• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Energjia/ Privatët tejkalojnë KESH, Berisha: Arritje historike për Shqipërinë

11:14 : 28/08/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas shifrave se, hidrocentralet private në vend kanë prodhuar më shumë energji se hidrocentralet shtetërore.

Berisha shkruan në shënimin e tij, se kjo është një arritje për Shqipërinë, e nisur gjatë qeverisjes së viteve 2005-2009, kur u dhanë licencat për hidrocentrale private me kapacitete të ndryshme.

Në një postim në FB, Berisha shkruan:

Kjo është një arritje historike për Shqipërinë!

Energjia e prodhuar nga HEC-et private tejkalon energjinë e prodhuar nga HEC-et publike.

Lexo edhe:

Zbardhet mesazhi i Berishës për kandidatët: Partia do mbështesë çdo kërkesë që paraqisni në KQZ

Korrupsioni me fondet e IPARD/ Berisha: Dumani e mban dosjen të bllokuar me urdhër të Ramës

Në 6 mujorin e pare te vitit 2022 HEC-et private prodhuan 54% te te gjithë energjisë se prodhuar ne vend!

Te dashur miq, gjashte muaj te pare te vitit 2022 shënojnë nje zhvillim historik ne energjetike,  për ekonominë por dhe sigurinë e Shqipërisë. Për here te pare këtë 6 mujor nga HEC-et private, te Kaskadës së Devollit, Kaskades se Fanit, hidrocentrali i Ashtës dhe rreth 50 HEC-e te kaskadës se lumit të Lumes, degëve te Drinit, dhe burimeve tjera ujore nga Martaneshi, Lura, Librazhdi, Kelmendi e gjer ne Sasaj prodhuan 54% te energjisë se prodhuar ne vend duke tejkaluar kështu ndjeshëm prodhimin e energjisë elektrike nga HEC-et publike.

Me energjinë qe ato i shiten OSSHE me 7.2 eurocent kwh, çmim se paku 5-7 here me i ulet se çmimi i energjisë ne burse ato i kursyen ne 6 muaj shtetit se paku 200 milionë euro.

Te dashur miq, kjo histori suksesi dhe kthese historike filloi ne vitin 2007 rreth 30 vite pas ndërtimit te hidrocentralit te fundit ne vend. Shqipëria vend i pasur ne ujëra shfrytëzonte deri ne vitin 2007 vetëm 1/3 e potencialit te saj ujor për prodhimin e energjisë elektrike.

Kjo histori suksesi nisi ne zbatim te strategjisë ‘Shqipëria superfuqi e vogël rajonale për energjinë e ripertritshme’! Ne një hark kohor 6 vjeçar 2007-2013 u firmosen kontratat për ndërtimin me koncesion me proceduara transparente te 423 HEC-ve te mëdha, te mesme dhe te vogla.

Por kjo strategji u kundërshtua me absurditet nga opozita e asaj kohe.

Edi Rama pas inaugurimit te punimeve në kaskadën e Devollit me kompaninë Shtatkraft te Norvegjisë, e cila është njëshi ne bote për ndërtimin e hidrocentraleve, do deklaronte ne Gramsh se ky është mashtrimi i radhës i Berishës.

Madje Edi Rama jo vetëm atëherë, por edhe vitet e para pasi erdhi ne pushtet ai shpalli luftën e Don Kishotit me mullinjtë e erës kundër HEC-eve ndryshoi kontratat, anuloi për te gjobitur licencat. Ai me vone jo vetëm licencoi mbi 400 HEC-e te vogla pa asnjë kriter por tani ka vendos te ndërtoje Skavicen, variantin ne te cilin përmbyten 6000 hektarë toke dhe 37 fshatra, de facto zhduket pothuaj tërësisht Dibra e poshtme.

Shtoj këtu se ne te gjitha kontratat për ndërtimin e 432 HEC-eve te firmosura ne vitet 2007-2013 janë zhvendosur gjithsej dhjetëra banesa dhe nuk janë përmbytur asgjëkundi fshatra te tera.

Këtu me poshtë keni një analize te Revistës Monitor për çështjen e mësipërme. sb

– Energjia, privatët tejkalojnë KESH, prodhuan 54% të totalit neto

Prodhuesit me përparësi të energjisë (HEC-et me kapacitet deri në 15MW) si dhe prodhuesit e pavarur privatë dhanë 54 për qind të energjisë neto në vend në 6 muajt e parë të këtij viti.

Të dhënat zyrtare për gjysmën e parë të këtij viti tregojnë se prodhimi neto vendas i energjisë ishte deri në fund të qershorit mbi 3.66 milionë MWh nga të cilat KESH prodhoi vetëm 1.7 milionë MWh. Pjesa tjetër i takon prodhuesve të pavarur të tillë si Devoll Hydropower me dy HEC-et e tij, Kurumit, Ayen Enerji dhe më i vogli ndër këto HEC-e ai Qani.

Ndërkohë pjesën tjetër të prodhimit të privatëve e zënë HEC-et që sipas kontratës i shesin energjinë shpërndarjes. Prodhimi neto vendas këtë vit është 40 për qind më pak sesa një vit më parë duke reflektuar kështu vitin jo të mirë hidrik në të cilin gjendet vendi.

Konsumi nga ana tjetër regjistroi një nivel prej 4.25 milionë MWh çka tregon që prodhimi total mund të mbulonte vetëm 80 për qind të konsumit. Ky i fundit ka pësuar një rritje të lehtë në raport me një vit më parë që në shifra është thuajse i pandjeshëm.

Në tregun e liberalizuar KESH, që i është ngarkuar sigurimi i energjisë së nevojshme për Furnizuesin e Tregut të Lirë (pjesë e OSHEE Group) ka marrë rreth 18 për qind të energjisë së nevojshme për konsum.

Gjatë këtij viti çmimet e energjisë në bursa kanë arritur nivele të frikshme ku në orare piku një MWh energji është tregtuar deri në 700-750 euro ndërkohë që çmimet në Bursën Hungareze të cilën vendi ynë ka referencë përgjatë muajit korrik dhe gusht janë luhatur kryesisht mes 350-500 euro/ MWh.

Kompanisë publike i është dashur të shpenzojnë qindra milionë euro për të siguruar energjinë e nevojshme për konsum ndërkohë që deri në fund të këtij viti fatura pritet që të rritet edhe më tej duke rritur presionin mbi financat e kompanive dhe nevojën e qeverisë për të vijuar mbështetjen.

Kjo e fundit deklaroi pak muaj më parë se do të shihte opsionin rritjes së çmimit për ata që konsumojnë mbi një fashë të caktuar që fillimisht u tha se do të ishte 700 këh dhe më pas 800 këh. Kjo nismë lidhet me një tentativë për të dekurajuar konsumin por që deri më tani nuk është marrë asnjë vendim konkret.

‘Revista Monitor’ shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

https://www.monitor.al/energjia-privatet-tejkalojne-kesh-prodhuan-54-te-totalit-neto

Një llogari e thjeshtë tregon se këto politika, vetëm në 6 mujorin e parë të 2022, i kanë kursyer Shqipërisë më shumë se 200 mln euro.

Etiketa: energjiKESHSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zbardhet mesazhi i Berishës për kandidatët: Partia do mbështesë çdo kërkesë që paraqisni në KQZ

22:54 : 02/06/2025
AKTUALITET

Korrupsioni me fondet e IPARD/ Berisha: Dumani e mban dosjen të bllokuar me urdhër të Ramës

13:25 : 02/06/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama shkoi si sheik në Mynih për të parë finalen e Champions! Pagoi 30-40 mijë € biletë

12:57 : 02/06/2025
AKTUALITET

“Irena Gjoka po mbrohet”, Berisha: KLGJ përpiqet ta transferojë tek prokurori i përgjithshëm

10:50 : 02/06/2025
AKTUALITET

Sali Berisha paraqitet në SPAK, pritet nga mbështetësit

10:14 : 02/06/2025
AKTUALITET

Bamir Topi hedh dyshime për pakt të heshtur mes PS dhe PD: Pazari vazhdon…

19:03 : 31/05/2025
Para

Video duke goditur qenin, procedohet Kevjol Ahmeti

TË GJITHA

Teza e gjuhës së huaj u publikua pas nisjes së provimit, justifikohet Ministria e Arsimit: Nuk ndikon në proces

11:16 : 03/06/2025

“11 Maji”/ PD kërkoi verifikim të fletëve të votimit, KQZ i kthen përgjigje opozitës

11:08 : 03/06/2025

Ndodh sërish! Publikohet në rrjete sociale teza e provimit të maturës

11:04 : 03/06/2025

Shtyhet për në 5 qershor seanca ndaj Erion Alibejt, shkak mungesa e avokatëve

10:47 : 03/06/2025

SPAK dhe autoritetet finlandeze operacion kundër trafikut të drogës, goditen disa grupe kriminale

10:44 : 03/06/2025

Goditet grupi kriminal në Fier/ Trafiku i armëve dhe narkotikëve shtrihej në 5 qytete (EMRAT-PAMJET)

10:15 : 03/06/2025

Tiranë/ Zbulohen magazinat ku falsifikoheshin “veshjet firmato”, 4 të arrestuar (VIDEO)

10:01 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com