• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama dhe turpi që kapërdihet me verë serbe

14:55 : 02/09/2022
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ndoshta për kryeministrin Edi Rama pushimet e vërteta plot relaks mund të jenë këto tre ditë në Beograd, teksa merr pjesë në “panairin e verërave”, në kuadër të nismës së “Ballkanit të Hapur”.

Në krah të presidentit serb Vuçiç, kreu i qeverisë shqiptare si gjithnjë nuk zhgënjeu me fjalimin e tij, plot haluçinacione dhe mbi të gjitha në delirin e një “lideri të madh”, që ka mërrë përsipër të zgjidhë çështje që në shekuj janë mbushur me masakra, gjak, humbje jetësh dhe genocide mbi shqiptarët e Kosovës.

Kjo është historia që nuk mund të zhbëhet me barrën e turpit, e as me gotën e verës së kuqe serbe që herë ngatërrohet me gjakun e derdhur të shqiptarëve e herë me pijen alkoolike që përhumb mendjet goxha të përhumbura të Tiranës zyrtare.

Janë gjashtë vende të Ballkanit Perendimor, por vetëm tre e kanë nënshkruar nismën e “Ballkanit të Hapur”, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Refuzojnë të bëhen pjesë e saj Kosova, Mali i Zi dhe Bosje Hercegovina.

Lexo edhe:

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Rama: Duhet rishikimin i sistemit të sigurisë së gjykatave

Dosja “Aruba”/ PD kërkon interpelancë urgjente me Edi Ramën. Bardhi: 5 pyetje për kryeministrin

Është tërësisht një nismë personale dhe si për çudi nisi si ide dhe u bitis po aty teksa Voçiç, Rama dhe ish-kryeministri maqedonas Zaev, ndodheshin në hollin e një hoteli në Nju Jork të SHBA-ve teksa pinin një gotë verë.

Autorësinë e kësaj ideje e ka marrë Rama dhe në fund, i “aloolizuar” nga deliri dhe aspak nga pija, kreu i qeverisë shqiptare e bëri fakt të kryer marrëveshjen për “Ballkanin e Hapur”.

Ajo në thelb përfshin katër liritë themelore që janë lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit. Efektet janë dhënë në asketin ekonomik dhe politik. Në pjesën ekonomike Serbia po i sheh të mirat për gati një vit.

Mallrat serbe sidomos ato industriale tashmë gjenden lirshëm në marketet shqiptare, por ajo që po zë frymën janë edhe ato të prodhimeve bujqësore dhe blegtorale. Raporti i tregtisë është gjithnjë në favor të Serbisë, pasi ka shumë më të zhvilluar si industrinë ushqimore ashtu edhe atë bujqësore, duke lënë shumë pas Shqipërinë që fermerët e saj i ka lënë në mëshirën e tekave të motit, pa mbështetje, pa ide zhvillimi dhe mbi të gjitha pa subvencionime domethënëse.

Ndërsa ana ekonomike ikën e vjen, barra e rëndë që nuk ka verë serbe, apo “Raki Surreli” ta trullosë edhe për pak orë është pjesa gjeopolitike. Kosova e refuzon kategorikisht pjesëmarrjen në këtë nismë me argumentimin se “Ballkani i Hapur”, pa një mbikëqyrje ndërkombëtare dhe pa praninë e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor ndihmojnë vetëm Serbinë, si në çështjet ekonomike ashtu edhe politike.

Madje kjo është arsyeja që deri më tani “Ballkani i Hapur” ka mbetur një nismë mëse periferike që nuk mbështet si nga BE ashtu edhe nga SHBA. Edhe propaganda se SHBA e mbështet është tërësisht e pavërtetë pasi në jo pak raste, i dërguari amerikan në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar është shprehur se vlera e një nisme të tillë ka efektin e duhur vetëm nëse mbështete nga të gjithë shtetet.

Në një skaj edhe më të largët është BE, veçanërisht Gjermani e cila as që e përmend si “vlerë të shtuar” Ballkanin e Hapur, pasi janë vetëm pro nismës së “Samitit të Berlinit” i cili nisi me kancelaren Merkel. Ajo synonte që të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të mbështeteshin ekonomikisht në nisma të përbashkëta dhe investime infrastrukturore dhe më pas i gjithë procesi të kishte ndikim politik, ku qëllimi kryesor mbetej një marrëveshje e mundeshe e përhershme Serbi-Kosovë ku të dy vendet të njihnin njëra-tjetrën.

Ky veprim gjeopolitik i Merkel u vendos nën “këmbët e gjata” të dyshes Rama-Vuçiç, duke anashkaluar faktorin ndërkombëtar dhe bërë një çorbë ballkanike me propagandën se “merreshin vesh vetë”.

Pa mbushur ende një vit të plotë nga hyrja në fuqi të marrëveshjeve “Ballkani i Hapur” i Ramës i ka realizuar objektivat: Vuçiç është bërë edhe më i fuqishëm dhe Rama në këtë mes duket si ushtari i bindur i një gjenerali që ishte ministër i propagandës në kohën e kasapit të Ballkanit, Slovodan Milosheviç. Turpi po kapërdihet me verë serbe!

Etiketa: ballkani i hapurEdi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Rama: Duhet rishikimin i sistemit të sigurisë së gjykatave

17:37 : 06/10/2025
AKTUALITET

Dosja “Aruba”/ PD kërkon interpelancë urgjente me Edi Ramën. Bardhi: 5 pyetje për kryeministrin

15:09 : 06/10/2025
AKTUALITET

Dosja e Rrumit/ Kush është “i gjati” që dha OK për investimet te Kepi i Rodonit

13:48 : 06/10/2025
AKTUALITET

Sot e ka kundërshtar për Tiranën, si e uronte Rama Florian Binajn për ditëlindje 5 vite më parë/ FOTO

13:42 : 06/10/2025
AKTUALITET

“Ka frikë se mund të flasë nga burgu”, Berisha: Rama kërkon të ‘varrosë’ politikisht Veliajn!

13:31 : 06/10/2025
AKTUALITET

Berisha: A dini gjë për Endri Fugën ju? Kërkohet nga SPAK, i është arratisur Ramës njeriu më i afërt

13:07 : 06/10/2025
Para
Pamje nga vendngjarja

Të shtëna në Shkodër, vritet 1 person

TË GJITHA

Strategji apo harresë? Olsi Bylyku mban ende foton me Eglin

17:59 : 06/10/2025

Autori i la pistoletën në dorë rojës, dinamika e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja

17:56 : 06/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, reagon OSBE: Sulm ndaj shtetit të së drejtës

17:45 : 06/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Rama: Duhet rishikimin i sistemit të sigurisë së gjykatave

17:37 : 06/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Berisha: Kërkoj dënimin më të rreptë ligjor për ekzekutorin

17:27 : 06/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, autori pranon krimin

17:17 : 06/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, PD kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm dhe Drejtësisë

17:11 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com