• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Veliaj i jep Enkelejd Musabelliut tenderin 60 mijë euro për konsulencë strategjike

18:17 : 03/09/2022
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Një ish-drejtor i Erion Veliajt ka fituar një tender nga Bashkia e Tiranës për shërbime konsulence strategjike. Bëhet fjalë për ish-drejtorin e Përgjithshëm të Zhvillimit Ekonomik në Bashkinë e Tiranës, Enkelejd Musabelliu, i cili është “shpërblyer” nga ish-eprori. BoldNews.al ka siguruar dokumentet e tenderit, ndërsa ka hulumtuar edhe dokumente të tjera që faktojnë lidhjen e z.Musabelliu me Bashkinë e Tiranës, teksa ka dyshime të mëdha për konflikt interesi. Në dokumente është shkruar mjaft qartë se shërbimet e konsulencës, z.Musabelliu, do ti ofrojë edhe për drejtorinë që ka drejtuar. Por, emri i këtij ish drejtori lidhet edhe me projektin e famshëm të Bashkisë së Tiranës, atë të dhënies me PPP të shkollave publike në kryeqytet. Madje, edhe i një sërë veprimesh të tjera, ndërsa tashmë ish-drejtori do të paguhet për “konsulencë strategjike”.

Njoftimi i fituesit të tenderit për “shërbime konsulence” nga Bashkia e Tiranës

Pak ditë më parë, Bashkia e Tiranës shpalli fituesin e procedurës tenderuese me objekt “shërbim konsulence”, ndërsa përshkrimi i kontratës ishte “konsulencë strategjike Tik”. Tenderi është shpallur në datë 23 maj 2022, ndërsa firma e vetme që ka marrë pjesë në garë është operatori ekonomik “Adriatica RC”, e cila ka pasur një vlerë të ofertës prej 6.545.000 lekë (me TVSH 7.854.000) dhe totali i pikëve  të marra ka qenë 93.6. Firma, e cila sipas këtij dokumenti, ka si adresë njësinë Bashkiake nr.5 në Tiranë.

Ekstrakti i QKB, ku pronar dhe administrator i firmës “Adriatica RC” është z. Enkelejd Musabelliu

BoldNews.al hulumtoi dokumente të tjera, teksa sipas QKB-së, firma “Adriatica RC”, fituese e tenderit të Veliajt, është themeluar në datën 6 mars 2020. Objekti i firmës është “konsulencë dhe shërbime në fushën e shoqërisë së informacionit, teknologjisë së regjistrave të shpërndarë, sistemeve të  informacionit, komunikimit dhe menaxhimit. Konsulencë në fushën e drejtësisë… etj, etj”. Pronar me 100 % të aksioneve është z. Enkelejd Musabelliu, i cili është njëkohësisht edhe administrator i kësaj shoqërie.

Lexo edhe:

Skandal në Bashkinë e Krujës! Bushi i jep çdo vit tenderat e pastrimit kompanisë së trafikantëve të drogës (DOKUMENTET)

PD: Kandidati i PS-së në Cërrik ka marrë tendera nga Bashkia përmes kompanisë së vajzës së tij

Z. Enkelejd Musabelliu ka qenë drejtor në Bashkinë e Tiranës, ku dhe fitoi tenderin

 

Por, kush është z. Enkelejd Musabelliu?! BoldNews.al bëri një kërkim të thjeshtë në internet, ku do të gjesh me dhjetëra lajme dhe kronika të mediave të ndryshëm me emrin e z. Enkelejd Musabelliu. Bazuar në këto kronika, ai ka qenë drejtor i Përgjithshëm i Zhvillimit Ekonomik në Bashkinë e Tiranës. Madje, BoldNews.al shfletoi edhe dokumente të vendimeve të ndryshme të Veliajt, ku emri i këtij personi rezulton si punonjës i Bashkisë së Tiranës.

Musabelliu do të japë konsulencë edhe për ish drejtorinë që ka drejtuar!

Sipas specifikimeve teknike të këtij tenderi, rezulton se konsulenca strategjike që kërkon Bashkia e Tiranës ka të bëjë edhe me drejtorinë që ka drejtuar z. Enkelejd Musabelliu. Ja ccfarë shkruhet në këto dokumente për Drejtorinë e Përgjithshme të Projekteve Strategjike dhe Zhvillimit Ekonomik;

  1. Të nxisë zhvillimin ekonomik urban e rural nëpërmjet përmirësimit të klimës së biznesit dhe propozimeve lehtësuese në paketën fiskale vendore, menaxhimit efikas të territorit dhe tokës bujqësore.
  2. Të rrisë kapacitetet institucionale të strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Projekteve Strategjike dhe Zhvillimit Ekonomik.
  3. Të ruajë parimet e eficensës, efikasitetit dhe ekonomisë në të gjitha detyrat e ndjekura.
  4. Të përfitojë programe financuese (IPA 2, CrossBorder, BAS, Smile etj.)
  5. Të planifikojë dhe ndërtojë sheshe sportive në blloqe rekreative banimi, rikonstruksione shkollash me fonde donatorësh.
  6. Të promovojë kapacitetin ekonomik të territorit nën administrim, me qëllim thithjen e investimeve vendase dhe të huaja dhe nxitjen e punësimit.

 

Natyrisht, pikat e para kanë të bëjnë me investimet strategjike, të cilat i kemi dëgjuar shpesh kohët e fundit. Dhe, duke qenë se Musabelliu ka qenë një nga nismëtarët e PPP-ve të shkollave, nuk përjashtohet mundësia që territore të Bashkisë së Tiranës t’i jepen privatëve, ku pjesë është edhe ish-drejtori!

Etiketa: bashkia tiraneenkelejd musabelliuErion Veliajtender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skandal në Bashkinë e Krujës! Bushi i jep çdo vit tenderat e pastrimit kompanisë së trafikantëve të drogës (DOKUMENTET)

22:18 : 20/10/2025
AKTUALITET

PD: Kandidati i PS-së në Cërrik ka marrë tendera nga Bashkia përmes kompanisë së vajzës së tij

10:53 : 18/10/2025
AKTUALITET

E pandehur nga SPAK/ Shoqja e Veliajt, Klotilda Bushka krah Manastirliut për të mbledhur vota (VIDEO)

19:29 : 17/10/2025
AKTUALITET

Drejtorët milionerë të Veliajt marrin në dorë fushatën e Manastirliut/ VIDEO

14:28 : 17/10/2025
AKTUALITET

Rama kundërshton Kushtetuesen: Shkarkimi i Veliajt, çështje administrative, jo kushtetuese

16:51 : 16/10/2025
AKTUALITET

Presidenca godet me shkresë Gjykatën Kushtetuese!

10:41 : 16/10/2025
Para

Kreu i OSHEE Durrës i dënuar për 3 vepra penale, por aferat me tenderat vijojnë

TË GJITHA

Horoskopi e martë, 21 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:04 : 20/10/2025

Bloomberg: Plani i paqes në Gaza mund të funksionojë nëse “kopjon” Kosovën

23:03 : 20/10/2025

Fatos Nano në gjendje kritike, mbërrin në Tiranë një ekip mjekësh të huaj

22:57 : 20/10/2025

Përplasjet për aeroportin/ Gazetari: Pacolli mendon se po e godet Balluku dhe se i ka bërë presion

22:52 : 20/10/2025

“Ishte një dështim kolosal!”/ Presidenti i Federatës Serbe flet për herë të parë pas humbjes ndaj Shqipërisë

22:45 : 20/10/2025

Tornado godet Parisin, një i vdekur dhe shumë të plagosur

22:30 : 20/10/2025

Skandal në Bashkinë e Krujës! Bushi i jep çdo vit tenderat e pastrimit kompanisë së trafikantëve të drogës (DOKUMENTET)

22:18 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com