• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Beogradi e ka shtrirë sot influencën më shumë se kurrë në Shqipëri

11:53 : 23/08/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ishte sot në fshatin Homesh të Bulqizës, ku u bë dhe inagurimi i teqesë së zonës.

“Kryetari i PD-së, Sali Berisha, është ftuar sot të marrë pjesë, në inaugurimin e Teqesë në Homesh të Bulqizës ku të pranishëm janë përfaqësues të nderuar nga komunitetit bektashi dhe biznesmeni i mirënjohur shqiptar në Itali, z. Shpend Ndreu. Teqeja në Homesh u përfundua falë vullnetit të mirë dhe dëshirës së donatorit Shpend Ndreu”, bën me dije zyra e shtypit pranë PD.

“E nderuar zonja Ndrea-Dema, të nderuar Baballarë, banorë të Homeshit dhe zonave përreth, i dashur z. Shpend Ndreu, vëllezër e motra, zonja dhe zotërinj. Ju falënderoj me shumë mirënjohje për ftesën që më keni bërë dhe mundësinë për të ndarë me ju gëzimin, një moment shumë të rëndësishëm në jetën shpirtërore të komuniteti tuaj, inagurimin e teqes në Homesh. Dy muaj më parë, Shpend Ndreu më ftoi. “Unë tha, duke zbatuar një kërkesë të nënës sime, jam duke ndërtuar një teqe në Homesh. A do të urdhëroni në inagurim?”- I thashë “me shumë kënaqësi””, u shpreh Berisha.

“Erdha me kënaqësi të madhe, sepse çdo hap, çdo akt drejt besimit te Zoti, drejt besimit tek vlerat e bën njeriun më fisnik, e bën moralin e tij më të shëndoshë, besimin e tij tek Zoti dhe vlerat më të madh. Por erdha gjithashtu edhe si një akt nderimi të madh për rolin e teqeve në historinë tonë kombëtare. Në fakt, në fakt, teqetë përveçse qendra apo institucione fetare hyjnore, kanë qenë për shqiptarët burim drite i vërtetë. Kanë qenë mësonjëtore të para të gjuhës, të shkrimit, të shqiptarisë. Kanë qenë votra të atdhetarisë dhe kështjella të pamposhtura kudo në jug, veri, Kosova. Ato kanë mbetur kështjellëza të shqiptarisë, të atdhetarisë,. Në këtë kontekst është rasti për të shprehur nderimin më të thellë për rolin e madh që teqet, baballarët, besimtarët e tyre kanë luajtur në historinë tonë kombëtare dhe kjo histori është edhe sotmja, edhe e ardhmja jonë, ndaj dhe shumë gjëra me kohën ndryshojnë, por të tjera janë të përjetshme. I përjetshëm besimi tek Zoti, morali i shëndoshë njerëzor, dashuria për familjen dhe vendin”, shtoi ai.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se Beogradi e ka shtrirë sot influencën më shumë se kurrë në Shqipëri.

Lexo edhe:

Berisha zbulon prapaskenat: Vangjush Dako është arratisur nga vendi! Ja pse u arrestua Aldo Avdyli

Tuneli i Llogarasë/ Berisha: Hajdutët Lubi-Rama 220 milionë euro për të shkurtuar 12 minuta

“Këtu, ne jemi në një trevë e cila ka sakrifikuar në tërë historinë e vendit, për interesin dhe çështjen kombëtare. Dua të falënderoj shumë Shpendin, pasardhësin e një familjeje me traditë, një familjeje që i ka bërë nder Dibrës dhe Shqipërisë, që është sot një nga biznesmenët shqiptarë më të suksesshëm në Itali, por është gjithashtu po aq i lidhur me këtë tokë dhe këtë vend sa ditën e parë që është larguar prej tij. Vazhdon në traditën e shkëlqyer të familjes që në breza i dha emër të madh vetes, Dibrës dhe Shqipërisë dhe gjej rastin të shpreh mirënjohjen për këtë vepër i tejkalon përmasat e një bamirësie. Sot ne jemi këtu për të nderuar për të festuar për të gëzuar, inagurimin e Teqes së re në Homesh, por mesazhet e saj janë të jashtëzakonshme. Si për ne, për të gjithë shqiptarët, mendoj se mesazhi i parë sot dhe që është më aktual se kurrë, qëndron se ne duhet ta duam shumë këtë vend. Teqet inspirojnë dashuri, paqe dhe besim. Vendi ynë ka nevojë të madhe, Homeshi, Dibra dhe Shqipëria sot kanë nevojë më shumë se kurrë për dashurinë tonë. Unë pasdite do të jem në Peshkopi. Kudo që të shkosh, kudo ka histori dashurie, sakrifice dhe qëndrese. Pas largimit të armiqve shekullorë që e mbajtën të pushtuar Shqipërinë, një armik tjetër shekullor u shfaqej përballë me të cilin u përballën shqiptarët.

Për fat të keq, ky armik tjetër që është Beogradi, e ka shtrirë sot influencën më shumë se kurrë në Shqipëri dhe ndaj ne duhet të bëjmë gjithçka për ta dashur më shumë këtë vend, që këta fëmijë e të rinj ta ndërtojnë këtu jetën e tyre, sepse pasuritë që ka Bulqiza, Peshkopia, mjaftojnë për shumë herë më tepër banorë që sot kanë këto treva. Mundësitë e këtyre zonave janë shumë herë më të mëdha, kanë gjithçka, kanë malet, kanë tokën, ujërat, minierat, është pra një trevë shumë e pasur por si e gjithë Shqipëria edhe kjo braktiset, sepse një politikë e caktuar ka bërë që këto pasuri të mos jenë bekim për shqiptarët por në një farë mënyre edhe mallkim ndaj dhe le të na frymëzojë ne sot ky akt sa hyjnor aq edhe atdhetar për ta dashur më shumë Homeshin, Bulqizën, Dibrën dhe Shqipërinë. Edhe njëherë urimet më të përzemërta”, deklaroi kreu i PD.

Etiketa: Sali Berishateqe

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha zbulon prapaskenat: Vangjush Dako është arratisur nga vendi! Ja pse u arrestua Aldo Avdyli

13:31 : 20/10/2025
AKTUALITET

Tuneli i Llogarasë/ Berisha: Hajdutët Lubi-Rama 220 milionë euro për të shkurtuar 12 minuta

13:07 : 20/10/2025
AKTUALITET

“Kontrata e Aeroportit të Vlorës është abuzive”/ Berisha: 135 mln euro ndahen mes Ballukut dhe koncesionarit

13:04 : 20/10/2025
AKTUALITET

“Bashkëpunëtor me bandën e Elbasanit”, Berisha nga SPAK: Dosjes i janë hequr fashikujt ku flitet për Taulant Ballën

11:27 : 20/10/2025
AKTUALITET

Arrestimi i Ulian Bajramit, Berisha akuza Prodës: Ushtron terror mbi avokatët që të mbyllin gojën

11:06 : 20/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Irena Gjoka mbrohet nga Altin Troplini

10:42 : 20/10/2025
Para

Kushi: Luiza Gega do të gëzojë gradën kolonel

TË GJITHA

Horoskopi e martë, 21 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:04 : 20/10/2025

Bloomberg: Plani i paqes në Gaza mund të funksionojë nëse “kopjon” Kosovën

23:03 : 20/10/2025

Fatos Nano në gjendje kritike, mbërrin në Tiranë një ekip mjekësh të huaj

22:57 : 20/10/2025

Përplasjet për aeroportin/ Gazetari: Pacolli mendon se po e godet Balluku dhe se i ka bërë presion

22:52 : 20/10/2025

“Ishte një dështim kolosal!”/ Presidenti i Federatës Serbe flet për herë të parë pas humbjes ndaj Shqipërisë

22:45 : 20/10/2025

Tornado godet Parisin, një i vdekur dhe shumë të plagosur

22:30 : 20/10/2025

Skandal në Bashkinë e Krujës! Bushi i jep çdo vit tenderat e pastrimit kompanisë së trafikantëve të drogës (DOKUMENTET)

22:18 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com