• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Britania: Përshpejtojmë planet për deportimin e shqiptarëve ilegalë

23:46 : 25/08/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Britania e Madhe ka njoftuar planet për të “përshpejtuar” deportimin e azilkërkuesve shqiptarë të pamiratuar, ndërsa autoritetet luftojnë rritjen e numrit të emigrantëve që kalojnë Ngushticën e La Manshit me varka të vogla.

Sipas Ministrisë së Brendshme, e cila mbikëqyr zbatimin e kufijve, oficerët britanikë të imigracionit do të përpunojnë menjëherë kërkesat për azil të bëra nga shqiptarët që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar me varka dhe ata që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në vend do të largohen “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Agjencia synon të dekurajojë shqiptarët që të bëjnë kalimin e rrezikshëm me varka të vogla, duke thënë se ata nuk do të lejohen të jetojnë dhe punojnë në Britani. Ky mesazh po shpërndahet edhe përmes një sërë reklamash në gjuhën shqipe në faqet e mediave sociale.

Një numër i madh shqiptarësh po gënjehen nga kontrabandistët e pamëshirshëm dhe bandat e egra të krimit të organizuar, duke i shtyrë ata të bëjnë udhëtime të rrezikshme me varka të vogla drejt Britanisë së Madhe. Ky abuzim i sistemit tonë të imigracionit dhe njerëzve që rrezikojnë jetën e tyre nuk mund të vazhdojë” – tha në një deklaratë Sekretarja e Brendshme Priti Patel.

Numri i shqiptarëve që kalojnë La Manshin me varka të vogla është rritur në muajt e fundit, edhe pse Britania e konsideron Shqipërinë një “vend të sigurt dhe me mirëqenie”, sipas statistikave të publikuara të enjten.

Lexo edhe:

EMRAT/ Morën peng dhe dhunuan një person, shoqërohet në Polici vëllai i deputetit dhe dy të tjerë

Polici i dehur shkakton aksident në Tiranë, arrestohet nga AMP

Rreth 2165 shqiptarë mbërritën në Britani nëpërmjet kësaj rruge në 6 muajt e parë të vitit 2022, krahasuar me vetëm 23 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në përgjithësi, 12 747 njerëz hynë në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla gjatë gjysmës së parë të vitit, më shumë se dyfishi i shifrës së një viti më parë.

Shqiptarët janë tani përkrah afganëve me numrin më të madh të të ardhurve me varka të vogla në Britani, ku secili grup përbën 18% të totalit.

Fushata publicitare e Departamentit të Imigracionit do të kërkojë të ndryshojë këtë prirje duke paralajmëruar emigrantët se ata përballen me dëbim të mundshëm në Ruandë dhe rritje të dënimeve me burg për shkeljet e imigracionit. Reklamat ofrojnë gjithashtu informacion mbi rrugët e sigurta të imigracionit dhe këshilla për të aplikuar për azil në vendin e parë të sigurt që arrin një migrant.

Masat u njoftuan pas takimeve mes sekretares Patel dhe homologut të saj shqiptar, ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.

Ai tha se të dy ministrat diskutuan gjithashtu mënyrat për të ofruar më shumë mundësi për punëtorët shqiptarë dhe profesionistët e kualifikuar për të punuar ligjërisht në Britani.

“Ne i dekurajojmë këto praktika të paligjshme dhe të rrezikshme” – tha ministri Çuci për kalimet me varka të vogla. /AP, VOA

Etiketa: Britaniemigrantepolici

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRAT/ Morën peng dhe dhunuan një person, shoqërohet në Polici vëllai i deputetit dhe dy të tjerë

20:12 : 31/10/2025
AKTUALITET

Polici i dehur shkakton aksident në Tiranë, arrestohet nga AMP

20:11 : 30/10/2025
AKTUALITET

Furnizonte me kokainë bankierët në Londër, dënohet me burg shqiptari në Britani

17:31 : 30/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ Shqiptari u hoq si babai i 8 fëmijëve për të marrë pasaportë britanike, dënohet me 6 vite burg

19:01 : 29/10/2025
AKTUALITET

Kanosi me armë policin e zonës, arrestohet 46-vjeçari në Durrës

14:36 : 29/10/2025
AKTUALITET

Ndryshime të reja në Policinë e Shtetit! Transferohen Kryekomisarët e disa qyteteve (EMRAT)

11:21 : 29/10/2025
Para

Kompletohet Europa League, ja rezultatet dhe skuadrat e kualifikuara në grupe

TË GJITHA

EMRAT/ Goditi një polic burgu në Fier, 32-vjeçari arrestohet në Tiranë, në pranga dhe 4 shokët e tij

09:26 : 01/11/2025

Leksione Nobeli për Shqipërinë

09:09 : 01/11/2025

Formacioni ushtarak më i madh që nga kriza e Kubës, çfarë po përgatit SHBA në Karaibe

08:59 : 01/11/2025

VIDEO/ Shfrytëzonin hapësirat publike për parkingje dhe lavazhe, 10 të arrestuar e 123 në hetim

08:46 : 01/11/2025

Publikohen fletët e votimit për zgjedhjet e pjeshme lokale të 9 nëntorit

08:33 : 01/11/2025

Këmbimi valutor 1 Nëntor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:21 : 01/11/2025

Temperaturat deri në 24 °C, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:14 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com