• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si u mbyt para syve të babait 6-vjeçarja shqiptare në Greqi, flet nëna

22:14 : 24/08/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Dëshmia e babait të Amelias që u mbyt sot në det në plazhin e Korinthit në Greqi nuk përputhet me ato të të pranishmëve, të cilët theksojnë se vogëlushja shqiptare ishte futur vetëm në det dhe i ati ishte duke ngrënë në një tavernë disa qindra metra më tej.

Ndërkohë, mediat greke kanë zbardhur fjalët e para të nënës së Amelias, e cila është e shkatërruar nga tragjedia që i ndodhi.

Ajo thekson se i ati rrinte me vajzën sa herë që nuk ishte në punë, ndërkohë që shprehet se marrëdhëniet mes tyre ishin shumë të mira.

Ndërkohë, halla e vajzës shprehet për mediat lokale se nuk e beson se vëllai i saj të ketë qenë i pranishëm teksa mbytej vajza dhe të mos e ndihmonte, raporton abcnews.al.

“Nuk e di, nuk e di… Nëse vëllai im ka qenë aty dhe nuk e ka ndihmuar fëmijën..nuk e besoj dot këtë gjë. Ai do ta kishte ndihmuar patjetër”, shprehet ajo teksa shton:  “Ai ka astmë prej vitesh, por s’besoj se kjo do ta ndalonte të ndihmonte fëmijën”.

Lexo edhe:

I riu vrau babain në Durrës, fqinjët: Sapo është kthyer nga jashtë, e ëma…

EMRAT/ Djali vrau me thikë babanë, policia: Krimi ndodhi në banesë! 25-vjeçari në kërkim

Çfarë thotë ai që nxorri trupin:

Pavlos Bounas, ka qëndruar në faktin se babë e fëmijë po hanin shumë larg vendit ku ndodhi mbytja dhe se kur babai u kthye rrobat e tij ishin të thata. “Nuk arrij ta kuptoj si mundet që një prind që e di se fëmija i tij ka ngrënë, ta marrë atë për t’u larë. Nuk e kuptoj gjithashtu se përse duhej të ngiste makinën 6-7 kilometra larg për të ardhur në një plazh ku nuk ka njerëz ndërkohë që më para kishte shumë plazhe të tjera. Plazhet e tjera kishin njerëz që mund të kishin ndihmuar për të shpëtuar fëmijën”, tha fillimisht Bunas duke theksuar se e kishte parë vajzën të kishte marrë një ngjyrë si blu kur e nxori nga deti, ndërsa nuk dinte se sa kohë kishte patur ajo në ujë.

“Nga varka pash burrin fillimisht dhe më pas fëmijën. U afrova dhe i thirra edhe gruas sime. U futa në ujë dhe e nxora fëmijën. Kur e nxora ishte blu. Pastaj filloi të nxjerrë ujë dhe ushqim. I bëra disa herë masazh në gjoks, por nuk munda të rikthej në jetë”, tha ai.

“E kemi nxjerrë fëmijën me rroba. Rroba normale, pantallona të shkurtra, bluza, sandale që fëmija i merr për shëtitje, në shkollë, në këndin e lojërave”, tha ai më pas.

“Babai i fëmijës nuk ishte aty, nuk kishte as një të afërm të fëmijës, asgjë, askush”, tha ai.

Rrëfimi i babait

Babai i vajzës fatkeqe 6-vjeçare ka dhënë shpjegimet e veta për ngjarjen para policëve, ndërsa u lirua më pas me kusht.

Ai  u shpreh: Të hënën mora Amelian në 11 të mëngjesit për të notuar. Fillimisht dolëm për një shëtitje dhe pastaj hëngrëm hell. Amelia hëngri gjysmë salçice dhe pak byrek. Kur mbaroi kërkoi të shkonte në det. Unë i thashë që nuk kemi rroba banje, sepse bashkëshortja kishte  harruar ta fuste në gjërat e saj, por vajza këmbënguli, kështu që u binda.

“Nuk e mendoja se do të ishte problem që sapo kishte ngrënë, sepse sasia ishte e vogël. Arritëm në plazh dhe u futëm në det. Amelia me rrobat dhe këpucët e saj, sepse kishte iriq deti”, shtoi ai.

“Ne notuam deri te varka, e cila ishte ankoruar rreth dhjetë metra larg bregut. Atje deti është rreth 3 metra i thellë. Nuk ishte hera e parë që e bënim këtë. Atë ditë , hipa në varkë me njërën dorë dhe u përpoqa të tërhiqja vajzën time me dorën tjetër. Por ajo më rrëshqiti dhe filloi të zhytej në ujë. Më zuri paniku. Nuk mund të zhytesha, sepse kam astmë dhe  nuk mundem të mbaj frymën”, shtoi ai për momentet e fundit të 6-vjeçares.

“Unë bërtisja për ndihmë, por nuk kishte njeri përreth. Dola me not për të thirrur ndihmë në celular, por kur arrita te biçikleta, kuptova se nuk kisha bateri. I hutuar, mora motorin dhe vozita dy kilometra deri në shtëpinë time ku mora policinë. Siç mora vesh ndërkohë më kishin gjetur vajzën të vdekur në det”, ka përfunduar babai i vajzës fatkeqe.

Etiketa: babaimbyturVajza

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I riu vrau babain në Durrës, fqinjët: Sapo është kthyer nga jashtë, e ëma…

17:52 : 28/10/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Djali vrau me thikë babanë, policia: Krimi ndodhi në banesë! 25-vjeçari në kërkim

15:10 : 28/10/2025
AKTUALITET

“Ekspertiza e kryer në Itali është e tmerrshme”/ Rrëfimi i babait të Brian Spahiu: Jam i shokuar!

19:58 : 16/10/2025
AKTUALITET

“Do ju varros! Ai b***q*** të hedhi lekët”/ Vlonjati një vit pa parë vajzën, gruaja e kërcënon

21:44 : 07/10/2025
AKTUALITET

Krim në familje në Fier, djali plagos babanë!

11:09 : 05/10/2025
AKTUALITET

U vra sot në Tepelenë/ Babai i biznesmenit Edoardo Sarchi i lidhur me politikën italiane

19:20 : 27/09/2025
Para

KE paralajmëron sërish Shqipërinë për ‘pasaportat e arta’

TË GJITHA

Formacioni ushtarak më i madh që nga kriza e Kubës, çfarë po përgatit SHBA në Karaibe

08:59 : 01/11/2025

VIDEO/ Shfrytëzonin hapësirat publike për parkingje dhe lavazhe, 10 të arrestuar e 123 në hetim

08:46 : 01/11/2025

Publikohen fletët e votimit për zgjedhjet e pjeshme lokale të 9 nëntorit

08:33 : 01/11/2025

Këmbimi valutor 1 Nëntor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:21 : 01/11/2025

Temperaturat deri në 24 °C, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:14 : 01/11/2025

10 vite nga Reforma Territoriale/ Shërbimet janë përkeqësuar, buxheti i bashkive shkon për personelin

08:05 : 01/11/2025

Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com