrin e telefonit, që më ka ardhur ajo letër nuk e mbaj mend, se kam ndërruar telefon dhe kaq! Për të tjerat kam marrëdhënie shoqërore me atë. Se çfarë bëj unë me atë, se si ia nis unë, e si ia dërgoj unë, janë punë të miat familjare. Kaq…”, i thotë OPGJ-ja, Albanit në një bisedë telefonike.

“2-3 ditë përpara se ta merrja vesh që ishte mashtrues, më mori në telefon tha aman Alban se kam djalin e vogël është duke vdekur më jep ca lekë. Edhe unë nuk kisha lekë në Shqipëri. Mora mami, sa kishte ardhur në Shqipëri, i thashë sa lekë ke gjendje aty. Më tha kam 1 milionë e 50 mijë Lekë. I thashë mbaje 50 mijë Lekë vetë dhe 1 milion lekë çova një person t’i zbriste poshtë t’i merrte ky. Pastaj mori Lekët Ibrahimi u zhduk fare, fiku telefonin, as u përgjigj më fare. Më kontaktoi direkt, më tha më fal kam borxh këtë, do t’i jap lekët. Jo që s’po i jepte lekët, thashë po më hap telashe të tjera. Edhe kontaktova Stopin”, tregon Albani, denoncuesi që ra viktimë e mashtrimit të OPGJ-së.

Sapo i dha paratë, Albani humbi çdo kontakt me OPGJ-në, pasi ky i fundit u zhduk dhe i bllokoi numrin. Pas shumë përpjekjeve, Albani i tha zyrtarit të prokurorisë se do të bënte publike në media gjithë mashtrimin e tij.

Nën presionin e publikimit në media, OPGJ Ibrahim Saliko i kthen mbrapsht qytetarit 2 milionë Lekë, që i kishte marrë me anë të mashtrimit. OPGJ-ja takohet me një person për të kthyer lekët, i cili prezantohet se është kushëriri i Albanit, por që në fakt është i infiltruar i Stop.

Qytetari: Çfarë po bën?

OPGJ, Ibrahim Saliko: Ça bën?

Qytetari: Si je?

Ibrahim Saliko: Hajde, hip!

Qytetari: Si kalove?

Ibrahim Saliko: Ç’a bëre? Si ke qenë?

Qytetari: Si je ti?

Ibrahim Saliko: Mirë!

Qytetari: Ç’a bëhet? Ça thotë ai?

Ibrahim Saliko: Mirë! Ça ke bërë ti?

Qytetari: Mirë, o burrë! Shtyhemi!

Ibrahim Saliko: Do t’i biesh ca Albanit?

Qytetari: Po tani, ja nji sekondë! Albano, jam me ktë shokun tënd. Ja foli! Na, foli!

Ibrahim Saliko: (Flet në telefon) Hë mo Alban, hë mo! Ore, se po i thosha Ilirit, po i thuaj nji çikë atij njëherë atij gazetarit mo, mos e heq atë shkrimin nga atje! Eh mo, mirë, mirë! Mirë o vlla, hajde, mirë, mirë vlla! Hajde, mirë vlla, hajd ciao. Merri!

Qytetari: Sa ishin ktu?

Ibrahim Saliko: 2 milionë!

Qytetari: Sa ishin?

Ibrahim Saliko: Numëroji, po hë..!

Qytetari: Ja t’i numëroj! Dymijshe, dyshe janë kto të tëra…?

Ibrahim Saliko: Dyshe!

Qytetari: (Numëron lekët) 1,2,3,4,5…..- 95,96,97,98,99, 100. Dy milionë tha ai, hë? Mua m’tha për 2. Nejse, ju e dini vetë, nuk ngatërrohem. Të iki unë byrazer?

Ibrahim Saliko: Jo mo bjeri, bjeri dhe njëherë!

Qytetari: Prapë o?

Ibrahim Saliko: Ik! Po të mori, flasim prapë!

Qytetari: Ok! Ciao! Mirupafshim!

Albani falenderon emisionin Stop për paratë që iu kthyen mbrapsht nga OPGJ-ja i cili ia mori me mashtrim.

Etiketa: Ibrahimopgjpergjim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

DETAJET/ SPAK kishte në përgjim biznesmenin, gruaja e tij çoi në arrestimin e Roven Zekës

17:33 : 20/04/2025
AKTUALITET

Përgjimi nga SPAK/ Reagon Gjykata Kushtetuese: Nuk kemi pasur asnjë ndikim apo presion të jashtëm

14:55 : 04/03/2025
AKTUALITET

Pas dy orësh, Tom Doshi del nga SPAK: Kam takuar një person që ishte në përgjim

10:55 : 24/02/2025
AKTUALITET

Berisha: Ja si u përgjua Majko nga SHISH, prokurori i Elbasanit fshiu regjistrimet për Ballën

22:30 : 08/01/2025
SHOW BIZ

Rrëfehet Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht, nuk dola nga shtëpia për 3 muaj

14:35 : 29/11/2024
Teknologji

A po gjurmohet smartfoni juaj? 7 hapat për ta zbuluar

17:48 : 04/11/2024
Para

Godole: PS të distancohet nga regjimi, po fyhemi nga politika

TË GJITHA

Intimidimi i votuesve/ Vëllai i kandidates së PS në Belsh “ngulet” te qendra e votimit

16:21 : 11/05/2025

Përplasjet në Vorë/ Celibashi revokon akteditimin e vëzhguesve të partive politike

16:17 : 11/05/2025

Florenc Çapja kërkoi të ushtrojë të drejtën e votës, Gjykata e Tiranës e rrëzon

16:05 : 11/05/2025

Mediat raportojnë se Erion Veliaj ka votuar në burg, pas largimit të kamerave

15:55 : 11/05/2025

Të shtëna me armë në Milot, sherri nisi në Qendrën e Votimit/ EMRAT

15:51 : 11/05/2025

Abilekaj: Opozita po përballet me ‘të fortët’ për të mbrojtur votën! SPAK në shërbim të Ramës

15:48 : 11/05/2025

KQZ publikon shifrat, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 15:00

15:41 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com