• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rritet frika për rrjedhje radioaktive pranë centralit bërthamor të Ukrainës

19:32 : 26/08/2022
në AKTUALITET, BOTA

Kiev, Ukrainë – Këtë të premte, autoritetet filluan shpërndarjen e tabletave të jodit për banorët pranë termocentralit bërthamor në Zaporizhzhia të Ukrainës në rast të një rrjedhje rrezatimi, mes frikës në rritje se luftimet përreth kompleksit mund të shkaktojnë një katastrofë.

Kjo masë u mor një ditë pasi uzina doli përkohësisht jashtë shërbimit për shkak të asaj që zyrtarët thanë se ishte dëmtim nga zjarri në një linjë transmetimi.

Incidenti rriti frikën për një katastrofë bërthamore në një vend ende të përhumbur nga shpërthimi i vitit 1986 në Çernobil.

Bombardime të vazhdueshme u raportuan në zonë gjatë natës dhe imazhet satelitore nga Planet Labs tregonin zjarre që digjeshin rreth kompleksit – centralit bërthamor më të madh në Evropë – gjatë disa ditëve të fundit.

Tabletat e jodit, të cilat ndihmojnë në bllokimin e përthithjes së jodit radioaktiv nga gjëndra tiroide në rast të një aksidenti bërthamor, u dhanë në qytetin Zaporizhzhia të kontrolluar nga Ukraina, rreth 45 kilometra larg nga uzina. Një grua dhe vajza e saj e vogël ishin mes atyre që morën pilulat.

Lexo edhe:

Moska lëshon paralajmërimin e fortë: Ukraina drejt një situate “katastrofike”!

Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?

Agjencia e energjisë atomike e OKB-së është përpjekur të dërgojë një ekip për të inspektuar dhe ndihmuar në sigurimin e centralit.

Zyrtarët thanë se përgatitjet për udhëtimin ishin duke u zhvilluar, por mbetet e paqartë se kur mund të ndodhë.

Uzina e Zaporizhzhias është pushtuar nga forcat ruse dhe drejtohet nga punonjësit ukrainas që në ditët e para të luftës 6-mujore.

Të dyja palët e kanë akuzuar në mënyrë të përsëritur njëra-tjetrën për bombardimet rrotull këtij objekti.

Në incidentin e së enjtes, Ukraina dhe Rusia fajësuan njëra-tjetrën për dëmtimin e linjës së transmetimit që e shkëputi termocentralin nga rrjeti elektrik.

Nuk u mësua saktësisht se çfarë shkoi keq, por Presidenti ukrainas Volodymr Zelenskyy tha se gjeneratorët rezervë të urgjencës së uzinës duhej të ishin aktivizuar për të furnizuar me energji elektrike dhe vënë në funksionim. Impianti kërkon energji që të punojnë sistemet jetike të ftohjes së reaktorëve. Mungesa e ftohjes mund të çojë në një shkrirje bërthamore.

Ukrenergo, operatori i sistemit të transmetimit të Ukrainës, njoftoi të premten se dy linja kryesore të dëmtuara që furnizonin centralin me energji elektrike ë kishin rifilluar funksionimin, duke siguruar një furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.

Agjencia e energjisë bërthamore e vendit, Energoatom, tha se centrali ishte rilidhur me rrjetin dhe po prodhonte energji elektrike “për nevojat e Ukrainës”. “Punonjësit bërthamorë të termocentralit Zaporizhzhia janë heronj të vërtetë! Ata mbajnë pa u lodhur dhe me vendosmëri mbi supet e tyre, sigurinë bërthamore dhe rrezatimin radioaktiv për Ukrainën dhe të gjithë Evropën”, tha agjencia në një deklaratë.

Etiketa: centraliUkrainezaporizhzhia

Lajme të lidhura

BOTA

Moska lëshon paralajmërimin e fortë: Ukraina drejt një situate “katastrofike”!

17:23 : 19/06/2026
BOTA

Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?

08:41 : 15/06/2026
BOTA

Sulme reciproke Ukrainë-Rusi, viktima në territorin ukrainas

15:06 : 14/06/2026
BOTA

BE-ja nis negociatat e anëtarësimit me Ukrainën e Moldavinë

08:50 : 14/06/2026
AKTUALITET

BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë

22:00 : 12/06/2026
BOTA

Serbia u jep shtetësi rusëve të sanksionuar nga SHBA-ja dhe Ukraina

13:57 : 11/06/2026
Para

Meta: Ramoviçi do të ikë si Millosheviçi! Na presin zgjedhje të parakohshme

TË GJITHA

Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës, qeveri teknike dhe ndryshime kushtetuese

20:44 : 25/06/2026

Zjarr i fuqishëm në Greqinë qendrore! Avionë, helikopterë dhe 105 zjarrfikës në terren

20:31 : 25/06/2026

Alarm në Fier/ Gjarpri futet në një biznes, panik te punonjësit dhe qytetarët

20:30 : 25/06/2026

Salianji: Kulla 55-katëshe te Pallati i Kongreseve zbulon bashkëqeverisjen Rama-Berisha

20:18 : 25/06/2026

Afati qëndron në fuqi, vendimi për ish-krerët e UÇK-së pritet në 20 korrik

20:15 : 25/06/2026

2027-a pritet të jetë vit edhe më i nxehtë, efektet ndihen dhe në Shqipëri

20:04 : 25/06/2026

Pankartat pikante në protestë: Imazhin e Shqipërisë e prishin Lubitë që e zhvasin!

19:57 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomnakitbahisUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet