• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vuҫiç: Brenda 10 ditëve, zgjidhje kompromisi me Kosovën

15:56 : 22/08/2022
në AKTUALITET, RAJONI

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u shpreh të dielën në Beograd se e ka mbështetjen e përfaqësuesve të serbëve të Kosovës për të gjetur një zgjidhje kompromisi me qeverinë në Prishtinë për çështjen e targave të automjeteve dhe dokumenteve serbe të udhëtimit.Presidenti i Serbisë që nga takimi i 18 gushtit ku u takua në Bruksel me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti nuk kishte folur për mediet.  Pas një takimi të dielën më 21 gusht në Beograd me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, Vuçiç në një konferencë për medie iu drejtua kombit.

Do mund të gjendet një zgjidhje kompromisi?

Vuçiç  tha se është i vendosur të kërkoj një zgjidhje kompromisi me Kosovën për dokumentet e identifikimit dhe targat e makinave brenda dhjetë ditëve, pasi qeveria e Kosovës më 1 shtator pritet të nisë zbatimin e masave të reciprocitetit për këto dy çështje. Ai paralajmëroi se serbët e Kosovës mund të largohen nga të gjitha institucionet nëse nuk gjendet zgjidhje për shqetësimet e tyre. Presidenti serb tha se kishte hedhur propozimin që serbët e Kosovës të mos përfshihen në vendimin për dokumentet personale dhe të pajisën me targa që janë neutrale ndaj statusit të Kosovës, por pala e Kosovës tha ai, “i hodhi poshtë këto propozime kompromisi”. Sipas Vuçiç, “qëllimi i Prishtinës është shfuqizimi i çdo gjëje që ka të bëjë me shtetin serb dhe përndjekja e serbëve nga Kosova”.

Vuçiç kërcënon me largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës

“U informova nga përfaqësuesit e serbëve të Kosovës që nëse nuk gjendet ndonjë zgjidhje për një kohë të shkurtër, nëse nuk ndalet përndjekja e serbëve, politikanët do të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës gjatë muajit të ardhshëm, dhe më pas gjykatësit dhe oficerët e policisë do të ndjekin shembullin deri në fund të shtatorit”, tha Vuҫiq, duke paralajmëruar siç tha ai, “zhbërje të rendit të Brukselit të dakorduar me marrëveshje”.

Lexo edhe:

Seanca në Kuvendin e Kosovës/ Kandidatët e Listës Serbe nuk sigurojnë votat për t’u zgjedhur nënkryetar

Zgjedhjet lokale në Kosovë, REL: Premtimet në fushata, dikur dhe sot, çfarë ka ndryshuar?

Sipas presidentit serb në raundin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova ka folur për një marrëveshje përfundimtare prej gjashtë pikash: “Kosova kërkoi të enjten që të diskutohet për një marrëveshje të përgjithshme për normalizimin e marrëdhënieve që përfshinte njohjen e ndërsjellë, dëmet e luftës, trajtimin e çështjes së të zhdukurve dhe viktimave të përdhunimeve, simetri në të drejtat e serbëve me ato të shqiptarëve në Serbi si dhe rishikimin e marrëveshjeve të dakorduara më pare”, tha Vuҫiq. Qeveria e Kosovës pas takimit të së enjtes në Bruksel, tha se kishte diskutuar për dy çështje, kuadrin e përgjithshëm të marrëveshjes përfundimtare dhe për targat e dokumentet serbe, për të cilat zotohet se nga data 1 shtator,  për këtë cështje do të zbatohen masa të njejta edhe nga Kosova.

Takimi që nuk solli asnjë rezultat

Takimi i 18 gushtit në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuҫiq, dështoi dhe nuk u arrit ndonjë marrëveshje, por autoritetet ndërkombëtare kërkuan nga palët që të shmangin tensionet si ato të 31 korrikut. Në këtë ditë grupe serbësh bllokuan rrugët në veriun e Kosovës duke kundërshtuar kështu vendimet e qeverisë së Kosovës për reciprocitet në dokumentet e udhëtimit dhe targat e makinave të lëshuara nga Serbia. Serbia zbaton masa të njëjta për qytetarët e Kosovës që kalojnë nëpër Serbi tash e dhjetë vjet. Forcat paqeruajtëse të  NATO-s kanë shtuar prezencën e tyre në pjesën veriore të Kosovës, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëroi se janë të gatshëm të ndërhyjnë nëse rrezikohet stabiliteti në Kosovë.

/DW/

Etiketa: Aleksander VucickosoveSerbi

Lajme të lidhura

RAJONI

Seanca në Kuvendin e Kosovës/ Kandidatët e Listës Serbe nuk sigurojnë votat për t’u zgjedhur nënkryetar

11:21 : 10/10/2025
RAJONI

Zgjedhjet lokale në Kosovë, REL: Premtimet në fushata, dikur dhe sot, çfarë ka ndryshuar?

08:28 : 10/10/2025
SPORT

Ballist Morina apel lojtarëve të Kombëtares para sfidës me Serbinë: Mos u bëni pjesë e maskaradës….

13:34 : 09/10/2025
BOTA

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025
RAJONI

Kosovë/ REL: Qeveria në detyrë – në shkelje të ligjit apo në mbrojtje të shtetit?

15:09 : 07/10/2025
SPORT

Serbi-Shqipëri për kualifikueset e Botërorit, ja si kuotohen skuadrat për fitoren

14:18 : 07/10/2025
Para

Aksident i rëndë në Shkodër, ka të lënduar

TË GJITHA

“E ndritën” me 11 Majin/ Celibashi: Nuk kemi marrëveshje me SPAK për zgjedhjet lokale

12:10 : 10/10/2025

Zhduket pa gjurmë në Greqi 49-vjeçari shqiptar, familja kërkon ndihmë (FOTO-EMRI)

12:07 : 10/10/2025

Kombëtarja mbyll përgatitjet në Tiranë, ja si pritet të jetë formacioni ndaj Serbisë

12:03 : 10/10/2025

Shisnin kokainë në Pogradec, arrestohen katër të rinj, shpallet në kërkim një tjetër

11:55 : 10/10/2025

Kërcënoi gjyqtarët, lihet në burg xhaxhai i vrasësit të Astrit Kalasë

11:52 : 10/10/2025

Një person kërcënon rojën e Gjykatës së Apelit/ EMRI

11:48 : 10/10/2025

Washington Examiner: Lidhja e ngushtë e Ramës me Sorosin ndikoi te vendimet për sanksionet e SHBA në Shqipëri

11:45 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com