• Kontakt
Tuesday, May 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Konfindustria: Të zhbëhet Bordi i Transparencës, po shkatërrohen biznesi e qytetarët

09:45 : 29/08/2022
në AKTUALITET, EKONOMI

Lexo edhe:

BE shpreh shqetësimin për ndikimin politik në bordin e ri drejtues të RTSH

Vendimi i bordit të klubit, Bayern Munich do të ulë pagat dhe do të mbështesë të rinjtë

Konfindustria ka dalë me një kërkesë zyrtare për zhbërjen e Bordit të Transparencës.

Sipas deklaratës për shtyp, Bordi i Transparencës po prodhon pasoja mjaft të rënda ekonomike për vendin me vendimet që ka marrë.

“Konfindustria kërkon ndërprerjen e pushimeve të verës dhe mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Shqipërisë me qëllim ngritjen e Entit Rregullator të Karburanteve/ERRK dhe si rrjedhim zhbërjen e Bordit të Transparencës. Kërkesa vjen pas vendimeve të njëpasnjëshme dhe të vazhdueshme të BT në kundërshtim me interesin publik, që prodhon pasoja mjaft të rënda në afatgjatë të krizës ekonomike, falimentime masive, papunësi, emigracion dhe deri me rrezikun e cenimit të qëndrueshmërisë shoqërore dhe kushtetuese të shtetit. Konfindustria vlerëson, se nisma në fjalë do të tregojë pikërisht integritetin e partive dhe deputetëve, që mbrojnë interesin publik, janë të pakapur nga karteli i karburanteve dhe interesat afatshkurtra politike. Vendimet e BT në thelb janë “taksë speciale shtesë” për bizneset dhe qytetarët, që rrit artificialisht të ardhurat në buxhetin e shtetit dhe favorizon qartësisht kontrabandën masive të karburanteve“, thuhet në një njoftim nga Konfindustria.

“Vendimi i fundit i BT i datës 27/8/2022 ka thelluar më tej ndryshimin në çmimin e naftës, që bizneset dhe qytetarët shqiptarë duhet të paguajnë krahësimisht shteteve të rajonit. Sot nafta/diezel në Shqipëri është përkatësisht afërsisht 33% dhe 25% më e shtrenjtë sesa në Malin e Zi dhe në Maqedoninë e Veriut, që furnizohen në të njëjtat tregje ndërkombëtare. Bizneset dhe qytetarët shqiptarë paguajnë 0.5-0.6 euro/litër më shtrenjtë naftën sesa shtetet e sipërpërmendura. Shqipëria, përpara rritjes së fundit të çmimeve, ishte vendi i 11 në renditjen botërore për shtrenjtësinë krahësimore të karburantit. Konfindustria rikërkon nga deputetët e të gjitha partive pa dallim, që në sesionin e jashtëzakonshëm të Kuvendit, të marrin nismën ligjore për themelimin e ERRK, si agjenci e përhershme, profesionale, në varësi të Kuvendit dhe sipas modeleve të suksesshme të rajonit. Bordi i Transparencës është ndërtuar dhe funksionon në kushtet e konfliktit të pastër dhe flagrant me interesin publik. Gjysma e anëtarëve të tij, që furnizojnë me të dhëna dhe janë pjesë e vendimmarrjes, përfaqësojnë pikërisht kompanitë, që duhet të jenë subjekt i vëzhgimit për spekulime në treg“, vijon njoftimi.

Etiketa: bordicmimi i karburanteveCmimi i nafteskonfindustria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

BE shpreh shqetësimin për ndikimin politik në bordin e ri drejtues të RTSH

17:23 : 24/03/2025
SPORT

Vendimi i bordit të klubit, Bayern Munich do të ulë pagat dhe do të mbështesë të rinjtë

16:45 : 29/01/2025
AKTUALITET

“Identitek”: Anëtarët e bordit vjedhin, kurse punonjësve u mohohen të drejtat

12:33 : 16/01/2025
AKTUALITET

Berisha propozon bordin e fiksimit të euros: Zeron efektin e ‘narkoeurove’ në ekonomi

12:59 : 13/01/2025
AKTUALITET

Nafta i afrohet 80 dollarëve për fuçi pas frikës për përshkallëzim konflikti në Lindjen e Mesme

15:37 : 07/10/2024
BOTA

Ndikimi i konfliktit ndaj ekonomisë në Izrael dhe Iran

15:09 : 04/10/2024
Para
Foto ilustruese

Zjarri në Memaliaj, arrestohet një 66-vjeçar

TË GJITHA

Përse nuk duhet të vendosësh akull mbi lëkurën e djegur

19:37 : 27/05/2025

Fitoi mandatin e deputetes, Romina Kuko dorëhiqet nga posti i Zëvendësministres së Brendshme

19:31 : 27/05/2025

Guardiola gjen “mjeshtrin” e mesfushës që do zëvendësojë De Bruyne, është vetëm 21 vjeç

19:31 : 27/05/2025

Mishi i derrit nga Brazili/ AKU: Sasia me salmonelë u asgjesua

19:30 : 27/05/2025

U mor i pandehur nga SPAK, Meta: Proces i Ramaformës do shkrihet si akullorja

19:23 : 27/05/2025

Raporti gjerman: Kina përgjegjëse për 80 për qind të shmangieve të sanksioneve ndaj Rusisë

19:22 : 27/05/2025

Pas largimit të Modric, zbulohet se kush do e mbajë numrin 10 te Reali

19:12 : 27/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com