• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shkarkimi i Gledis Nanos, analisti: Duhet transparencë, ka heshtje mafioze…

18:02 : 31/08/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, komentoi shkarkimin e Gledis Nanos, nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. Lubonja tha se në lidhje me shkarkimin e Nanos do të duhej të kishte më shumë transparencë, pasi thuhet se ka pasur sipas tij një ‘ndeshje’ mes ministrit Çuçi dhe ish-drejtorit.

“Do ishte mirë që të kishim transparencë në këto raste. Më ka ndodhur të dëgjojë nga njerëz që largohen, nga rrethi i Ramës, i qeverisë që të thonë se; ça më kanë parë mua sytë atje.

Ka një heshtje mafioze, se pse qysh tek se çfarë të kanë parë sytë. Në radhë të parë u tha se ka pasur një ‘ndeshje; mes ministrit dhe drejtorit. Por si? Hipoteza ime mbështetet në faktin se lufta kundër krimit, siç po shohim dhe lulëzimin e krimit, është një çështjes zgjedhjeje që ka bërë politika për mua. Pra, ‘do bashkëpunojmë me krimin se na duhen paratë e krimit, këta të fortët për të vjedhur votat, pasi riciklojnë paratë, e mbajmë pak ekonominë’, apo ‘duhet ta luftojmë krimin, se është si një tumor’.

Mendoj se zgjedhja e politikës, është ajo e para, bashkëpunim me krimin, pasi duket sheshit te ngjarjet që shikojmë. Kur flasim për ‘bashkëpunim me krimin’, kam parasysh bashkëpunimin e policisë me krimin. Siç është rasti i Martinajt, që është bërë refren në media, ku policë paguhen nga krimi. Siç ndodh dhe me politikanë që paguhen nga krimi se jep më shumë para se rroga në Bashki, psh. Kështu që të marrësh tani dhe të sulmosh Gledis Nanon, këtu është çështjes politike. Përgjegjësitë i ka politika, Edi Rama i pari. Po pse shkoi Gledis Nano aty?!

E di ky situatën se policinë e ka ashtu siç e ka. A ka pasur vullnet për ta luftuar? Mua më duket shumë pak. Sherri mes tyre ka qenë këtu; më bënë mua kokë turku ti se të duhet. Po këtu lind pyetja; pse si lënë ata të mos pyesin fare. Pse e bëjnë këtë fasadë, që e hoqën Gledis Nanon. Këtu jemi te politika e fasadës. Edhe komunizmi tentonte që të fshihte shumë gjëra. Gledis Nano është thjesht lëvizje fasade që kërkon të shtyjë, ose të fitojë kohë, ose të ndërtojë një narrativë mbi një person tjetër, por janë konsumuar narrativat.”, pohoi analisti.

Lexo edhe:

PS kërkon pezullimin e Berishës, PD të Ballës, mblidhet sot komisioni i Etikës

Balla paralajmëron rrëzimin e kërkesës së PD-së: Begaj nuk do të shkarkohet

Duke komentuar qëndrimin e ambasadës së SHBA-ve, Lubonja tha se ishte një deklaratë me doreza.

“Ne kemi qejf që të besojmë diku, s shpresa është e rëndësishme të mbahet gjallë. Ndoshta ka qenë bashkëpunëtor i mirë kundër luftës së terrorizmit, por të thuash që ka qenë bashkëpunëtor i mirë, në luftën që i ka bërë Shqipërisë, ai s’ka punuar mirë. Do kisha dashur që ato gjera që nuk i dimë në publik, mbi përgjegjësitë, nëse është ky shkaku se e quan veten jo përgjegjës, duhet t’ua kishte thënë amerikanëve. Por besoj se ata e dinë. Këto deklarata as më ngrohin as më ftohin. Raportet që kemi me njëri-tjetrin janë të bazuara në një agresivitet. Opozita përveç akuzave dhe hedhjes së fajit te maxhoranca, mendoj se gjithsesi duhet të ketë dy gjera, një reflektim të thellë.”, tha Lubonja.

Po ashtu Lubonja u pyet edhe për faktin se në Kosovë drejtori i policisë së Prishtinës dha dorëheqje pas përdhunimit të një vogëlushe.

“E thashë më herët. Ai nuk ka hyrë në atë post ai për të luftuar krimin dhe kur sheh që nuk ia del dot, ose është i rrethuar nga krimi, ka shefa që nuk i përgjigjen, njeriu i përgjegjshëm largohet. Marrja e përgjegjësive në Shqipëri, aq keq ka shkuar puna për mua sa shpesh herë mendon; a ka njeri të përgjegjshëm që mund t’i dalë zot këtij vendi? Pse i dalin në krye këtij vendi, njerëz të papërgjegjshëm, të marrësh në dorë fatin e 3 mln njerëzve, është barrë e madhe, jo të bësh festa e daulle. Por të papërgjegjshmit e kanë pa problem këtë. Në Kosovë ndihet një lloj përgjegjësie më e madhe ndaj shtetit, ndoshta dhe nga dëshira e madhe për ta pasur shtetit. Edhe aty ka aventurierë.”, theksoi ai.

Etiketa: gledis nanoheshtje mafiozelubonjashkarkim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

PS kërkon pezullimin e Berishës, PD të Ballës, mblidhet sot komisioni i Etikës

09:17 : 10/11/2025
AKTUALITET

Balla paralajmëron rrëzimin e kërkesës së PD-së: Begaj nuk do të shkarkohet

13:15 : 15/10/2025
AKTUALITET

PD nis procedurat për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj: Ka shkelur Kushtetutën

16:35 : 08/10/2025
AKTUALITET

Rama e shkarkoi, Veliaj: Jam më i fortë se kurrë në betejën me të ligën

12:49 : 01/10/2025
AKTUALITET

Lubonja: Integrimi në BE po përdoret si një iluzion për të mashtruar qytetarët

22:24 : 16/09/2025
SPORT

Ten Hag u shkarkua pas vetëm dy ndeshjesh nga Leverkusen, klubi gjerman tregon arsyet

15:51 : 01/09/2025
Para

Kategoria Superiore U-21, njihuni me kalendarin sezonal dhe ekipet pjesëmarrëse

TË GJITHA

Buxheti 2026/ Shteti del i fituar, barra shtesë mbi konsumatorët

08:07 : 16/11/2025

Parashikimi i motit për ditën e sotme, si do të luhaten temperaturat

07:56 : 16/11/2025

Horoskopi, 16 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 15/11/2025

VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK

23:02 : 15/11/2025

Policia blindon zonën ku ndodhi përplasja me armë në Shkodër, PAMJE nga vendngjarja

22:51 : 15/11/2025

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025

Protesta e PD-së të hënën/ Rama “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

22:32 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com