Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 56 raste të reja me koronavirus nga 309 testime të kryera. Fatkeqësisht një qytetar nuk e ka fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve. Bëhet fjalë për një qytetar nga Berati, 69 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë, teksa apelon qytetarët të vaksinohen, njofton se në spitalin COVID3 po marrin trajtim mjekësor 16 pacientë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 370 qytetarë ndërsa në të gjithë vendin janë aktualisht 3222 raste aktive me koronavirus.
Sa i përket infektimeve, rastet e reja në 24 orët e fundit janë regjistruar në këto bashki; 16 në Tiranë, 7 në Kavajë, nga 4 qytetarë në Durrës, Lushnje, Gjirokastër, Kolonjë, 3 në Pogradec, nga 2 qytetarë në Vorë, Dibër, Vlorë, Këlcyrë, nga 1 qytetar në Shkodër, Lezhë, Divjakë, Mallakastër, Selenicë, Gramsh.
Statistika (29 Gusht 2022) 
Raste të reja ditore              56
Të shëruar në 24 orë          370
Të shtruar në spitale             16
Humbje jete në 24 orë           1
Testime ditore                    309
Testime totale                   1,959,469
Raste pozitive                     327,425
Raste të shëruara              320,621
Raste Aktive                        3,222
Humbje jete                         3,582
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 
Tiranë           1,460
Fier                341
Elbasan          265
Durrës            227
Shkodër          220
Korçë              200
Vlorë                 169
Gjirokastër       117
Berat                  89
Lezhë                 69
Dibër                  54
Kukës                   11
 
	    	















